STUDENTË TË FE TRAJNIM PËR ANGAZHIMIN NË PROMOVIMIN E TRASHËGIMISË NATYRORE DHE TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

Në datën 4 mars 2026 studentë të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” morën pjesë në trajnimin me temë “Marketingu Digjital për Turizmin Natyror dhe Kulturor në funksion të promovimit të zonave të European Green Belt”.

Sipas pedagoges, dr. Alma Zhilla, e cila drejtoi këtë trajnim grupi i studentëve janë angazhuar në një sërë ciklesh trajnimi dhe mentorimi në kuadër të projektit “Inkubatori i Trashëgimnisë Natyrore : Kultivimi i të Ardhmes në Brezin e Gjelbër Shqiptar”. Ajo prezantoi për të pranishmit rëndësinë e përdorimit të marketingut digjital për rritjen e vizibilitetit të zonave rurale dhe destinacioneve pjesë e European Green Belt.

Më pas, z. Ilion Thanas paraqiti Brezin e Gjelbërt, duke nxjerrë në pah bazuar në përvojën si guidë turistike kombëtare se, si shërbimet akomoduese guest house dhe artizanët mund të ndikojnë në rritjen e turizmit natyror në rajonin e Korcës.

Gjatë sesionit pjesëmarrësit u trajnuan mbi strategjitë e marketingut digjital për destinacionet turistike; përdorimi i platformave dhe rrjeteve sociale për promovimin e zonave natyrore rëndësia e komunikimit digjital në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm

Në pjesën praktike, studentët punuan aty në një mini-projekt, duke zhvilluar ide për strategjinë më të mirë të promovimit të një destinacioni pjesë e European Green Belt.

Në përfundim të takimit, grupi që prezantoi strategjinë më të mirë të promovimit u vlerësua me Certifikatë Motivimi, si një mënyrë për të inkurajuar kreativitetin dhe angazhimin e të rinjve në promovimin e trashëgimisë natyrore dhe turizmit të qëndrueshëm.

Kjo është një nismë e Qendrës ACEG në partneritet me Korca Alpin mbështetur nga projekti BESTbelt financuar nga Bashkimi Europian.

Postimi i Mëparshëm
REKTORI PRET NË TAKIM STUDENTË ME REZULTATE TË LARTA AKADEMIKE TË PROGRAMEVE “MATEMATIKË-FIZIKË” DHE “INXHINIERI INFORMATIKE”
Postimi Pasues
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË PANAIRIN “WORK & STUDY”, KU NDËR TË TJERA REALIZOI EDHE SHPËRNDARJEN E BROSHURAVE PROMOVUESE TË HARTUARA NË ALFABETIN BRAILLE, NË KUADËR TË PROJEKTIT HAWKING