Historiku
DFakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane (FSHNH), në vitin akademik 2011-2012, u përcaktua si një njësi e re dhe tepër e rëndësishme e Universitetit “Fan S. Noli” Korçë (UK). Në zbatim të Urdhrit nr. 16, datë 17.1.2012 të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, mbështetur në nenin 102 të Kushtetutës dhe në nenin 41 të ligjit “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” u bë riorganizimi i Fakultetit të Mësuesisë, i themeluar në vitin 1992, në dy Fakultete:
Duke parë zhvillimin në kohë të këtij fakulteti mund të dallojmë dukshëm disa etapa:
Etapa e parë (1992-2002): Fakulteti i Mësuesisë zhvillonte disa programe studimi në përgatitjen e mësuesve të ciklit parashkollor, fillor dhe gjuhë angleze, kur u projektua hartimi dhe krijimi i programeve të studimit në” Filozofi-Sociologji”, i dyti në vend pas atij të Universitetit të Tiranës dhe “Matematikë”, si pjesë përbërëse e Fakultetit të Mësuesisë, UK.
Etapa e dytë (2002-2008): U hap programi i ciklit të dytë “Master Profesional” në “Shkenca sociale”, me profil minor edukim qytetar dhe demokratik; hartimi i programit “Master i Shkencave” në “Filozofi sociale”, si dhe hapja e degëve të reja në shkencat matematikë dhe informatikë (në organizimin e Fakultetit të Mësuesisë).
Etapa e tretë (2008-2011): U konsolidua puna për rritjen e kualifikimit shkencor të stafit akademik, hapja e disa programeve të studimit të ciklit të dytë “Master profesional në mësimdhënie” në “Matematikë-Fizikë” me profil minor informatikë, por dhe të programeve të reja të studimit në “Bachelor”, si në “Biologji-kimi”. Në vitin 2010 me vendim 351, datë 12.05.2010 u hap programi i studimit “Master i Shkencave” në “Filozofi sociale”.
Etapa e katërt (2011 e në vazhdim): Fakulteti i Mësuesisë, pas diskutimeve në departamentet përkatëse, paraqiti një projektpropozim drejtuar Senatit Akademik, rektorit dhe ministrit të Arsimit mbi riorganizimin e Fakultetit të Mësuesisë në dy Fakultete. Ministri i Arsimit dhe Shkencës me vendim nr.16, datë 17.01.2012, urdhëroi krijimin e dy Fakulteteve: Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane dhe Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë. Në këtë etapë, shënohet dhe bashkëpunimi me fakultetet dhe institucionet europiane nëpërmjet projekteve të fuqishme (p.sh.Tempus), që ndihmuan në rritjen e kualifikimit të stafit, përditësimin me të rejat dhe ngritjen e laboratorëve të rinj. Në periudhën maj-qershor 2013 u akredituan programet e reja të studimit në ciklin e parë “Administrim dhe Shkenca Sociale” dhe programet e ciklit të dytë në “Master Profesional” në mësimdhënie për mësuesit e biologjisë dhe kimisë, teknologjisë së informacionit dhe infermierisë së përgjithshme.
Në maj 2013 u akreditua nga MASH Qendra e Ekselencës “FSHNH”, e cila synonte përmbushjen e misionit të institucionit si qendër e edukimit të vazhduar në ndihmë të zhvillimeve në rajon, në përgjigje të kërkesave të shoqërisë dhe komunitetit.
Në mbështetje të Ligjit të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, nr. 9741 datë 21.05.2007, me ndryshimet përkatëse, FSHNH-ja, ofron këto programe universitare studimi të ciklit të parë dhe të dytë:
Cikli i parë:
Program profesional 2-vjeçar:
Cikli i dytë, “Master profesional” në:
dhe “Master i Shkencave” në:
Koha minimale e zgjatjes së studimeve në FSHNH është 3 vjet për ciklin e parë “Bachelor” dhe 1-2 vjet për ciklin e dytë, “Master profesional” dhe “Master i Shkencave”. Pas përfundimit me sukses të programit të studimit përkatës të nivelit të parë apo të dytë, studentët pajisen me diplomën përkatëse “Bachelor” ose “Master”.
Realizimi i këtyre programeve të studimit në FSHNH drejtohet nga 5 departamente, si më poshtë:
Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane e zhvillon veprimtarinë akademike dhe shkencore, në dy godina, godina tek ish-divizioni dhe godina ekzistuese e shkollës së infermierisë. Struktura e godinave përbëhet nga: 1 amfiteatër, 6 salla leksionesh, 8 salla seminaresh; 12 laboratorë përkatësisht: 2 laboratorë biologjie dhe kimie, 1 laborator fizike, 2 laboratorë informatike, 1 laborator obstetrikë-gjinekologji, 2 laboratorë anatomo-fiziologji, 3 laboratorë infermieristikë dhe 1 laborator kirurgjikal. Në godinë gjenden edhe biblioteka, salla e informatikës, sekretaria mësimore, selitë e departamenteve, zyra dhe arkivi, mjedise për studentët etj.
Në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane mbajnë leksione dhe zhvillojnë veprimtari personalitete diplomatike, shkencore dhe letrare brenda dhe jashtë vendit. Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane organizon simpoziume shkencore, konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe seminare shkencore. Gjithashtu,ky fakultet boton përmbledhje me materiale nga konferenca, nga simpoziumet, monografi etj. që pasurojnë buletinin shkencor të tij. Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane organizon veprimtari të ndryshme kulturore, promovuese dhe shkencore me stafin akademik, studentët dhe komunitetin.
Misioni i këtij departamenti është të sigurojë një mësimdhënie me nivel të lartë të disiplinave të
Biologji-Kimisë duke ofruar performancë dhe cilësi në kurset tona, kurrikula dhe teknologji të
reja në mësimdhënie. Njëkohësisht misioni ynë është zhvillimi dhe integrimi i punës shkencore
me mësimdhënien, organizimi i veprimtarive shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërrajonal.
Misioni i Departamentit Biologji–Kimisë është pjesë e misionit të FSHNH -së dhe ndahet në tre
komponentë specifikë:
Mësimi: Të përgatisë specialistë të kualifikuar të aftë të përballen me sfidat e kohës për
Biologji–Kimi, mësimdhënës të suksesshëm, me aftësi të thella profesionale në fushen e biologji–kimisë, cilësi të larta morale dhe shoqërore për t’u kthyer në modele frymëzuese dhe motivuese për nxënësit..
Objektivi final i programit është që të përgatitë specialistë të zotë në fushën e mësimdhënies së Biologji–kimisë që të thithen nga tregu i punës, qoftë në sektorin arsimor shtetëror e privat, ashtu edhe në sektorin privat industrial e ushqimor si specialistë trajnues i probelematikave kimike e biologjike probleme që shtrohen me forcë dhe janë të detyrueshme nga standartet e B.E dhe Republikës së Shqiperisë.
Kërkimi:
Departamenti i Biologji-Kimisë ushtron veprimtari mësimore dhe kërkimore-shkencore në
përmbushje të misionit të tij në drejtimet e formimit universitar të studentëve dhe kërkimit
shkencor bazë
Të synojë që nëpërmjet kërkimit bazë dhe të aplikuar, të përmirësojë dhe të ngrejë në një nivel
më të lartë mesimdhenien e Biologji–kimisë.
Departamenti i Biologji-Kimisë synon të zhvillojë kërkime shkencore në fushën e Biologji–kimisë, në fushën e vleresimit te cilesise dhe sigurise se ushqimeve, në fushën e biologjisë të kancerit
Të interpretojë dhe shprehë në një gjuhë të kuptueshme rezultatet e kërkimit, si në laborator
ashtu dhe në teren.
Formimi i vazhduar: Departamenti Biologji-Kimise vazhdon sesionet e rregullta të trajnimit, në
përmbushje të Udhëzimit të MASR-së për veprimtarinë e Qendrave të Trajnimit për mësuesit
në shërbim.
1- Të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë, e të mbrojë dijet me anë të mësimdhënies,
veprimtarisë kërkimore-shkencoree inovacionit,si dhe të përgatisë specialistë të zotë në
fushën e mësimdhënies së Biologji–kimisë
2- Orientimi më i mirë i Departamenti në konsolidimin e programeve të formimit akademik,
ristrukturimi i tyre sipas kërkesave të tregut të punës
3- Të përgatitë mësimdhënës të suksesshëm, me aftësi të thella profesionale në fushen e
biologji–kimisë, cilësi të larta morale dhe shoqërore për t’u kthyer në modele frymëzuese
dhe motivuese për nxënësit.
4- Të përgatitë mësimdhënës me njohuri bazë dhe të avancuara në fushat kryesore të
biologjisë dhe kimise, të aftësuar me njohurite kryesore pedagogjike, kulturore dhe
medodike për ti berë mësues të mire profesionistë për të ardhmen.
5- Të përgatitë mësimdhënës si njerëz të aftë për të punuar dhe për të ndihmuar në
komunitet.
6- Të përgatitë mësimdhënës të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e rajonit dhe më
gjerë për të ndihmuar në zhvillimin e tyre, rritur cilesinë dhe efikasitetin e shërbimeve.
7- Ruajtja e vlerave kulturore kombëtare, standardeve mjedisore biologjike dhe kimike,
biodiversitetit, dhe interesave kombëtare.
8- Departamenti i Biologji-Kimisë synon të zhvillojë kërkime shkencore në fushën e
Biologji–kimisë, në fushën e vleresimit te cilesise dhe sigurise se ushqimeve, në fushën
e biologjisë të kancerit
Misioni i këtij departamenti është të sigurojë një mësimdhënie me nivel të lartë të disiplinave
shëndetsore dhe infermierore duke ofruar performancë dhe cilësi në kurset tona, kurrikula dhe
teknologji të reja në mësimdhënie. Njëkohësisht misioni ynë është zhvillimi dhe integrimi i
punës shkencore me mësimdhënien, organizimi i veprimtarive shkencore me karakter lokal,
kombëtar dhe ndër-rajonal.
Misioni i DInf është pjesë e misionit të FSHNH -së dhe UK-së. Gjithashtu misioni i Dinf.
ndahet në tre komponentë specifikë:
Mësimi: Të përgatisë studentë me njohuri të avancuara në infermieri me qellim permbushjen e
kater funksioneve:
Të ofrojnë kujdes infermier ndaj individit, familjes apo grupeve në kuadrin e zhvillimit
shëndetsor, parandalimit, shërbimit, rehabilitimit, ndihmës e kujdesjeve paliative.
Të veprojnë me cilesinë e ekspertëve të kujdesit infermier në kuadrin e një ekipi
shumëdisiplinor.
Të edukojë personelin shëndetsor, pacientët, klientët e familjet e tyre.
Të zhvilloje praktikat e kujdesjeve infermiere me ane te nje mendimi kritik bazuar tek puna
shkencore.
Të sjellë nje frymë të re dhe cilësore në permiresimin e cilësisë së shërbimit shëndetsor me
qëllim edukimin e infermiereve të aftë për të qënë pergjegjës në programimin, administrimin,
realizimin dhe vlerësimin e kujdesjeve infermiere; të jenë prakticienë të pavarur në fushën e
tyre të kompetencave.
Filozofia e mësimit të kursit ka në themel kombinimin komplementar të dijeve teorike dhe
aplikimit praktik të tyre.
Kërkimi: Të zhvillojë tek studentët njohuritë dhe aftësitë për të organizuar dhe koordinuar
aktivitetet kërkimore dhe shkencore në fushat e infermierisë dhe mamisë, veçantërisht ato që
janë me prioritet të lartë për vendin tonë. Formimi i të diplomuarve me mjetet teorike dhe
praktike të nevojshme për aplikime në një nivel më të avancuar dhe kualifikimi i tyre për të
ndihmuar në zhvillimin e vendit dhe të sistemit tonë shëndetsor.
Formimi i vazhduar: Departamenti i Infermierisë vazhdon sesionet e rregullta të trajnimit,
kualifikimit të personelit shëndetsor në përmbushje të Udhëzimit të MASR-së për veprimtarinë
e Qëndrave të Formimit të Vazhduar. Kualifikimin i studentëve për studime të mëtejshme
pasuniversitare.
1. Të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë, e të mbrojë dijet me anë të mësimdhënies,
veprimtarisë kërkimore-shkencore inovacionit, si dhe të përgatisë specialistë të zotë në
fushat e Infermierisë dhe Mamisë.
2. Orientimi më i mirë i Departamenti në konsolidimin e programeve të formimit akademik,
ristrukturimi i tyre sipas kërkesave të tregut të punës
3. Të përgatitë profesionistë të suksesshëm, me aftësi të thella profesionale në fushen
infermierore, cilësi të larta morale dhe shoqërore.
4. Të përgatitë specialistë me njohuri bazë dhe të avancuara në disiplinat shëndetsore, të
aftësuar me njohuritë kryesore profesionale, praktike, proceduriale dhe kulturore për ti
berë specialistë të mire dhe profesionistë për të ardhmen.
5. Të përgatitë specialistë si njerëz të aftë për të punuar dhe për të ndihmuar në komunitet.
6. Të përgatitë profesionistë të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e rajonit dhe më
gjerë sipas kërkesave të vendeve Europiane për të plotësuar kërkesat e tyre në profesionet
Infermier dhe Mami.
7. Departamenti i Infermierisë synon të zhvillojë kërkime shkencore në disiplinat
shëndetsore, në Shëndetin Publik dhe komunitar në funksion të zhvillimeve rajonale dhe
me gjerë.
8. Të bashkëpunojë edhe me departamente të tjera në formulimin e programeve për kurse
formuese/diplomave/programeve të studimit, duke saktësuar mënyrën e mbulimit të
ngarkesës së tyre.
9. Të kontribuojë në formulimin e projekteve didaktike të Fakultetit.
10. Të zhvillojë aktivitete kërkimore, konsulta mbi kontrata apo projekte të jashtme si dhe
prova/matje apo çertifikime mbi projekte të karakterit shëndetsor, arsimor e komunitar.
11. Të formulojë edhe në bashkëpunim me departamente të tjerë, institucione rajonale
dhe/ose me institucione të tjera, planin vjetor të zhvillimit të projekteve kërkimore dhe të
kompetencave didaktike, për t’ia paraqitur senatit akademik me qëllim përpunimin e
programit të zhvillimit të Universitetit.
Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane funksionon mbi bazën e parimeve universitare europiane, standardeve të cilësisë në fushën akademike dhe kërkimore. Misioni parësor i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane është përgatitja dhe formimi cilësor i studentëve në të gjitha ciklet e studimit si dhe kërkimi shkencor në fushat përkatëse. Mësimdhënia mbështetet mbi kërkimin shkencor dhe formimin profesional të pjesëtarëve të stafit akademik të FSHNH. Ajo reflekton një standard të lartë të cilësisë duke kultivuar kompetencën në programet e studimit, duke nxitur kërkimin shkencor në fushat përkatëse të studimit, duke e familjarizuar studentin me metodat shkencore dhe duke i prezantuar atij mënyrën e të menduarit dhe të kërkimit shkencor.
Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane synon të përmbushë misionin e tij, konform Statutit të Universitetit dhe legjislacionit në fuqi mbi arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, në nivelin cilësor më të lartë të mundshëm. Kështu, FSHNH bazohet dhe vepron mbi parime, por merr edhe masat e nevojshme për të vepruar në mënyrë fleksibël dhe të arsyeshme përballë nevojave dhe detyrave në modifikim të vazhdueshëm.
Objektivat kryesore për Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane janë:
Misioni i këtij departamenti është të sigurojë një mësimdhënie me nivel të lartë të disiplinave të TIK duke ofruar performancë dhe cilësi në kurset tona, kurrikula dhe teknologji të reja në mësimdhënie. Njëkohësisht misioni ynë është zhvillimi dhe integrimi i punës shkencore me mësimdhënien, organizimi i veprimtarive shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndër- rajonal.
Misioni i DMF është pjesë e misionit të FSHNH -së dhe UK-së. Gjithashtu misioni i DI ndahet në tre komponentë specifikë:
Mësimi: Të përgatisë studentë me njohuri të avancuara në fushat kryesore të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit. Të integrojë zgjidhjet e ofruara nga teknologjia e internetit dhe telekomunikacionit, me ato të proceseve të biznesit dhe institucioneve të ndryshme, në plotesimin e nevojave të tyre për informacion, komunikim, rritje cilesie dhe efikasitet në shërbim, duke u mundësuar atyre arritjen e objektivave të tyre në një mënyrë efektive dhe eficiente.
Kërkimi: Të zhvillojë tek studentët njohuritë dhe aftësitë për të organizuar dhe koordinuar aktivitetet kërkimore dhe shkencore në fushat e TIK, veçantërisht ato që janë me prioritet të lartë për vendin tonë. Formirqf i të diplomuarve me mjetet teorike dhe praktike të nevojshme për aplikime në një nivel më të avancuar dhe kualifikimi i tyre për të ndihmuar në zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi, si dhe implementimin e inovacioneve të TIK të bizneseve në veçanti.
Formimi i vazhduar: QMF vazhdon sesionet e rregullta të trajnimit, në përmbushje të Udhëzimit të MASR-së për veprimtarinë e Qendrave të Trajnimit për mësuesit në shërbim. Kualifikimi i studentëve për studime të mëtejshme pasuniversitare.
1.Të krijojë , të trasmetojë , të zhvillojë , e të mbrojë dijet me anë të mësimdhënies , veprimtarisë kërkimore – shkencore inovacionit , si dhe të përgatisë specialist të zotë në fushat e TIK.
2.Orientimi më i mirë i Departamentit në konsolidimin e programeve të formimit akademik , ristrukturimi i tyre sipas kërkesave të tregut të punës.
3.Të përgatitë mësimdhënës të suksesshëm , me aftësi të thella profrsionale në fushën e TIK , cilësi të larta morale dhe shoqërore për tu kthyer në modele frymëzuese dhe motivuese për nxënësit.
4.Të përgatitë specialist me njohuri bazë dhe të avancuara në fushat kryesore të TIK , të aftësuar me njohuritë kryesore pedagogjike , kulturore dhe medodike për ti bërë specialist të mirë dhe profesionistë për të ardhmen .
5.Të përgatitë specialistë si njerëz të aftë për të punuar dhe për të ndihmuar ne komunitet.
6.Të përgatitë specialistë të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e rajonit dhe më gjërë për të ndihmuar në zhvillimin e tyre , rritur cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve.
7.Departamenti i Matematikës dhe Fizikës synon të zhvillojë kërkime shkencore në fushat e TIK , si në fushën e telekomunikacionit dhe sigurisë së rrjetave kompjuterike dhe informacionit , në fushën e zhvillimit të aplikacioneve në ndihmë zhvillimit rajonale më gjërë si dhe në fushën e edukimit me ndihmën TIK.
8.Të bashkëpunojë edhe me departamente të tjera në formulimin e programeve për kurse formuese/ diplomave/ programeve të studimit , duke saktësuar mënyrën e mbulimit të ngarkesës së ryre.
9.Të kontribuojë në formulimin e projekteve didaktike të Fakultetit.
10.Të zhvillojë aktivitete kërkimore , konsulta mbi kontrata apo projekte të jashtme si dhe prova/matje apo certifikime mbi projekte.
11.Të formulojë edhe në bashkëpunim me departamente të tjerë , insitucione rajonale dhe /ose me insitucione të tjera , planin vjetor të zhvillimit të projekteve kërkimore dhe të kompetencave didaktike , pet tia paraqitur senatit akademik me qëllim përpunimin e programit të zhvillimit të Universitetit.
STAF | GRUPI MËSIMOR | GRUPI KËRKIMOR |
---|---|---|
|
|
|
Misioni i këtij departamenti është të sigurojë një mësimdhënie me nivel të lartë të disiplinave të
TIK duke ofruar performancë dhe cilësi në kurset tona, kurrikula dhe teknologji të reja në
mësimdhënie. Njëkohësisht misioni ynë është zhvillimi dhe integrimi i punës shkencore me mësimdhënien, organizimi i veprimtarive shkencore me karakter lokal, kombëtar dhe ndërrajonal.
Misioni i DI është pjesë e misionit të FSHNH -së dhe UK-së. Gjithashtu misioni i DI ndahet në
tre komponentë specifikë:
Mësimi: Të përgatisë studentë me njohuri të avancuara në fushat kryesore të teknologjisë së
informacionit dhe telekomunikacionit. Të integrojë zgjidhjet e ofruara nga teknologjia e
internetit dhe telekomunikacionit, me ato të proceseve të biznesit dhe institucioneve të
ndryshme, në plotesimin e nevojave të tyre për informacion, komunikim, rritje cilesie dhe
efikasitet në shërbim, duke u mundësuar atyre arritjen e objektivave të tyre në një mënyrë
efektive dhe eficiente.
Kërkimi: Të zhvillojë tek studentët njohuritë dhe aftësitë për të organizuar dhe koordinuar
aktivitetet kërkimore dhe shkencore në fushat e TIK, veçantërisht ato që janë me prioritet të lartë
për vendin tonë. Formimi i të diplomuarve me mjetet teorike dhe praktike të nevojshme për
aplikime në një nivel më të avancuar dhe kualifikimi i tyre për të ndihmuar në zhvillimin e
vendit tonë në përgjithësi, si dhe implementimin e inovacioneve të TIK të bizneseve në veçanti.
Formimi i vazhduar: DI vazhdon sesionet e rregullta të trajnimit, në përmbushje të Udhëzimit
të MASR-së për veprimtarinë e Qendrave të Trajnimit për mësuesit në shërbim. Kualifikimi i
studentëve për studime të mëtejshme pasuniversitare.
1. Të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë, e të mbrojë dijet me anë të mësimdhënies,
veprimtarisë kërkimore-shkencore inovacionit, si dhe të përgatisë specialistë të zotë në
fushat e TIK.
2. Orientimi më i mirë i Departamenti në konsolidimin e programeve të formimit akademik, ristrukturimi i tyre sipas kërkesave të tregut të punës
3. Të përgatitë mësimdhënës të suksesshëm, me aftësi të thella profesionale në fushen e TIK, cilësi të larta morale dhe shoqërore për t’u kthyer në modele frymëzuese dhe motivuese për nxënësit.
4. Të përgatitë specialistë me njohuri bazë dhe të avancuara në fushat kryesore të TIK, të aftësuar me njohurite kryesore pedagogjike, kulturore dhe medodike për ti berë specialistë të mire dhe profesionistë për të ardhmen.
5. Të përgatitë specialistë si njerëz të aftë për të punuar dhe për të ndihmuar në komunitet.
6. Të përgatitë specialistë të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e rajonit dhe më gjerë për të ndihmuar në zhvillimin e tyre, rritur cilesinë dhe efikasitetin e shërbimeve.
7. Departamenti i Informatikës synon të zhvillojë kërkime shkencore në fushat e TIK, si në
fushën e telekomunikacionit dhe sigurise së rrjetave kompjuterike dhe informacionit, në
fushën e zhvillimit të aplikacioneve në ndihmë zhvillimit rajonale më gjërë dhe si dhe në
fushën e edukimit me ndihmën TIK.
8. Të bashkëpunojë edhe me departamente të tjera në formulimin e programeve për kurse
formuese/diplomave/programeve të studimit, duke saktësuar mënyrën e mbulimit tëngarkesës së tyre.
9. Të kontribuojë në formulimin e projekteve didaktike të Fakultetit.
10. Të zhvillojë aktivitete kërkimore, konsulta mbi kontrata apo projekte të jashtme si dhe prova/matje apo çertifikime mbi projekte.
11. Të formulojë edhe në bashkëpunim me departamente të tjerë, institucione rajonale dhe/ose me institucione të tjera, planin vjetor të zhvillimit të projekteve kërkimore dhe të kompetencave didaktike, për t’ia paraqitur senatit akademik me qëllim përpunimin e programit të zhvillimit të Universitetit
1 Misioni ynë është pjesë e misionit të Universitetit Fan S.Noli, Korçë, dhe bazohet në tre
komponentë:.
a. - Mësimdhënia: Departamenti përmes procesit mësimor dhe çdo veprimtarie ekstrakurikulare
duhet të synojë përgatitjen profesionale të specialistëve të lartë në fushën e shkencave sociale:
filozofi, sociologji, politika sociale, administrim public, edukim etj; në të gjithë programet e
studimit që mbulon nëprmjet mësimdhënies dhe praktikave profesionale.
- Të përgatisë specialistë në fushat e sociologjisë, filozofisë, politikave sociale të edukimit etj,
përmes përvetësimit të kompetencave specifike dhe saktësisë metodologjike, por dhe për të
nxitur formimin e një qytetari të përgjegjshëm në shërbim të shoqërisë.
b. Kërkimi shkencor: të kryejë studime shkencore për të zhvilluar programet e studimit të
shkencave sociale dhe të ofrojë shërbime për zgjidhjen e problemeve të rajonit të Korçës dhe
të shoqërisë shqiptare
c. Liri akademike: t`i sigurojë stafit akademik çdo mundësi drejt kërkimit shkencor të pavarur
dhe liri akademike në proçesin e mësimdhënies sipas dispozitave të statutit të UNIKO dhe
legjislacionit në fuqi.
1 Të përgatisë specialistë të aftë për të përballuar sfidat e zhvillimeve dinamike të shoqërisë
shqiptare ne përgjithësi dhe të rajonit të Korçës në veçanti.
2 Të nxisë aktivitetet mësimore, dhe kërkimore.
3 Të zhvillojë bashkëpunimin me institucione rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare të mësimit e kërkimit, për të nxitur impaktin pozitiv të Departamentit në të ardhmen e Fakultetit, Universitetit dhe vendit tonë.
STAF | GRUPI MËSIMOR | GRUPI KËRKIMOR |
---|---|---|
|
|
|
Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane me një sipërfaqe trualli prej 10251 m2; zhvillon veprimtarinë mësimore dhe shkencore në dy godina, godinën e re (ish-Divizioni) dhe godinën ekzistuese të Shkollës së Infermierisë.
Kёto auditore krijojnё kushte komode për realizimin e procesit të mësimdhënies. Të gjitha sallat janё të pajisura me videoprojektorё, tё cilët shfrytëzohen për prezantime të punimeve të ndryshme në fushën didaktike dhe shkencore.
Në godinën qëndrore të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane ndodhen 7 laboratorë:
Laboratori i Biologjisë
Laboratori i Kimisë
2 laboratorë të Informatikës
3 laboratorë të Fizikës, të ngritur në 2 ambiente
Laboratori i Biologjisë Laboratori i Kimisë
Laborator Fizike Laborator Informatike
Biblioteka me një sipërfaqe prej 163 m2 është një nga qendrat kryesore të informacionit dhe kërkimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane.
Ambiente të Bibliotekës në FSHNH
Ajo përfshin libra, të cilat i përkasin disiplinave të ndryshme, kryesisht degëve të Filozofisë, Sociologjisë, Infermierisë, Biologji-Kimisë, Matematikës, Fizikës, Informatikës, etj. Titujt përfshijnë tekste të rëndësishme të shkruara në gjuhët më të frekuentuara në Shqipëri: shqip, anglisht, italisht, etj. Gjithashtu, biblioteka është vazhdimisht e përditësuar me materiale të reja nga burime të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat përfshijnë blerje të vazhdueshme si edhe kontribute nga donatorë të ndryshëm, Shqiptarë e të huaj.
Fondi i librave shfrytëzohet dhe ndihmon studentët dhe pedagogët në zhvillimin e procesit akademik, kërkimor e shkencor. Përveç librave, biblioteka ofron një ambient të qetë e të ngrohtë studimi, si dhe materiale të tjera të nevojshme, si kompjutera, printer, skaner, etj.
Laboratorët janë të ndarë funksionalisht si vijon:
Laboratori i Obstetrikë-Gjinekologjisë
Laboratori Kirurgjikal
2 laboratore të Anatomo-Fiziologjisë
3 laboratore Infermieristikë
Ambiente nga laboratorët e Departamentit të Infermierisë
Këta laboratorë janë të pajisur me materiale të nevojshme për zhvillimin e orëve mësimore si: postera, mulazhe, manekinë, aparatura mësimore mjekësore, instrumenta mjekësore, shtrate vizite, diapozitivë, televizorë, video si dhe materiale të tjera për akomodimin e studentëve.
Gjithashtu ne fakultet ndodhen: sekretaria mësimore, sallat e pedagogëve, zyra e arkivit, disa ambiente për studentët, etj.
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) u fut në strukturën e Universitetit si një njësi e re, pas miratimit që bëri Këshilli i Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli” me Vendimin Nr.2 dt. 06.05.2008. Senati i Universitetit me Vendimin nr. 33, datë 17.11.2009 vendosi ngritjen e kësaj njësie si dhe përbërjen e saj. Ajo funksionon në zbatim të Nenit 103 në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe sipas kritereve të përcaktuara në Nenit 73 dhe 74 të Kreut IX “Sigurimi i Cilësisë” të Statutit të Universitetit “Fan S. Noli”. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ka në përbërje të saj një koordinator nga çdo njësi kryesore. Pranë çdo njësie kryesore ngrihet Grupi i Vlerësimit të Brendshëm me përfaqësim nga çdo njësi bazë dhe nga organizimet studentore.
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë për Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane (ku përfshihen Koordinatori dhe Grupi i Vlerësimit të Brendshëm) ka këtë përbërje:
|
|
|
Dr. Maria Dojçe (Përgjegjës)
e-mail: maria.dojce@gmail.com
Qendra te Formimit te Vazhduar ne FSHNH
Mbështetur në udhëzimet e MASH, Urdhër nr. 110, dt. 09.03.2011 për: “Nevojat për Trajnimin e Mësuesve dhe Drejtuesve të Arsimit Parauniversitar”, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, u hap Qendra e Ekselencës FSHNH.
Kjo qendër kishte si mision të vetin, formimin cilësor të specialistëve në fushat përkatëse dhe promovimin e kërkimit shkencor në shkencat e natyrës dhe ato humane. Ajo funksiononte si njësi trajnuese dhe kërkimore në fushën e Didaktikës së Shkencave, e çertifikuar dhe akredituar nga MASH.
Qendra e Ekselencës zhvillonte një aktivitet të gjerë trajnues për mësuesit në detyrë duke ofruar programe trajnimi për mësuesit në shërbim në Rajonin e Korcës dhe më gjerë, në fushat e:
Këto programe trajnimi, të oganizuara në 17 module, synonin zhvillimin e shprehive në mësimdhënie, të praktikave mësimore, si dhe të aftësive të drejtimit për personelin në detyrë.
Qendra e Ekselencës e FSHNH funksiononte në mjediset e reja dhe të rikonstruktuara të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, me një infrastrukturë moderne mësimore dhe laboratorike, të përshtatshme për veprimtaritë kualifikuese.
Ndihmësja e Dekanit
Përgjigjet për zbatimin korrekt të detyrave të lëna nga Dekani. Ndihmon në përgatitjen e materialeve për Dekanin dhe dërgimin e tyre në destinacion, merr dhe tejçon informacion dhe porosi brenda e jashtë fakultetit për problematika të ndryshme, ndjek realizimin e porosive të Dekanit për stafin akademik e administrativ. Ndihmësja e Dekanit përgjigjet për korrespondencën nga protokolli, procesverbalet e mbledhjeve të dekanatit, administrimin e vulës së fakultetit si dhe koordinon takimet e Dekanit me punonjësit, studentët, partnerët, publikun etj.
Amelita Themeli -Ndihmëse e dekanit
e-mail: amelita.themeli@yahoo.com
Sekretaria mësimore & Zyra e informimit të studentëve
Sekretaria Mësimore dhe Zyra e informimit dhe orientimit të studentëve janë përgjegjëse për menaxhimin e procesit të regjistrimit të studentëve. Zyra e Sekretarisë Mësimore është përgjegjëse për rregullimin, monitorimin dhe arkivimin e çdo regjistrimi, informacioni, dokumenti ose transkripti lidhur me studentët. Sekretaritë mësimore kanë përgjegjësi për hedhjen, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave mësimore të studenteve dhe të procesit mësimor dhe në mënyrë të veçantë kanë përgjegjësi për plotësimin e regjistrit bazë të studentëve. Kjo njësi është një strukturë racionale për të përmbushur sa më mirë detyrat e organizimit të procesit mësimor të fakultetit, në shërbim të studentëve dhe të stafit akademik.
Zarife Dhamo -Kryesekretare
e-mail: zdhamo@unkorce.edu.al
dhamoz@yahoo.com
Dorina Pojani - Sekretare
e-mail: luadhidorina@yahoo.com
Erjola Shahinasi - Specialiste Biblioteke
Dekanati në institucionet e arsimit të lartë është organ kolegjial që drejtohet nga dekani dhe përbëhet nga: a) dekani; b) zëvendësdekanët; c) administratori i njësisë kryesore; ç) drejtuesit e njësive bazë; d) autoritete të tjera të përcaktuara në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Zëvendësdekanët janë anëtarë me kohë të plotë të personelit akademik. Ata emërohen dhe shkarkohen nga dekani, sipas përcaktimeve të bëra në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Dekanati harton planin strategjik të zhvillimit të njësisë kryesore, mbështetur në propozimet e njësive bazë të tij, si dhe ato të administratorit të njësisë kryesore. Dekanati koordinon veprimtarinë e njësive bazë. Funksionet e dekanatit përcaktohen në statutin dhe rregulloret e institucionit të arsimit të lartë.
Prof as. dr. Sonela Stillo - Dekan
PhD. Jordan Jorgji - Zv. Dekan
Dr. Elda Nuni - Zv. Dekan
Dr. Magdalini Vampa- Përgjegjës Departamenti i Shkencave Sociale
Dr. Rafail Prodani -Përgjegjës Departamenti i Informatikës
Dr. Desareda Mero -Përgjegjës Departamenti i Biologji-Kimisë
Msc. Blendi Baze -Përgjegjës Departamenti i Infermierisë
Dr. Lorena Kelo -Përgjegjës Departamenti i Matematikës dhe Fizikës
Kodhel Zere
(kodhel@hotmail.com
Agathula Ngjela
Aleksander Bardhi
Xhusiela Tanasica - Kryetar
Kristi Ekonomi
Tea Blloshan
Ndihmësja e Dekanit
Përgjigjet për zbatimin korrekt të detyrave të lëna nga Dekani. Ndihmon në përgatitjen e materialeve për Dekanin dhe dërgimin e tyre në destinacion, merr dhe tejçon informacion dhe porosi brenda e jashtë fakultetit për problematika të ndryshme, ndjek realizimin e porosive të Dekanit për stafin akademik e administrativ. Ndihmësja e Dekanit përgjigjet për korrespondencën nga protokolli, procesverbalet e mbledhjeve të dekanatit, administrimin e vulës së fakultetit si dhe koordinon takimet e Dekanit me punonjësit, studentët, partnerët, publikun etj.
Amelita Themeli -Ndihmëse e dekanit
e-mail: amelita.themeli@yahoo.com
Sekretaria mësimore & Zyra e informimit të studentëve
Sekretaria Mësimore dhe Zyra e informimit dhe orientimit të studentëve janë përgjegjëse për menaxhimin e procesit të regjistrimit të studentëve. Zyra e Sekretarisë Mësimore është përgjegjëse për rregullimin, monitorimin dhe arkivimin e çdo regjistrimi, informacioni, dokumenti ose transkripti lidhur me studentët. Sekretaritë mësimore kanë përgjegjësi për hedhjen, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave mësimore të studenteve dhe të procesit mësimor dhe në mënyrë të veçantë kanë përgjegjësi për plotësimin e regjistrit bazë të studentëve. Kjo njësi është një strukturë racionale për të përmbushur sa më mirë detyrat e organizimit të procesit mësimor të fakultetit, në shërbim të studentëve dhe të stafit akademik.
Zarife Dhamo -Kryesekretare
e-mail: zdhamo@unkorce.edu.al
dhamoz@yahoo.com
Dorina Pojani - Sekretare
e-mail: luadhidorina@yahoo.com