KËRKIM SHKENCOR DHE BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR

Shkurt 2026- Dy pedagoge të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane mbrojtën gradën akademike “Doktor i Shkencave” në dy universitete evropiane.

Dr. Elona Kodhel me temën “Qasja e Evropianizimit në politikat e arsimit: Rasti shqiptar i arsimit të lartë”, Masarik University, Republika Çeke dhe dr. Elena Drenesku me temën “Të moshuarit në rajonin e Korçës: Nevojat e tyre, aspektet ligjore dhe prioritetet e kujdesit geriatrik” në Sapienza Universita di Romë.

Sipas tyre, kjo nuk është thjesht një arritje individuale, por edhe një hap më tej drejt ndërkombëtarizimit të Universiteit tonë, si një proces që forcon pozicionin e tij në hapësirën evropiane të arsimit të lartë, rrit vizibilitetin ndërkombëtar dhe krijon mundësi të reja bashkëpunimi akademik dhe kërkimor.

Arritjet akademike të stafit tonë reflektojnë përkushtimin e tyre ndaj dijes, kërkimit shkencor dhe cilësisë në mësimdhënie, duke u harmonizuar me standardet më të larta bashkëkohore akademike.

Postimi i Mëparshëm
U PREZANTUA NË UNIKO LIBRI I AUTORIT VEHBI MIFTARI “ETNOLETRA SHQIPE” (RAPORTI I LETËRSISË ME ETNOKULTURËN DHE KOMBFORMIMIN)
Postimi Pasues
DITË INFORMIMI ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË NË KUADËR TË 11-VJETORIT TË KRIJIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË ZONAVE TË MBROJTURA