Fakulteti Ekonomik u hap në vitin 1992 dhe studentët e parë u diplomuan në vitin 1996. Në bazë të vendimit për çeljen e Universitetit ‟Fan.S.Noli”, Fakulteti i Ekonomisë u përcaktua si një njësi e rëndësishme e këtij universiteti. Kalimi i ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu e bënë të domosdoshëm krijimin e një Fakulteti të tillë i cili të ofronte njohuritë teorike dhe shprehitë aplikative të nevojshme për të kuptuar dhe implementuar funksionimin e ekonomisë. Fakulteti i Ekonomisë në fillesat e tij do të kishte tre degë kryesore:
a) Turizëm hoteleri
b) Ekonomist për marketing
c) Ekonomist i përgjithshëm për ndërmarrjet (ekonomist drejtimi) me një kohëzgjatje studimesh prej 4 vitesh .
Në 16.10.1999. Fakulteti i Ekonomisë do të kishte tashmë dy departamente:
1) Departamenti i Turizëm-Marketingut
2) Departamenti i Menaxhim-Financës.
Pranë këtij fakulteti do të kishte edhe dy seksione: ai i menaxhimit dhe i marketingut. Në tërësi, degët e këtij fakulteti ishin katër:
- Dega e financës,
- Biznesit Administrativ,
- Marketing
- Turizëm.
Aktualisht Fakulteti i Ekonomisë ka këto departamente:
- Departamenti Financë-Kontabilitet
- Departamenti Marketing - Turizmit
- Departamenti Menaxhim
Programet e studimit
Fakulteti i Ekonomisë ofron aktualisht këto programe studimi :
Program profesional dy–vjecar
Asistent Menaxher
Cikli i pare :
Bachelor Biznes dhe tregëti
Bachelor Informatike biznesi
Bachelor Ekonomiks
Bachelor Finance-Kontabilitet
Bachelor Menaxhim
Bachelor Menaxhim në Mikpritje dhe Turizëm
Bachelor Administrim biznesi në Marketing
Cikli i dytë:
Master Profesional në Financë-Kontabilitet,
Master Profesional në Bankë dhe Sigurime,
Master Profesional në Administrim Biznesi,
Master Profesional në Marketing,
Master Profesional Menaxhim i Turizmit ,Atraksione dhe Evente
Master Profesional në Guidë Turistike
Master Profesional në Marketing Dixhital
Master Shkencor në Financë.
Të gjitha programet e studimit si në nivelin Bachelor ashtu dhe në nivelin Master, synojnë të përgatisin specialistë të aftë profesionalisht nëpërmjet procesit të mësimdhënies dhe praktikave profesionale, duke u mbështetur edhe në veprimtarinë kërkimore-shkencore. Këto programe studimi janë në përputhje me drejtimet kryesore të zhvillimit të rajonit e më gjerë si dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës sipas profesioneve përkatëse. Programet e ofruara prej këtij fakulteti pasqyrojnë zhvillimet më të fundit në fushën akademike, kryesisht në universitetet shqiptare dhe evropiane.
Drejtues të Fakultetit të Ekonomisë ndër vite :
Tomi Borova (1992 )
Elfrida Zefi (1993-1998 ; 2002-2005 ; 2010-2012)
Yllson Manoku (05.05-02.11.1998 ; 2000-2002)
Eleni Vangjeli (2007-2008)
Frederik Çuçllari (2005-2007 ; 2008-2010 ; 2012 - 2020)
Stafi akademik
Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik përbëhet prej 30 pedagogësh me kohë të plotë. Kualifikimi i stafit është në përputhje të plotë me fushën akademike dhe kërkimore të departamenteve të fakultetit si dhe modulet që mbulon gjithsecili. Nëse i referohemi kualifikimit aktual të pedagogëve të fakultetit ekonomik, përmendim faktin që 41% e pedagogëve janë me titullin akademik "Profesor i Asociuar", 50% me titullin akademik "Doktor i shkencave" dhe 9% me titullin "Master i shkencave".
INFRASTRUKTURA
Fakulteti i Ekonomisë do të fillojë vitin akademik 2022-2023 në ambiente e rikonstruktuara me kushte bashkëkohore dhe me një standart që do të ndikojë pozitivisht në përgatitjen profesionale dhe akademike të studentëve .
Në mjediset e fakultetit të ekonomisë funksionon Biblioteka Shkencore, e cila ka një fond prej 5447 libra (në shqip dhe gjuhë të huaj) për fusha të ndryshme të studimit që lidhen me programet e studimit të fakultetit ekonomik. Fondi i librave dhe revistave është i klasifikuar sipas natyrës së departamenteve dhe fushave përkatëse të studimit. Librat që ofron kjo bibliotekë janë të ndyshëm në përputhje me kërkesat e programeve të studimit.
FE është bërë pjesë e bibliotekës elektronike të Institutit të Mikpritjes (Institute of Hospitality, IoH e-library https://www.instituteofhospitality.org/membership/who-are-you/student ) në tetor 2014, shërbim i cili vazhdon të ofrohet edhe tani, i sponsorizuar nga fondacioni “La Fondation pour la Formation Hôtelière” duke u futur në skemën “Education Membership Scheme (EMS)”. Kështu studentët e këtij fakulteti mund të regjistrohen dhe të shkarkojnë materiale dhe libra falas. Në kuadër të këtij projekti, FE ka pasuruar bibliotekën e fakultetit me një fond prej 179 librash të dhuruar nga fondacioni “Fondation Nestlé ProGastronomia”.