Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIME NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

LAJMËRIME

 

“NGA DRITARJA IME” – AKTIVITETI I PARË ONLINE ME ESE, POEZI, FOTOGRAFI, PIKTURË DHE MUZIKË – DITËN E MËRKURË DATË 15.04.2020

PUNIMET TUAJA DUHET TI POSTONI NË FAQEN E FACEBOOK NË LINKU MË POSHTË :
https://www.facebook.com/Fakulteti-i-Edukimit-dhe-Filologjisë-Korçë-111865727142134

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE NË QENDRËN E CERTIFIKIMIT TË GJUHËS GREKE PRANË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” I KORÇËS

UNIVERSITETI FAN.S.NOLI, FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE I GJEOGRAFISË ORGANIZOJNË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “ZHVILLIMET NDËRRAJONALE NË FOKUS TË STUDIMEVE GJEOGRAFIKE, HISTORIKE, SOCIO-EKONOMIKE DHE KULTURORE”

3 NËNTOR 2017

 Lexo te plote (kliko…) (SHQIP)

 Read full in pdf (click…) (ENGLISH)

 

FTESË – KONFERENCA E I-RË STUDENTORE ME PUNIME TË STUDENTËVE TË PROGRAMEVE BACHELOR DHE MASTER 14 KORRIK 2017


 

INTERNATIONAL CONFERENCE TEACHING AND LEARNING COMPETENCE-BASED HIGHER EDUCATION CURRICULUM September 29-30, 2017

 Lexo te plote (kliko…)


KONFERENCË STUDENTORE
ME PUNIME TË STUDENTËVE TË PROGRAMEVE BACHELOR DHE MASTER 

NJOFTIM PER STUDENTET E VITEVE TE DYTA

Njoftohen të gjithë studentët e viteve të dyta, të ciklit të dytë të studimit Master Profesional në “Mësuesi për Histori-Gjeografi”; “Mësuesi për Gjuhë -Letërsi” dhe “Mësuesi për Gjuhë-Angleze” se regjistrimet online për temën e diplomës mbyllen ditën e enjte datë 13.04.2017.

Për informacione më të detajuara si edhe për të marrë manualin për regjistrimin online, ju lutemi drejtohuni tek zyra nr. 313, kati I, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë . 

 

 

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE NË QENDRËN E CERTIFIKIMIT TË GJUHËS GREKE PRANË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë është miratuar Qendra e Zhvillimit të Provimit të Gjuhës Greke. Provimi për njohjen e gjuhës greke certifikohet nga Qendra e Gjuhës Greke (ΚΕΓ – Κεντρο Ελληνικης Γλωσσας, Selanik), si një nga dhjetra qendrat e certifikimit së gjuhës greke të shpërndara në Evropë.

Kjo qendër, e themeluar në vitin 1994, mbikqyret nga Ministria e Edukimit, Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë dhe njihet si një nga institucionet për njohjen e gjuhës greke ndërkombëtarisht dhe përjetësisht (provimi nuk ka nevojë të rinovohet).

Njohja e gjuhës greke do të certifikohet në gjashtë nivele, duke filluar nga niveli elementar (A1) deri në atë më të përparuar (C2).

Kështu, p.sh., zotërimi i certifikatës B2, u jep mundësinë të interesuarve të regjistrohen për të ndjekur studimet në një institucion të arsimit të lartë kudo në shtetin grek, ose zotërimi i certifikatës C2 u jep mundësinë të interesuarve të punësohen në një institucion të Arsimit të Lartë në Greqi.

Të interesuarit mund të paraqiten pranë zyrës 332, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”, nga data 1 shkurt deri më 30 mars 2017, çdo ditë nga ora 9.00 deri në orën 15.00 për të marrë informacionet e nevojshme.

Provimet me gojë dhe me shkrim të gjuhës greke do të zhvillohen nga data 16 – 18 maj 2017.

 

Për udhëzime të nevojshme ose për të parë shembuj të testeve sipas niveleve të kërkuara mund t’i drejtoheni adresës elektronike: http://www.greeklanguage.gr/certification/node/3

Tarifat e pagesave sipas niveleve janë si më poshtë:

Niveli A1 (për fëmijë 8-12 vjeç) 65 euro
Niveli A1 (për adoleshentë dhe të rritur) 65 euro
Niveli A2 65 euro
Niveli A2 (për qëllime speciale) 65 euro
Niveli B1 65 euro
Niveli B2 73 euro
Niveli C1 73 euro
Niveli C2 73 euro