Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BULETINI SHKENCOR


"BULETINI SHKENCOR"

BOTIM I INDEKSUR I UNIVERSITETIT "FAN S. NOLI"

  1. KORNIZA SHKENCORE E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Misioni i Universitetit “Fan S. Noli” (UNIKO) si Institucion i Arsimit të Lartë është krijimi, transmetimi, zhvillimi dhe mbrojtja e njohurive, nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve që ofron. Ky mision realizohet nëpërmjet zhvillimitdhe zbatimit të politikave, parimeve dhe procedurave që mbikëqyrin mbështetjen financiare dhe logjistike që UNIKO ofron për njësitë e tij akademike. Për këtë arsye, synimi kryesor i strukturave mbështetëse të UNIKO fokusohet në krijimin e mekanizmave institucionalë të kërkimit në lidhje me prioritetet e mirëpërcaktuara dhe përfshirjen e stafit akademik në veprimtari kërkimore cilësore, pa shmangur elementët e produktit shkencor, publikimet, partneritetet, marketingun dhe shërbimet ndaj palëve të treta.

Kërkimi Shkencor në UNIKO bazohet në standardet e përcaktuara nga Zona Evropiane e Hulumtimit (ERA). Qëllimi kryesor i strukturave përgjegjëse për kërkimin akademik në nivel institucional dhe akademik reflektohet në rritjen dhe konsolodimin e:

- Burimeve njerëzore;

- Infrastrukturës kërkimore;

- Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar;

- Marrëdhëniet me ekonominë dhe shoqërinë.

  1. DY FJALË PËR “BULETINI SHKENCOR”
  • “Buletini Shkencor” u botua për here të pare si organ periodik vjetor i Universitetit “Fan S. Noli” në vitin 1996.
  • ”Në vitin 2009 buletini u indeksua me nr. ISSN 2078-7111
  • Në tridhjet e dy numrat e tij të deritanishëm ai është botuar në dy seri: seria e shkencave shoqërore dhe seria e shkencave të zbatuara, që promovojnë punën kërkimore të pedagogëve të universitetit tonë, si dhe atë të pedagogëve dhe studiuesve nga universitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.
  1. MISIONI DHE VIZIONI I BULETINIT

Misioni i Buletinit Shkencor të Universitetit “Fan S. Noli” është të promovojë arritjet shkencore të kërkuesve dhe studiuesve që botojnë në të. Me prurjet e reja shkencore dhe me kontributin e studiuesve ndërkombëtarë, buletini po i qaset përfshirjes në databaza të njohura dhe të indeksuara me faktor impakti.

  1. KONTRIBUTI I “BULETINI SHKENCOR”

Në këto 27 vite, Buletini Shkencor ka qenë në mbështetje të fuqizimit të punës akademike, të përmirësimit të kurrikulave, të qasjes ndaj grupeve të interesit duke tërhequr mendimin e tyre me qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit me tregun rajonal të punësimit. Buletini ynë ka shërbyer edhe për promovimin e rezultateve të kërkimit, brenda dhe jashtë Universitetit.

Me Vendim nr. 5, dt. 11.04.2013 të Këshillit të Administrimit, artikujt e dorëzuar për botim nga stafi akademik dhe studentët e Universitetit "Fan S. Noli" nuk paguajnë tarifë botimi. Shpenzimet e botimit mbulohen të gjitha nga Universiteti. Për artikujt e dorëzuar për botim nga staf, kërkues dhe studentë jashtë Universitetit "Fan S. Noli", tarifa e botimit është 5000ALL."

Buletini shkencor universitar bazohet në konceptin open-access. Ai publikohet dhe shpërndahet në një format të tillë, qëe bën atë të disponueshëm dhe të arritshëm për të gjithë, edhe si një revistë shkencore on-line, nëpërmjet faqes zyrtare të internetit.

________________________________________

Deklarata "Open Access"

"Buletini Shkencor" i përmbahet parimeve të aksesit të hapur për punë akademike, duke i lejuar çdo përdoruesi të lexojë, shkarkojë, kopjojë, shpërndajë, printojë, kërkojë ose lidhë tekstet e plota të artikujve të tij dhe t'i përdorë ato për çdo qëllim tjetër të ligjshëm.

Të gjithë artikujt e botuar në këtë revistë janë të lirë për t'u aksesuar menjëherë nga data e publikimit.

Universiteti "Fan S. Noli" nuk ngarkon asnjë tarifë për asnjë lexues që të shkarkojë artikujt e "Buletini Shkencor" për përdorime të mëtejshme shkencore. Kjo mundëson riprodhimin e artikujve, pa pagesë, duke përdorur informacionet e plota të citimit/referencave.

Të gjithë autorët që botojnë me "Buletini Shkencor" i pranojnë këto si kushte botimi. Një version i plotë i botimit dhe të gjitha materialet shtesë, duke përfshirë një kopje të lejes të përmendur më lart, në një format të përshtatshëm standard depozitohet menjëherë, pas publikimit fillestar, nga organet botuese të "Buletini Shkencor" për të mundësuar akses të hapur, shpërndarje dhe arkivim afatgjatë nga Universiteti "Fan S. Noli".

 

ISSN: 2078-7111
LINKING ISSN (ISSN-L) : 2078-7111
LICENSIMI:  CIEPS-ISSN International Standard Serial Number, The Global Index for Continuing Resources. 
Key- title:  Buletini shkencor 
Other variant title:  Science Bulletin
Medium: 
Print
Last modification date:  24/02.2010
Type of record:  Confirmed
COBBISS:  https://plus.cobiss.net/cobiss/al/sq/bib/search/expert?c=SP%3D2078-7111&db=cobib&mat=allmaterials
National Library of Albania: https://www.bksh.al/details/444603

Të gjithë punimet e dorëzuara për botim, kalojnë procedurat e sistemit antiplagjaturë para se t’i kalojnë në fazën e vlerësimit nga eksperti i fushës.
Sistemi antiplagjaturë: CrossPlagTM https://crossplag.com/about/

 

ETIKA NË BOTIM DHE ANTIPLAGJIATURA

Etika në botim dhe antiplagjiatura në Buletinin Shkencor të Universitetit “Fan S. Noli” mbështetet në rregulloren “PËR ETIKËN NË VEPRIMTARINË KËRKIMORE DHE  BOTUESE”, miratura me Urdhër nr. 105, datë 23.3.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

  • Çdo autor që kërkon të botojë në faqet e "Buletini Shkencor", duhet të respektojë disa kërkesa standarde, të nevojshme për të siguruar cilësinë shkencore dhe vizive të botimit, barazinë, të drejtën e shprehjes, etikën e kërkimit dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit.
  • Artikulli mund të ketë një ose më shumë autorë. Në rastin kur artikulli ka shumautorësi, renditja e autorëve duhet të jetë dakordësuar nga autorët dhe nuk mund të ndryshohet ndërkohë që dorëshkrimi është dorëzuar. Autori i parë caktohet përgjegjës për korrespondencën me Komisionin e Botimeve.
  • Autori/ët plotësojnë “Deklaratën e autorit”, për përgjegjësinë mbi të drejtat e autorit, në momentin e dorëzimit të artikullit. Autori/ët e paraqesin artikullin e tyre në një kopje të printuar dhe një kopje elektronike. Kopja elektronike do të jetë në format .pdf dhe në format .doc ose .docx. Në momentin e paraqitjes personi përgjegjës që merr në dorëzim artikullin, e kontrollon atë për përputhjen me kërkesat e formatimit.
  • Çdo shkelje e këtyre parametrave raportohet nga Sekretari i Bordit dhe artikulli i kthehet autorit për ripunim për ta përputhur atë me kërkesat e formatimit.
  • Nëse artikulli i respekton kërkesat, ai kalon në procedurat e kontrollit antiplagjiaturë, dhe pas përmbushjes së kritereve hidhet për diskutim për caktimin e ekspertëve në mbledhjen e radhës në Komisionin e Botimeve.
  • Nëse ekpsertët e vleresojnë artikullin të përshtatshëm për botim, ai parashtrohet në mbledhjen e Bordit Shkencor, i cili jep vendimin përfundimtar për botimin e tij.

 

VLERËSIMI I ARTIKUJVE (PEER- REVIEW)

  • Vlerësimi shkencor i artikujve bëhet nga ekspertët e fushave përkatëse. Ata caktohen nga Komisioni i Botimeve.
  • Eksperti duhet të jetë profesionist i fushës dhe njohës i mirë i problemit që trajton artikulli. Ai nuk mund të jetë pjesëtar i Komisionit të Botimeve, bashkautor i artikullit të paraqitur, apo bashkautor me artikullshkruesit në një apo disa artikuj të mëparshëm, që trajtojnë një temë të përafërt apo janë pararendës të temës që trajton artikulli i dorëzuar.
  • Për çdo artikull caktohen dy ekspertë, të cilët bëjnë vlerësimin e tij në mënyrë të pavarur.
  • Eksperti e trajton artikullin brenda kohës së përcaktuar në kontratë dhe plotëson “Formularin e recencës”, i cili është dokument standard.
  • Emri i ekspertit mbahet i fshehtë për autorin e artikullit dhe emri i autorit të artikullit mbahet i fshehtë për ekspertin, për të shmangur mundësinë e ndikimit në vlerësim.

 

PUBLIKIMI I REZULTATEVE TË VEPRIMTARISË KËRKIMORE

Veprimtaria kërkimore ka për qëllim prodhimin dhe shtimin e njohurive kërkimore.

Publikimi i rezultateve të veprimtarisë kërkimore bëhet në forma të ndryshme: revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, vëllime me përmbledhje të referimeve, kumtesave të mbajtura në kuadër të një veprimtarie shkencore (simpozium, konferencë, kongres), monografi etj. Publikimi i rezultateve të veprimtarisë kërkimore është një hallkë mjaft e rëndësishme e procesit kërkimor, që e bën të njohur kërkuesin në gjirin e komunitetit shkencor dhe i mundëson atij përmirësimin e kësaj veprimtarie duke e bërë atë të vlefshme për kërkuesit e tjerë dhe për mbarë komunitetin shkencor.

 

Përgjegjësitë e institucionit: 

Publikimi i punimeve cilësore

Institucioni publikon rezultatet e veprimtarisë kërkimore të zhvilluar në një   mjedis,  ku mbizotëron integriteti, besueshmëria dhe përgjegjësia.

  • Mbrojtja e konfidencialitetit dhe respektimi i së drejtës mbi pronësinë intelektuale
  • Institucioni garanton vetëdijësimin e palëve pjesëmarrëse në kërkim për të drejtat dhe kufijtë e informimit në lidhje me të dhënat konfidenciale;
  • Institucioni ndjek një politikë e cila mbron të drejtat e pronësisë intelektuale të institucionit, kërkuesit dhe financuesit të veprimtarisë kërkimore;
  • Institucioni garanton, nëpërmjet financuesve të veprimtarisë kërkimore publikimin në kohë e me cilësi të rezultateve të saj dhe informon kërkuesin, në rast të vonesave e pengesave në lidhje me publikimin.

 

Publikimi online i rezultateve të veprimtarisë kërkimore

  • Institucioni publikon në faqen zyrtare të institucionit në format të pamanipulueshëm artikujt shkencorë të publikuar në revista shkencore, brenda dhe jashtë vendit nga kërkuesit që ushtrojnë veprimtarinë kërkimore pranë tij;
  • Institucioni parashikon në politikat e veta edhe rastin e publikimeve paraprake të punimeve të kërkuesve, të cilat vetë autorët e tyre zgjedhin t’i vendosin menjëherë në dispozicion të komunitetit shkencor, duke i publikuar online në faqen zyrtare të institucionit ku ata   ushtrojnë  veprimtarinë kërkimore, edhe pse ato nuk kanë marrë ende formën përfundimtare.

Shmangia e plagjiaturës

  • Kërkuesi është i detyruar të citojë në mënyrë të plotë e të saktë autorët dhe punimet e tyre, të cilat i ka konsultuar si burime të para apo burime dytësore dhe i ka përdorur për t’u informuar në lidhje me rezultatet e mëparshme apo për të argumentuar dhe interpretuar rezultatet e veprimtarisë kërkimore.
  • Kërkuesi nuk duhet të paraqesë të njëjtat arritje shkencore në disa publikime dhe as publikime të ngjashme pa vënë në dukje përmirësimet apo ndryshimet nga publikimet e mëparshme.
  • Kërkuesit që bashkëpunojnë bien dakord për autorësinë e një publikimi në një fazë të hershme të veprimtarisë kërkimore dhe rishikojnë vendimet e tyre periodikisht. 

Termi “peer review” përdoret për të cilësuar vlerësimin e pavarur dhe të paanshëm të kërkimit nga kërkues të tjerë të së njëjtës fushë. Vlerësimi i veprimtarisë kërkimore  është  një  procedurë  e përdorur nga vetë institucioni apo nga organizmat që financojnë veprimtarinë kërkimore të tij për të matur efikasitetin e këtij financimi në funksion të efektivitetit të veprimtarisë kërkimore.  Vlerësimi bazohet në disa tregues që kanë të bëjnë me: komunikimin e rezultateve të veprimtarisë kërkimore, vijimësinë e veprimtarisë kërkimore që sigurohet nga këto rezultate, njohjen e këtyre rezultateve nga pjesa tjetër e komunitetit shkencor dhe reklamimin e këtyre rezultateve.

 

Përgjegjësitë e vlerësuesit: 

Është e rëndësishme që pjesëmarrësit në vlerësim të plotësojnë kushtet në vijim: i. të jenë të ndershëm dhe të respektojnë afatet e vlerësimit;

  • të veprojnë në konfidencialitet të plotë dhe të mos ndërhyjnë në përmbajtjen e punimit shkencor;
  • të deklarojnë çdo konflikt interesi që përpara përfshirjes në vlerësim;
  • të respektojnë kriteret që aplikohen për vlerësim;
  • të mos pranojnë të përfshihen në një vlerësim që është jashtë fushës së tyre të ekspertizës;
  • të vlerësojnë punimet shkencore drejt, pa u ndikuar nga rrethanat e jashtme;
  • të depozitojnë me shkrim recensat për vlerësimin e punimeve, për të cilat janë ngarkuar të jenë vlerësues.
Buletini Shkencor, nr. 23
Buletini Shkencor, nr. 24
Buletini Shkencor, nr. 25
Buletini Shkencor, nr. 26
Buletini Shkencor, nr. 27
Buletini Shkencor, nr. 28
Buletini Shkencor, nr. 29
Buletini Shkencor, nr. 30
Buletini Shkencor, nr. 31
Buletini Shkencor, nr. 32
JONELA SPAHO - NJË VËSHTRIM MBI KRIJIMTARINË LETRARE TË ILO MITKË QAFËZEZIT
ILIR SHYTA - PUSHKINI DHE KONCEPTI I TIJ PËR FEMRËN E DASHURINË, KËNDVËSHTRUAR PËRMES DITARIT SEKRET
LONORA HYSOLLI - RRETH KOMPOZITAVE DHE TIPAREVE TË TYRE, QËMTUAR NË MATERIALIN FOLKLORISTIK TË “BËLETËS SHQYPTARE” TË THIMI MITKOS
JULIANA ÇYFEKU - A VIEW OF CROSS-LINGUISTIC DIFFERENCES IN ENGLISH LANGUAGE CORPORA; AN INTER-LANGUAGE ANALYSIS TO THE TARGET LEARNER
ANXHELA LILO - STRUKTURA E NJËSIVE FRAZEOLOGJIKE NË ROMANIN “LUMI I VDEKUR” TË JAKOV XOXËS
ANISA MUÇO, BENITA STAVRE - READING STRATEGIES FOR ELEMENTARY DYSLEXIC LEARNERS OF ENGLISH AS A FOREIGN LANGUAGE
EDMOND CANE, WANG CAIXIAO - MËSIMI I GJUHËS SË HUAJ MBI BAZA JO-STRUKTURALISTE
RRIOLLZA AGOLLI, LAURA AGOLLI, BRIXHILDA LILKA - EDUKIMI PËRMES ARTIT DHE RËNDËSIA E TIJ NË ZHVILLIMIN SOCIAL - EMOCIONAL TË NXËNËSVE NË ARSIMIN FILLOR
DENISA TITILI - MIGRIMI RURAL- URBAN: INTEGRIMI SOCIO- KUTUROR I BANORËVE TË ARDHUR NGA FSHATI NË QYTET
ERISELD KALEMAJ - PROGRESI HISTORIK I SHOQËRIVE DHE ARRITJA E SOVRANITETIT KOZMOPOLIT SIPAS I. KANT
DHIMITËR ZGURO - VËSHTRIM KRITIK MBI ZHVILLIMIN HISTORIK TË SË DREJTËS PENALE SHQIPTARE MBI KRIMET SEKSUALE
JORDAN JORGJI - ROLI I PERCEPTIMEVE NË POLITIKËN E JASHTME: RASTI I MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-KINË NË PERIUDHËN E LUFTËS SË FTOHTË
MARSELA SAKO - NDËRMJETËSIMI I KONFLIKTEVE NDËRKOMBËTARE DHE ROLI I SHTETEVE SI PALË TË TRETA
BENITA STAVRE MENDIME TË AUTORËVE BRITANIKË DHE AMERIKANË RRETH QEVERISJES SË MBRETIT ZOG
ROMEO TEROLLI - ILIRIAN KOROVESHI PËRSIATJE HISTORIKE E KULTURORE E POLENËS
MAJLINDA BELLO - VARFËRIA DHE MATJA E SAJ. VARFËRIA NË SHQIPËRI
ILIR NIÇKO, ARBEN GJATA, TEODOR GJATA, KOSTIKA STOJA - MATJA SASIORE E DINAMIKËS SË NDRYSHIMIT TË DISA PARAMETRAVE KIMIKË TEK DISA KULTIVARË MOLLE GJATË RUAJTJES NË ZONËN E KORÇËS
THOMA NASTO, GJERGJI MERO, YLLI SHAHINLLI, NEVRUS ZEKA - VLERËSIMI I NDIKIMIT TË SKEMËS SË MBJELLJES SË SPECIT AUTOKTON CV “GOGOZHARE” NË TREGUESIT BIOMETRIKË DHE TË PRODHIMIT

ANTARËT E BORDIT SHKENCOR

  • Bordi Shkencor është organi që drejton procesin e publikimit të “Buletini shkencor”.
  • Anëtarët e Bordit Shkencor vetëkandidohen dhe zgjidhen me shumicë të thjeshtë votash nga Senati Akademik, për një mandat 2-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Ata përzgjidhen nga punonjësit akademikë me kohë të plotë të Universitetit “Fan S. Noli”, nga staf i ftuar nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, me tituj shkencorë.
  • Anëtarët e Bordit Shkencor përfaqësojnë fusha të ndryshme studimi, brenda kuadrit të fushave të studimit të publikuara nga “Buletini Shkencor”.

Kryetar: Prof. dr. Dimitri Bello

Anëtarë:

Prof.dr. Gjergji Pendavinji Universiteti "Fan S. Noli"
Prof.dr. Ali Jashari Universiteti "Fan S. Noli"
Prof.dr. Robert Damo Universiteti "Fan S. Noli"
Prof.dr. Irena Nikaj Universiteti "Fan S. Noli"
Prof.dr. Lorenc Economi Universiteti "Fan S. Noli"
Prof.as.dr. Ledina Alolli Universiteti "Fan S. Noli"
Prof.as.dr. Sonela Stillo Universiteti "Fan S. Noli"
Prof.as.dr. Jonela Spaho Universiteti "Fan S. Noli"
Prof.as.dr. Gjergji Mero Universiteti "Fan S. Noli"
Prof.dr. Gentian Kostandini Universiteti i Georgia-s, USA
Prof. dr. Elton Mykerezi Universiteti i Minnesota, USA
PhD. Roy Alden Adwood Universiteti Evangelia, USA
Phd. Maja Gori Universiteti Freie Berlin, Gjermani
Prof. Ionel Roventa, Universiteti i Craiova, Rumani
Assoc. Prof. Mihaela Alexandrina Popescu Universiteti i Craiova, Rumani
Prof. Elena Griva Universiteti i Western Macedonia, Greqi
Asst. Prof. Anastasia Yannakopoulou Universiteti i Western Macedonia, Greqi
Prof. Georgios Floudas Universiteti i Janinës, Greqi
Prof. Evangelia Karagianni-Karagiannopoulou, Universiteti i Janinës, Greqi
Prof. Katerina Plakitsi Universititeti i Janinës, Greqi
PhD. Akis Tsonos Universiteti Demokritus ,Thrace, Greqi
PhD. Stavros Oikonomidis Universiteti Greek Archeology Arcadia Greqi
Ma. Aris Papayannis Universiteti i Kretës, Greqi
Assoc.Prof. Gergana Padareva Universiteti “Neofit Rilski”, Bullgari
Assoc.Prof. Bilyana Todorova Universiteti “Neofit Rilski”, Bullgari
Assoc.Prof. Nikolay Atanasov Universiteti “Neofit Rilski”, Bullgari
Assoc.Prof. Daniela Tomova Universiteti “Neofit Rilski”, Bullgari 
Assoc.Prof. Bilyana Yordanova Universiteti “Neofit Rilski”, Bullgari
Assoc.Prof. Emil Gachev Universiteti “Neofit Rilski”, Bullgari
Prof. dr. Vaska Stancheva-Popkostadinova Universiteti “Neofit Rilski”, Bullgari
Assoc. Prof. Miglena Simonska-Tsatsova Universiteti “Neofit Rilski”, Bullgari
Assoc. Prof. Silvia Kirova Universiteti “National and World Economy”
Assoc. Prof. Elisabeth Yoneva Universiteti “National and World Economy”

ANËTARËT E KOMISIONIT TË BOTIMEVE

  • Zv/Rektori për Shkencën dhe Marrëdhëniet me jashtë është njëkohësisht Kryeredaktor i Komisionit të Botimeve.
  • Çdo njësi bazë e Fakulteteve ka redaktorin e saj përfaqësues.
  • Redaktorët kujdesen për shpërndarjen e thirrjes së botimit në institucion, si dhe në institucione partnere.

Kryeredaktor: Prof. as. dr. Benita Stavre

REDAKTORË:

Phd. Jordan Jorgji Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane
Prof.as.dr.Rafail Prodani Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane
Dr. Ermiona Braholli Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
Dr. Eneida Çifligu Fakulteti i Bujqësisë
Dr. Klaudeta Merollari Fakulteti i Ekonomisë
Dr. Zhinzela Qyli Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane 

Sekretar: Msc. Eftiona Bylykbashi
Specialist i Botimeve, Sektori i Kërkimit dhe Bashkëpunimit Shkencor

RREGULLORJA PËR PUBLIKIM

Rregullorja e “Buletinit Shkencor” Click here

  • Çdo autor që kërkon të botojë në faqet e “Buletini Shkencor”, duhet të respektojë disa kërkesa standard, të nevojshme për të siguruar cilësinë shkencore dhe vizive të botimit, barazinë, të drejtën e shprehjes, etikën e kërkimit dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit.
  • Artikulli mund të ketë një ose më shumë autorë. Në rastin kur artikulli ka shumautorësi, renditja e autorëve duhet të jetë dakordësuar nga autorët dhe nuk mund të ndryshohet ndërkohë që dorëshkrimi është dorëzuar. Autori i parë caktohet përgjegjës për korrespondencën me Komisionin e Botimeve.
  • Autori/ët plotësojnë “Deklaratën e autorit”, për përgjegjësinë mbi të drejtat e autorit, në momentin e dorëzimit të artikullit.
  • Autori/ët e paraqesin artikullin e tyre në një kopje të printuar dhe një kopje elektronike. Kopja elektronike do të jetë në format .pdf dhe në format .doc ose .docx.
  • Në rast të shkeljes së kërkesave të publikimit, artikulli i kthehet autorit për rishikim në përputhje me kërkesat e formatimit.

Udhëzime për autorët

Deklarata e autorit

Formulari i reçencës

Formulari i pas-reçencës

Kontakt:
Msc. EFTIONA BYLYKBASHI (Specialiste e botimeve)
Universiteti "Fan S. Noli", Korçë
Shëtitorja "Rilindasit"

buletini@unkorce.edu.al
e-mail. ejosifi@unkorce.edu.al
www.unkorce.edu.al





Copyright © Universiteti "Fan S. Noli", Korçë, 2020
Politikat e privatësisë | Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave personale