Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Drejtoria e Financës

Znj. Anila Xhillari – Drejtor i Drejtorisë së Financës

Kjo drejtori kujdeset:

  • Ndjek të gjitha veprimet financiare që lidhen me:
    • shpenzimet për veprimtarinë e Universitetit të Korces;
    • pagesat e personelit në bashkëpunim me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore
    • shpenzimet operative dhe investimet në bashkëpunim me Drejtorinë Ekonomike
  • Në fillim të çdo viti buxhetor së bashku me Drejtorinë Ekonomike kryen ndarjen e planit të fondeve buxhetore dhe koordinon punën për realizimin e planit të buxhetit   dhe të detyrave të tij.
  • Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon Universiteti, rakordon çdo muaj situacionet progresive të shpenzimeve (paga, sigurime shoqërore, shpenzime operative, bursa, investime, etj.) me degën e Thesarit, si dhe kryen rialokime të planit të shpenzimeve sa herë është e nevojshme.
  • Kryen veprimet e kontabilizimit të fondeve të buxhetit, investime, valutë, të ardhura, donacione dhe projekte.
  • Përgjegjëse për krijimin, përditësimin dhe rakordimin e regjistrit kontabël të të gjitha aktiveve që zotëron apo ka në administrim institucioni, perfshirë dhe pronat publike nga të cilat siguron të ardhura.
  • Përgjegjëse për levizjen dhe dokumentimin e rregullt të lëvizjes së mallrave. Në raste të caktuara, me autorizimin e Nëpunësit Autorizues, duke respektuar procedurat e lëvizjes në prani të punonjësit të ngarkuar me administrimin e aktiveve, bën dërgimin e mallrave nga furnizuesi tek përdoruesi.
  • Raporton në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të gjithë të dhënat që kërkohen, periodikisht çdo muaj dhe jashtë radhe kur kërkohet nga institucioni epror në fjalë.
  • Përgatit të dhënat ekonomike që u duhen drejtuesve të institucionit për studime të ndryshme si dhe drejtorive të tjera, në kuadrin e studimeve e aktiviteteve të miratuara nga Senati, Bordi i Administrimit, Rektorati, mbi bazën e analizës së të dhënave që disponon, bën studime dhe propozime për përmirësimin e strukturave financiare dhe të metodave të punës.

    SEKTORËT