Në zbatim të Vendimit Nr. 10, datë 15.12.2014, të KVTA për ngritjen e Komisionit vlerësues për Prof. As. Dr. Lorenc Ekonomi, në kërkim të titullit Prof., dhe shkresës Nr. 3894 Prot. datë 08.06.2010 të Kryetarit të KVTA “Lidhur me seancat e hapura mësimore që zhvillojnë kandidatët për titullin “Profesor” ose Profesor i Asociuar””, po ju dërgojmë planin e zhvillimit të seancave mësimore dhe referimin përfundimtar të Prof. As. Dr. Lorenc Ekonomi:
Seanca 1. “Veprimet me ngjarje. Vetite e veprimeve me ngjarje.”, lënda “Statistikë 1”, Programi: Bachelor në Financë, Manaxhim, Marketing, Turizëm.
Data 10 mars, ora 12.00, salla 140, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.
Seanca 2. “Kuptimi i përgjithshëm i probabilitetit. Vetitë e tij”, lënda “Statistikë 1”, Programi: Bachelor në Financë, Manaxhim, Marketing, Turizëm.
Data 17 mars, ora 12.00, salla 140, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.
Seanca 3. “Hapësirat probabilitare diskrete”, lënda “Statistikë 1”, Programi: Bachelor në Financë, Manaxhim, Marketing, Turizëm.
Data 24 mars, ora 12.00, salla 140, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.
Referimi shkencor
Tema: “Vlefshmëria e bootstrap me blloqe ciklike ne seritë kohore stacionare”
Data 3 prill, ora 12.00, salla e Këshillit të profesorëve, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT.
Kryetari i Komisionit Vlerësues
Prof. Dr. Llukan Puka