DITË INFORMIMI ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË NË KUADËR TË 11-VJETORIT TË KRIJIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË ZONAVE TË MBROJTURA

Në datën 5 shkurt 2026 studentë të Fakultetit të Ekonomisë morën pjesë në një Ditë Informimi me rastin e 11-vjetorit të krijimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ky takim informues u organizua nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë në bashkëpunim me FE.

Të ftuar ishin staf akademik i këtij Fakulteti dhe studentë të programeve të studimit “Master Profesional” në “Menaxhimi i Turizmit, Atraksioneve dhe Eventeve”; “Marketingu Digjital” dhe “Administrim Biznesi”, Universiteti “Fan S Noli”.

Studentët u njohën kryesisht me zonat e mbrojtura në Qarkun e Korçës, kategorizimin e tyre sipas standarteve të IUCN, parimet e menaxhimit të këtyre zonave, udhëheqjen organizative dhe komunikimin.

 

Postimi i Mëparshëm
KËRKIM SHKENCOR DHE BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR
Postimi Pasues
🎓 Hapet thirrje për mobilitet stafi në Université Savoie Mont Blanc, Francë!