RRETH FAKULTETIT
Fakulteti I Ekonomisë filloi aktivitetin e tij si pjesë përbërëse e Universitetit ‘’Fan S. Noli’’ në vitin 1992, me tre programe studimi ‘’Turizëm-Hoteleri, ‘’Ekonomist për Marketing’’ dhe ‘’Ekonomist i Përgjithshëm’’
Në vitin akademik 2022-2023 ambientet e Fakultetit të Ekonomisë u rikonstruktuan duke ofruar kushte bashkëkohore dhe me një standart që ndikon pozitivisht në përgatitjen profesionale dhe akademike të studentëve .
Në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë funksionon:
‘’Laboratori i Kompjuterizimit financiar’’, është i pajisur me infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e orëve mësimore për studentët e fakultet por dhe jo vetëm.
‘’Laboratori për Kërkimin Shkencor’’, është i pajisur me programe të avancuara software dhe shërben që pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë të kryejnë studime të thelluara në fusha të ndryshme studimi.
“Laboratori i Turizmit” është mundësuar përmes financimit të ofruar nga “La Fondation pour la Formation Hôtelière” dhe përfaqëson një mbështetje të rëndësishme për zhvillimin e praktikave mësimore dhe përgatitjen profesionale të studentëve në fushën e turizmit.
“Laboratori i Turizmit dhe Mikpritjes”, është pjesë e projektit të përbashkët midis “La Fondation pour la Formation Hôtelière” dhe UNIKO. Ky laborator luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e praktikave mësimore, duke kontribuar në përgatitjen profesionale të studentëve si dhe në formimin dhe konsolidimin e aftësive të tyre për të punuar në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.
Biblioteka Shkencore e cila ka një fond prej 5447 libra (në shqip dhe gjuhë të huaj) për fusha të ndryshme të studimit që lidhen me programet e studimit të fakultetit ekonomik. Fondi i librave dhe revistave është i klasifikuar sipas natyrës së departamenteve dhe fushave përkatëse të studimit. Librat që ofron kjo bibliotekë janë të ndyshëm në përputhje me kërkesat e programeve të studimit.
FE është bërë pjesë e bibliotekës elektronike të Institutit të Mikpritjes (Institute of Hospitality, IoH e-library https://www.instituteofhospitality.org/membership/who-are-you/student ) në tetor 2014, shërbim i cili vazhdon të ofrohet edhe tani, i sponsorizuar nga fondacioni “La Fondation pour la Formation Hôtelière” duke u futur në skemën “Education Membership Scheme (EMS)”. Kështu studentët e këtij fakulteti mund të regjistrohen dhe të shkarkojnë materiale dhe libra falas. Në kuadër të këtij projekti, FE ka pasuruar bibliotekën e fakultetit me një fond prej 179 librash të dhuruar nga fondacioni “Fondation Nestlé ProGastronomia”.

INFORMACIONET E FAKULTETIT:
Adresa: Shëtitorja Rilindasit, Korçë, Shqipëri, 7001
Tel: +355 822 42201
Email: fekonomise@unkorce.edu.al
MISIONI DHE VIZIONI
MISIONI
Fakulteti i Ekonomisë iu ofron studentëve kushte për edukimin e tyre në përputhje me sfidat e Integrimit Europian për të formuar dhe përgatitur specialistët e ardhshëm që t’i përshtaten situatave konkurruese të tregut në zgjidhjen e problemeve ekonomike nëpërmjet zhvillimit dhe transmetimit të dijeve me anën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
VIZIONI
Vizioni i Fakultetit është të jemi zgjedhja e studentëve cilësorë të Rajonit Juglindor dhe më gjerë, duke garantuar një mjedis atraktiv në të cilin çdo student mund të jetë i suksesshëm.












