UNIKO ofron programe studimi si më poshtë:
“Doktoratë”
Maturantët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet në UNIKO fillimisht duhet të plotësojnë Formularin A1 dhe A1/Z pranë shkollës së mesme ku janë diplomuar sipas datave të publikuara nga QSHA
1. Formulari A1 plotësohet nga maturanët e Maturës Shtetërore 2022.
2. Formulari A1/Z plotësohet nga:
– kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para 2022 dhe që kanë ose jo detyrim për të dhënë një, ose disa provime të maturës.
– kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të QSHA-së dhe rezulton se kanë detyrimin për të dhënë ose jo, një ose disa provime të maturës.
RAUNDI I PARË
1. Shkarkohet nga portali U-Albania (https://ualbania.al/) fatura e aplikimit e cila paguhet në postë. (2000 lek).
2. Mandati i pagesës, dorëzohet pranë sekretarive të shkollave të mesme ku personi përgjegjës kryen verifikim e saj.
3. Pas verifikimit të pagesës, maturanti do të plotësojë online në portalin U-Albania formularin e aplikimit (MANUALI) prej të cilit mund të zgjedhë deri në 10 programe studimi.
4. Pasi verifikon pozicionin në renditjen e listës së fituesve, kryen regjistrimin në sekretarinë mësimore të programit të studimit ku dëshiron të vazhdojnë studimet në UNIKO.
RAUNDI I DYTË
1. Në raundin e dytë aplikojnë maturantët të cilët nuk kanë aplikuar në raundin e parë, kanë kryer procesin e aplikimit online dhe nuk janë shpallur fitues, kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.
2. Pasi kryhet pagesa dhe verifikohet si në raundin e parë, maturanti do të plotësojë online në portalin U-Albania formularin e aplikimit (MANUALI) prej të cilit mund të zgjedhë deri në 10 programe studimi.
3. Pasi verifikon pozicionin në renditjen e listës së fituesve, kryen regjistrimin në sekretarinë mësimore të programit të studimit ku dëshiron të vazhdojnë studimet në UNIKO.
RAUNDI I TRETË
1. Në raundin e tretë aplikojnë maturantët të cilët nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues, kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë.
2. Pasi kryhet pagesa dhe verifikohet si në raundin e parë, maturanti do të plotësojë online në portalin U-Albania formularin e aplikimit (MANUALI) prej të cilit mund të zgjedhë deri në 10 programe studimi.
3. Pasi verifikon pozicionin në renditjen e listës së fituesve, kryen regjistrimin në sekretarinë mësimore të programit të studimit ku dëshiron të vazhdojnë studimet në UNIKO.
RAUNDI I PARË (7 faza 48 orëshe)
RAUNDI I DYTË (5 faza 48 orëshe)
* Ndiqen të njëjtat veprime si në raundin e parë të regjistrimit vetëm se ky raund është i ndarë në 5 faza 48 orëshe
RAUNDI I TRETË (3 faza 48 orëshe)
* Ndiqen të njëjtat veprime si në raundin e parë të regjistrimit vetëm se ky raund është i ndarë në 3 faza 48 orëshe
PROCEDURA E APLIKIMIT
PROCEDURA E KONKURRIMIT
PËRMBAJTJA E TESTIT PRAKTIK
SISTEMI I VLERËSIMIT
Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon:
Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon:
Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë kopje të njësuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore duhet të dorëzojë vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga QSHA-ja dhe dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP-në përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
*Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë kopje të njësuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore duhet të dorëzojë vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga QSHA-ja dhe dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP-në përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
kopje të mandatpagesës së tarifës së aplikimit
*Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë kopje të njësuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore duhet të dorëzojë vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga QSHA-ja dhe dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP-në përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
kopje të mandatpagesës së tarifës së aplikimit
Kandidati duhet të paraqesë në momentin e regjistrimit edhe dokumentin origjinal të çregjistrimit, nga IAL-ja nga ku transferohet, i cili përmban:
*Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe, mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon;
KATEGORITË E VEÇANTA
Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë.
* Për diplomat e fituara jashtë vendit, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
*Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, i ndryshuar”, paraqesin dëftesën e pjekurisë (origjinal ose fotokopje të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me:
kandidati rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë edhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian