Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë është pjesë e Universitetit publik “Fan S. Noli”. Ai i hapi dyert në vitin 1992 nën emrin Fakulteti i Mësuesisë me vendimin nr. 5, datë 7 janar 1992 të Këshillit të Ministrave duke nxjerrë të diplomuarit e parë në fushën e mësuesisë.
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë u hap në bazë të Urdhrit nr. 16, datë 17.1.2012 të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, mbështetur në nenin 102 të Kushtetutës dhe në nenin 41 të Ligjit “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, pasi u bë riorganizimi i Fakultetit të Mësuesisë.
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua ndër vite duke shkrirë misionin dhe objektivat e Fakultetit të Mësuesisë me një vizion bashkëkohor. Ky fakultet ka në fokus shndërrimin e tij në një qendër kërkimore- shkencore në përputhje me standardet e arsimit të lartë evropian, si dhe me pikësynim kryesor që të jetë në shërbim të studentëve dhe komunitetit. Vlera të tilla mbeten në qendër të misionit të fakultetit duke u bërë bosht i barazisë për një arsimim gjithëpërfshirës dhe publik. Në fokus të këtyre zhvillimeve, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë synon të përmirësojë mësimdhënien, të standardizojë kërkimin shkencor në përputhje me universitetet brenda dhe jashtë vendit, si dhe të krijojë lidhje të thella me rajonin dhe shërbimet që ai ofron.
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin e Korçës është një vatër e formimit të specialistëve të rinj në fushat e mësuesisë, përkthimit, hulumtimeve gjuhësore, administrimit publik, marrëdhënieve ndërkombëtare, atyre publike, mediave dhe turizmit. Njëkohësisht fakulteti ka një rol unik në rajonin juglindor dhe më gjerë për trajnimin dhe formimin e vazhduar për mësuesit në detyrë në fushat dhe programet që ai ofron. Bashkëpunimi me pushtetin lokal, organizata, shoqata jofitimprurëse, Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar të Korçës dhe me Zyrat Vendore Arsimore në Qarkun e Korçës në fusha me interes reciprok është i vazhdueshëm dhe frytdhënës.
Si një njësi përbërëse e Universitetit “Fan S. Noli”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka si mision krijimin, zhvillimin, transmetimin dhe mbrojtjen e dijeve me anë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Nga viti 1992 deri në vitin akademik 2019-2020 janë hapur këto programe studimi të ciklit të parë Bachelor: “Gjuhë Angleze” (1994); “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” (1995); “Gjuhë Letërsi” (2005); “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge” (2009); “Histori-Gjeografi” (2010); “Cikël i Ulët dhe Anglisht për Ciklin Fillor” (2010, Filiali Pogradec); “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI” (2013).
Programet e studimit Bachelor: “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”; “Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI”; “Gjuhë-Letërsi”; “Histori-Gjeografi”, janë zhvilluar edhe në sistemin me kohë të pjesshme.
Në vitin akademik 2008-2009 hapen për herë të parë programet e studimit të ciklit të dytë Master i Nivelit të Parë (MNP) për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë dhe Arsimin e Mesëm në profilet “Gjuhë-Letërsi” dhe “Gjuhë Angleze” me 60 kredite.
Në vitin akademik 2010-2011 programet në fjalë u riorganizuan me 90 kredite, duke përfshirë profilet minore “Arte” dhe “Sporte”;
Master Profesional në Mësimdhënie (2011) me 90 kredite për mësuesit specialistë të shkollave të mesme profesionale;
Master Profesional “Mësuesi për Ciklin e Ulët” (2012) (sistemi me kohë të pjesshme);
Master i Shkencave “Mësuesi për Arsimin fillor klasa I-VI” (2012);
Master Profesional, Mësuesi në Histori-Gjeografi (2013).
Në stafin akademik të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë zhvillojnë veprimtarinë e tyre 49 pedagogë të brendshëm prej të cilëve: 1 me titull Profesor, 7 Profesorë të asociuar, 31 Doktorë Shkencash, 3 Docentë si dhe 7 Master i Shkencave (në proces doktorature)
Në vitin akademik 2017-2018 u hap programi profesional dy-vjeçar "Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme". U ristrukturuan programet “Master" nga 90 kredite në 120 kredite.
Në vitin akademik 2018-2019 u hapën dy programe studimi: programi Master i Shkencave në "Kulturë, Media dhe Editim" dhe programi profesional 2-vjeçar “Mbështetës Zyre për Komunikim Biblioteke dhe Arkiv".
Në vitin akademik 2019-2020 u hap programi Bachelor në “Edukim fizik dhe sporte”.
Prej vitit 2012, funksionon Qendra e Ekselencës e "FEF" sot Qendra per Formimin e Vazhduar, e cila zhvillon
veprimtaritë e trajnimit dhe të kualifikimit të mësuesve në shërbim.
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë është akredituar për mbi 42 module
trajnimi. Nëpërmjet Qendrës së Ekselencës, organizohet kualifikimi në
gjashtë sesione treditore të përvitshme në gjithë rajonin e Korçës. Kjo
qendër ka një infrastrukturë të përshtatshme për trajnimin e mësuesve dhe
një bibliotekë të specializuar për këtë qëllim me 210 tituj dhe rreth 960
libra.
Pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë është ngritur Qendra e "Gjuhës shqipe për të huaj" , e cila funksionon bazuar në vendimin Nr. 12, date 29.03.2013 të Senatit Akademik.
Që nga janari i vitit 2016, ekziston Qendra e Gjuhës Greke për dhënien e provimit dhe certifikimit ndërkombëtar të gjuhës greke.
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka infrastrukturë bashkëkohore për mësim dhe veprimtari shkencore: 10 salla me video projektorë, 1 amfiteatër me kapacitet 238 vende, 10 salla leksionesh, 1 sallë mediateke, 1 laborator i informatikës dhe gjuhëve të huaja , 1 sallë videokonferencash, 1 laborator digjital i gjuhëve të huaja, 1 laborator kërkimor-shkencor dhe didaktik në fushën e fonetikës, salla e Qendrës për Formimin e Vazhduar, 1 zyrë sekretarie, 1 zyrë e informimit të studentëve, 10 zyra dhe mjedise pune për stafin akademik dhe ndihmës-mësimor, si dhe 1 bibliotekë.
Në fakultet funksionon biblioteka e specializuar në shqip dhe në gjuhë të huaja me rreth 6 mijë tituj me 15 mijë libra. Aty studentët dhe pedagogët kanë akses për të lexuar në bibliotekat digjitale të disa universiteteve të huaja.
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka organizuar dhe organizon konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka bashkëpunim të ndërsjelltë me 12 fakultete homologe në Shqipëri, në Ballkan dhe në Evropë. Gjithashtu, botohen përmbledhjet me materiale nga konferenca, monografi etj.
Në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë janë ftuar të mbajnë leksione dhe të zhvillojnë biseda personalitete letrare dhe shkencore nga Shqipëria dhe universitete evropiane.
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë nxjerr serinë e botimeve “Vjetari shkencor FEF”, me punime shkencore të pedagogëve dhe me përmbledhje të kumtesave në konferenca të ndryshme.
Çdo vit Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizon veprimtari të ndryshme kulturore, promovuese dhe shkencore me stafin akademik dhe me studentët.
Dr. Pandi Napuçe | 01.07.1992 - 16.12.1998 |
Prof. dr. Fejzi Kolaneci | 16.08.1999 - 23.03.2000 |
Prof. as. dr. Bashkim Jahollari | 05.05.1998 - 15.08.1999 & |
Prof. as. dr. Aleksandra Piluri | 08.02.2008 - 08.03.2012 |
Prof. dr. Ali Jashari | 08.03.2012 - 25.05.2016
|
Prof. as. dr. Pavllo Cicko | 31.05.2016 - 30.07.2020 |
Prof. as. dr. Jonela Spaho | 01.09.2020 - në vazhdim |
Misioni i departamentit të Edukimit është të sigurojë një arsimim cilësor për studentët dhe të ofrojë përgatitje profesionale në edukim, por njëkohësisht të arrihen standardet e kërkuara në tregun e punës duke ofruar programe studimit që formojnë specialistë dhe mësimdhënës në drejtime të ndryshme. Studentët përgatiten dhe diplomohen për një spektër të gjerë njohurish, i cili i ndihmon në zhvillimin e karrierës së ardhme dhe mbi të gjitha përgatiten si individë ndikues dhe kontribues në shoqëri përmes dijeve dhe shërbimit. Departamenti i Edukimit ka një strategji afatshkurtër dhe një strategji afatgjatë për përmbushjen e synimeve dhe qëllimeve të mishëruara në vizionin dhe misionin e tij. Drejtimet strategjike identifikohen dhe shprehen nëpërmjet një sërë objektivash të ndërlidhura ku mes të tjerash synohet rritja e cilësisë së diplomave që jepen dhe rritja e cilësisë së kërkimit shkencor.
Sipas specifikave përkatëse, objektivat që synojnë të arrijnë këto programe studimi janë:
· ofrimin e programeve të studimit që formojnë specialistë në fushat e edukimit si dhe në fushën e mësimdhënies dhe të nxënit.
· forcimin e strukturave të të nxënit gjatë gjithë jetës nëpërmjet përditësimit të vazhdueshëm të njohurive për mësuesit në detyrë.
· rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe vënien e tij në dispozicion të mësimdhënies, si dhe të zhvillimit shoqëror dhe kulturor të rajonit.
· ofrimin e njohurive të qëndrueshme që synojnë rritjen e cilësisë së diplomave që jepen dheformimin e një brezi punonjësish dhe qytetarësh të aftë të përballen me sfidat e një shoqërie në zhvillim.
· sigurimi i vazhdueshëm i cilësisë së brendshme dhe rritja e konkurencës së diplomave në kontekstin e arsimit të lartë në vend, si dhe në kontekstin e arsimit të lartë në përgjithësi.
· formimi i kompetencave gjuhësore, shkencore, psiko-pedagogjike, të cilat përputhen me kërkesat e një shoqërie të zhvilluar, për punësim dhe për ruajtjen e vlerave kulturore si dhe të interesave kombëtare;
· nxitja e mendimit kritik përmes një kurrikule me bazë kompetencat e të nxënit;
· pajisja me aftësi të hulumtimit të burimeve të informacionit, të përpunimit të të dhënave dhe të analizës.
· përgatitja e mësimdhënësve të suksesshëm me aftësi të thella profesionale dhe cilësi morale, të aftë të përballen me sfidat e një shoqërie në zhvillim; formimi shkencor dhe profesional i këtyre mësuesve, të aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë konkrete kërkesave të realitetit shqiptar, duke përdorur metoda dhe mjete të përshtatshme për nevojat e nxënësve si dhe për të ndihmuar edukimin e tyre ndërkulturor.
UNIKO ZHVILLOI KONFERENCËN STUDENTORE ME TEMË: “GJITHËPËRFSHIRJA NË VEPRIM”
STUDENTËT E FEF ÇELËN NJË EKSPOZITË ME PUNIMET E TYRE MË TË MIRA NË PIKTURË DHE VIZATIM
PEDAGOGË DHE STUDENTË DOKTORANTË TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT, FOLLORINË, (GREQI) VIZITUAN UNIKO
KOMPETENCAT NË DISIPLINAT BAZË TË EDUKIMIT- WORKSHOP I ZHVILLUAR NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT
UNIKO ORGANIZOI WORKSHOPIN “SHOQËRI E SË ARDHMES–SHOQËRI GJITHËPËRFSHIRËSE”
STUDENTË TË FEF ÇELËN NJË EKSPOZITË ME PUNIME NË VIZATIM E PIKTURË
STUDENTË E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “UKSHIN HOTI” TË PRIZRENIT VIZITUAN UNIKO
UNIKO NDEROI ME ÇMIMIN “FAN NOLI” PEDAGOGEN E SHKENCAVE TË EDUKIMIT, DOC. DR. DONIKA DARDHA
RËNDËSIA E USHQYERJES SË SHËNDETSHME NË FËMIJËRINË E HERSHME- DITË INFORMIMI NË UNIKO
PROGRAMET 2- VJEÇARE ME KARAKTER PROFESIONAL REZULTOJNË TË KENË QENË ZGJEDHJA E MJAFT APLIKANTËVE
U ZHVILLUA NË UNIKO KAMPIONATI I FUTBOLLIT 2018
VEPRIMTARI EDUKUESE PËR STUDENTËT
Departamenti i Gjuhëve të Huaja funksionin si njësi përbërëse e Fakultetit të Edukimit dhe Filogjisë që prej vitit 1994 me miratimin e programit të studimit “Gjuhë angleze”, sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 300, datë 21.06.1994. Në vitet në vijim ai e konsolidoi strukturën e tij me anë të rekrutimit të stafit akademik, ofrimin e një programi të nivelit të dytë (i cili më vonë u ristrukturua në programin e ciklit të dytë “Master profesional në Mësuesi për AML në “Gjuhë Angleze” me profil minor “Arte”), ristrukturimin dhe përmirësimin e kurrikulës sipas përcaktimeve të Sistemit të Bolonjës dhe krijimin e një programi të përbashkët me Departamentin e Edukimit “Cikël i Ulët –Anglisht”, i ofruar në Filialin e Pogradecit. Në vijim të bashkëpunimit me struktura të tjera dhe në kuadër të plotësimit të misionit të tij si Departament i gjuhëve të huaja, pranë tij në vitin akademik 2009-2010 u çel programi i ciklit të parë “Gjuhë dhe letërsi shqipe dhe frënge”, i cili, në vitin 2015, u ristrukturua në “Gjuhë dhe kulturë frënge”.
Aktualisht Departamenti ka një strukturë të mirëfilltë mësimore-kërkimore e pasqyruar kjo në 17 pedagogë me kohë të plotë, të gjithë të kualifikuar dhe të motivuar për promovim të mëtejshëm shkencor, si dhe në infrastukturën e përshtatshme mësimore të cilën e shfrytëzon për arritjen e rezultateve të të nxënit në kuadër të objektivave të secilit prej programeve të studimit: Bachelor “Gjuhë angleze”, Bachelor “Gjuhë dhe culture frënge” dhe MP “Mësues i gjuhës angleze” (120 ECTS)
STAF | GRUPI KËRKIMOR |
---|---|
|
1. Prof. as. dr. Benita Stavre 2. Dr. Edlira Xega 3. Dr. Eriola Qafzezi 4. PhD. Daniela Stoica 5. Dr. Fabiola Kadi 6. Dr. Juljana Çyfeku Përfaqësues të kësaj njësie në strukturën e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, propozohet Dr. Edlira Xega. |
8 nëntor 2018- "Horizon 2020 Proposal Writing Day"
22 shkurt 2019 -Tryezë e rrumbullakët "Gjuhët e huaja dhe tregu i punës"
25 prill 2019- “Qëndra e inovacionit promovim”
11 qershor 2019- “Miratimi në departament i tekstit mësimor “American Civilization -A Topical Guide”, Autor Dr. Olsa Pema, dr. Ervin Xhinaku
5 korrik 2019- Simpoziumi "Praktika ndërdisiplinore në formimin e kompetencave në gjuhën e huaj"
8 nëntor 2019 "Lire avec le numerique"- Trajnim me mësues të gjuhës frënge
Biblioteka ka një fond prej rreth 15 mijë libra e revista, me rreth 6 mijë tituj, të cilat shfytëzohen nga studentë e pedagogë të fakultetit . Rreth 3 mijë libra e revista nga fondi i bibliotekës, ofrohet në gjuhë të huaj (kryesisht në anglisht, frëngjisht e italisht) dhe, rreth 12 mijë, në gjuhën shqipe. Fondi i librave dhe revistave është i klasifikuar sipas natyrës së departamenteve dhe fushave përkatëse të studimit. Librat që ofron kjo bibliotekë janë të ndyshëm në përputhje me kërkesat. Tematika e tyre është e gjerë, kryesisht janë libra shkencorë dhe artistikë. Ka përgjithësisht libra për gjuhësinë, letërsinë, historinë, gjeografinë, psikologjinë, edukimin, studime shkencore dhe albanologjike, tema disertacioni, revista, buletine etj
Ajo drejtohet nga një punonjës i kualifikuar e trajnuar për të përmbushur të gjitha proceset e punës në bibliotekë.
Biblioteka , e cila shërben njëkohësisht si sallë studimi me fonde të hapura , është e pajisur me kompjutera, internet si dhe me sistem ngrohje që u vjen shumë në ndihmë studentëve për lexim, studim e fotokopje të materialeve të ndryshme bibliotekare.
Biblioteka frekuentohet prej studentëve të sistemit me dhe pa shkëputje, studentë të masterit dhe pedagogëve, jo vetëm për të huazuar libra , por dhe për të studiuar në sallë .
1 . Departamenti i Gjuhë-Letërsisë është një prej 4 departamenteve në përbërje të fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, në Universitetin “Fan S Noli”. Programi i studimit të ciklit të parë “Gjuhë-Letërsi” u hap për herë të parë në vitin 2005, sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Nr.402, datë 25.05.2005 dhe kishte në përbërjen e tij 6 pedagogë efektivë. Në vitet në vazhdim, për nevoja të brendshme të departamentit, u rrit numri i stafit akademik dhe sot ai përbëhet prej 12 pedagogësh(7 pedagogë të gjuhësisë dhe 5 të letërsisë).
Në vitin 2008, hapen programet e studimit të ciklit të dytë “Master i nivelit të parë” për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë (CLAB) në Gjuhë-Letërsi dhe “Master i nivelit të parë” për arsimin e mesëm (AM) në lëndët “Gjuhë-Letërsi”. Në vitin 2010, bëhet ristrukturimi i programeve të ciklit të dytë “Master Profesional” për Arsimin e Mesëm të Lartë (AML) në Gjuhë-Letërsi me profil minor në “Arte”, si dhe “Master Profesional” në Gjuhë-Letërsi me profil minor në “Sporte”. Në vitin 2018 bëhet ristrukturimi i këtij programi në “Master Profesional në “Mësuesi për Gjuhë-Letërsi” me 120 kredite. Po në vitin 2018 departamenti hap programin e studimit Master i shkencave në “Kulturë Media dhe Editim” dhe programin Profesional 2-Vje ç ar ”Mbështetës zyre për Komunikim, Biblotekë dhe Arkiv” dhe përgatiti dokumentacionin përkatës për hapjen e një programi të ri bachelor ” Media dhe kulturë filologjike”, i cili pritet te miratohet dhe të iniciojë në vitin e ardhshëm akademik 2021-2022. Aktualisht Departamenti ka një strukturë të mirëfilltë mësimore-kërkimore e pasqyruar kjo në një staf akademik të kualifikuar dhe të motivuar për promovim të mëtejshëm shkencor, si dhe në infrastukturën e përshtatshme mësimore të cilën e shfrytëzon për arritjen e rezultateve të të nxënit në kuadër të objektivave të secilit prej programeve të studimit. Gjatë vitit akademik 2018-2019 Departamenti i Gjuhëve të huaj përvijoi aktivitetin e vet mësimor dhe kërkimor të filluar tashmë një vit më parë në lidhje me drejtimet e mëposhtme.
Departamenti i Gjuhë-Letërsisë synon nëpërmjet veprimtarisë akademike, mësimore dhe shkencore:
1. Ofrimin e programeve të studimit që formojnë specialistë në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë, si dhe në fushat e mësimdhënies dhe të nxënit të këtyre fushave. Formimi shkencor dhe profesional të studentëve si mësues të ardhshëm të gjuhës letërsisë shqipe, të aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë konkrete kërkesave të realitetit shqiptar, duke përdorur metoda dhe mjete të përshtatshme për nevojat gjuhësore të fëmijëve, adoleshentëve, të rriturve dhe për të ndihmuar edukimin ndërkulturor për një lëvizje të lirë si nëpërmjet programeve të studimit ashtu edhe për punësim.
2. Ofrimin e programeve të studimit që formojnë specialistë të kualifikuar në fushën e medias,kulturës dhe editimit.
3. Ofrimin e programeve të studimit me karakter profesional, që formojnë punonjës mbështetës për zyrat, bibliotekat dhe arkivat
4. Sigurimin e vazhdueshëm të cilësisë së brendshme dhe ruajtjen e konkurrencës së diplomave në kontekstin e arsimit të lartë në vend, si dhe në kontekstin e arsimit të lartë në përgjithësi
5. Rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe vënien e tij në dispozicion të zhvillimit shoqëror dhe kulturor të rajonit.
6 . Përdorimin e metodave që sigurojnë një përvetësim aktiv të aftësive komunikuese të gjuhës dhe letërsisë në seminare dhe në praktikën mësimore të vëzhguar në shkollë.
Si një njësi përbërëse e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, departamenti i Gjuhë-Letërsisë ka si mision krijimin, zhvillimin, transmetimin dhe mbrojtjen e dijeve me anë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
1 . Ripërtëritjen, pasurimin dhe zhvillimin i kurrikulave të programeve të dy cikleve të studimit, përmes diskutimit dhe miratimit paraprak në grupet e punës, me pedagogë që mbulojnë lëndë të përafërta, në mënyrë që t’u përshtaten sa më mirë objektivave dhe synimeve të departamentit Gjuhë –Letërsi në lidhje me cilësinë e diplomave që ofron
2 . Ristrukturimin e programit të studimit të nivelit të parë (Bachelor), me fokus krijimin, zhvillimin dhe transmetimin e njohurive bazike në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë, për të pasur një diplomë të vlefshme në tregun e punës.
3 . Integrimin e mësimdhënies me kërkimin shkencor përmes ndërthurjes së përvojës së deritanishme dhe në funksion të konsolidimit të programeve tekzistuese të studimit që ofron departamenti dhe mundësisë së hapjevs së programeve të reja.
4 . Krijimin e mundësive për të nxënit gjatë gjithë jetës përmes riorganizimit të qendrave të ekselencës dhe krijimit të platformave on-line.
5 . Nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në funksion të ndërkombëtarëzimit të departamentit dhe të prioriteteve të zhvillimit ekonomik dhe kulturor
6 . Hartimi i një programi konkret në lidhje me praktikën profesionale, gjithashtu dhe me monitorimin dhe vlerësimin e saj, në mënyrë që ky proces të rezultojë sa më efikas për përgatitjen e mësimdhënësve të ardhshëm
7. Krahas ristrukturimit të planeve, pasurimit të përmbajtjes së syllabuseve dhe përditësimit të materialeve që përfshihen në to me studimet e reja në të gjitha fushat, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe metodave të mësimdhënies. Studentët nxiten të punojnë dhe mësojnë në mënyrë të pavarur me anë të metodave të të nxënit me në qendër nxënësin
8. Të integrojë arritjet shkencore individuale të stafit dhe të fushave përkatëse në kurrikulat e lëndëve, për rritjen e cilësisë së mësimdhënies.
9. Të krijojë mundësitë për veprimtari shkencore të mirëorganizuara, jo thjesht si veprimtari promovuese dhe informuese, por si tryeza diskutimi dhe debatinë mënyrë që universiteti të vazhdojë të jetë qendra ku promovohen vlerat dhe arritjet më të mira në shkencë dhe krijimtari.
“FAKE NEWS”- LEKSION I HAPUR NGA GAZETARI, Z. ILIR ALIAJ ME STUDENTË TË UNIKO
“MODELIMI SOCIAL DHE DELIKUENCA”- SEMINAR INFORMUES ME STUDENTË TË UNIKO
UNIKO ZHVILLOI KONFERENCËN SHKENCORE KOMBËTARE “LASGUSH PORADECI NË 120-VJETORIN E LINDJES”
AUTORI ARDIAN VEHBIU PREZANTOI NË UNIKO LIBRIN “GJUHA E THYER, GJUHA QË THYEN”
UNIKO ZHVILLOI KONFERENCËN STUDENTORE ME TEMË: “GJITHËPËRFSHIRJA NË VEPRIM”
STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “GJUHË-LETËRSI” ZHVILLUAN NJË TAKIM ME POETIN SKËNDER RUSI
VLERËSOHEN TRI ESETË MË TË MIRA TË KONKURSIT “SI QYTETAR GLOBAL PAQEDASHËS”
TAKIM LETRAR ME POETIN AMERIKAN CRAIG CZURY
“OZONI LETRAR”- KONKURS NË PROZË DHE POEZI ME KRIJIME TË STUDENTËVE
U ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE ME TEMË: “MITRUSH KUTELI NË 110- VJETORIN E LINDJES”
DISKUTIM PËR LIBRIN “NETË TË VËSHTIRA” TË DINO BUXATIT, PËRKTHYER NGA DR. ERIS RUSI
1 Misioni ynë është pjesë e misionit të Universitetit Fan S.Noli, Korçë, dhe bazohet në tre
komponentë:
- - Mësimdhënia: Departamenti përmes procesit mësimor dhe çdo veprimtarie ekstrakurikulare
duhet të synojë përgatitjen profesionale të specialistëve të lartë në fushën e disiplinave te historis
dhe gjeografise.
- Të përgatisë specialistë në fushat e historise, gjeografise, trashgimnise kulturore dhe natyrore,
edukimit mjedisor etj, përmes përvetësimit të kompetencave specifike dhe saktësisë
metodologjike, por dhe për të nxitur formimin e një qytetari të përgjegjshëm në shërbim të
shoqërisë.
a. Kërkimi shkencor: të kryejë studime shkencore për të zhvilluar programet e studimit të
shkencave humane dhe filologjike dhe të ofrojë shërbime për zgjidhjen e problemeve të
rajonit të Korçës dhe të shoqërisë shqiptare
b. Liri akademike: t`i sigurojë stafit akademik çdo mundësi drejt kërkimit shkencor të pavarur
dhe liri akademike në proçesin e mësimdhënies sipas dispozitave të statutit të UNIKO dhe
legjislacionit në fuqi.
1 Të përgatisë specialistë të aftë për të përballuar sfidat e zhvillimeve dinamike të shoqërisë
shqiptare ne përgjithësi dhe të rajonit të Korçës në veçanti.
2 Të nxisë aktivitetet mësimore, dhe kërkimore.
3 Të zhvillojë bashkëpunimin me institucione rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare të mësimit e
kërkimit, për të nxitur impaktin pozitiv të Departamentit në të ardhmen e Fakultetit, Universitetit
dhe vendit tonë.
UNIKO ZHVILLOI KONFERENCËN STUDENTORE ME TEMË: “GJITHËPËRFSHIRJA NË VEPRIM”
TAKIM PROMOVUES PËR PROGRAMIN E STUDIMIT "GUIDË TURISTIKE"
EVROPA NË SYTË E STUDENTËVE-VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI- GJEOGRAFISË
PEDAGOGË TË UNIKO MORËN PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “GEOTOUR 2018”
STUDENTËT E PROGRAMIT HISTORI - GJEOGRAFI EKSPEDITË NË JUG TË SHQIPËRISË
VEPRIMTARI NË KUADER TË 550- VJETORIT TË VDEKJES SE GJERGJ KASTRIOTIT (SKËNDERBEUT)
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) u fut në strukturën e Universitetit si një njësi e re, pas miratimit që bëri Këshilli i Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli” me Vendimin Nr.2 dt. 06.05.2008. Senati i Universitetit me Vendimin nr. 33, datë 17.11.2009 vendosi ngritjen e kësaj njësie si dhe përbërjen e saj. Ajo funksionon në zbatim të Nenit 103 në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe sipas kritereve të përcaktuara në Nenit 73 dhe 74 të Kreut IX “Sigurimi i Cilësisë” të Statutit të Universitetit “Fan S. Noli”. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ka në përbërje të saj një koordinator nga çdo njësi kryesore. Pranë çdo njësie kryesore ngrihet Grupi i Vlerësimit të Brendshëm me përfaqësim nga çdo njësi bazë dhe nga organizimet studentore.
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë për Fakultetin e Edukimit (ku përfshihen Koordinatori dhe Grupi i Vlerësimit të Brendshëm) ka këtë përbërje:
Dr. Eris Rusi (Përgjegjës)
Msc. Brixhilda Lilka
Dr. Juliana Çyfeku
Dr. Alba Kreka
Studente: Bleona Orhan
RAPORT I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM PËR PROGRAMET E CIKLIT TË PARË DHE TË DYTË 2022-2023
RAPORT I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM PËR PROGRAMET E CIKLIT TË PARË DHE TË DYTË 2021-2022
RAPORT I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM PËR PROGRAMET E CIKLIT TË PARË DHE TË DYTË 2020-2021
RAPORT I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM PËR PROGRAMET E CIKLIT TË PARË DHE TË DYTË 2019-2020
RAPORT I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM PËR PROGRAMET E CIKLIT TË PARË DHE TË DYTË 2018-2019
Dr. Eris Rusi (Përgjegjës)
e-mail: erusis1@yahoo.com
Dekanati në institucionet e arsimit të lartë është organ kolegjial që drejtohet nga dekani dhe përbëhet nga: a) dekani; b) zëvendësdekanët; c) administratori i njësisë kryesore; ç) drejtuesit e njësive bazë; d) autoritete të tjera të përcaktuara në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Zëvendësdekanët janë anëtarë me kohë të plotë të personelit akademik. Ata emërohen dhe shkarkohen nga dekani, sipas përcaktimeve të bëra në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Dekanati harton planin strategjik të zhvillimit të njësisë kryesore, mbështetur në propozimet e njësive bazë të tij, si dhe ato të administratorit të njësisë kryesore. Dekanati koordinon veprimtarinë e njësive bazë. Funksionet e dekanatit përcaktohen në statutin dhe rregulloret e institucionit të arsimit të lartë.
Prof.as.dr. Jonela Spaho - Dekane
Dr. Orion Ago - Zv. Dekan
Prof. as. dr. Anyla Saraçi -Përgjegjës, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë
Dr. Albina Pajo –Përgjegjës, Departamenti i Edukimit
PhD. Metin Venxha –Përgjegjës Departamenti i Historisë dhe i Gjeografisë
PhD. Danjela Stoica –Përgjegjës Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë
Ndihmësja e Dekanit
Përgjigjet për zbatimin korrekt të detyrave të lëna nga Dekani. Ndihmon në përgatitjen e materialeve për Dekanin dhe dërgimin e tyre në destinacion, merr dhe tejçon informacion dhe porosi brenda e jashtë fakultetit për problematika të ndryshme, ndjek realizimin e porosive të Dekanit për stafin akademik e administrativ. Ndihmësja e Dekanit përgjigjet për korrespondencën nga protokolli, procesverbalet e mbledhjeve të dekanatit, administrimin e vulës së fakultetit si dhe koordinon takimet e Dekanit me punonjësit, studentët, partnerët, publikun etj. Gjithashtu pjesë e detyrave të ndihmëses së Dekanit është edhe koordinimi i gjithë procesit të çertifikimit të provimit të gjuhës Greke.
Znj. Enela Pepaj-Ndihmëse e dekanit
Tel: +355 822 48944
e-mail: fedukimit@unkorce.edu.al
epepaj@unkorce.edu.al
Sekretaria mësimore & Zyra e informimit të studentëve
Sekretaria Mësimore dhe Zyra e informimit dhe orientimit të studentëve janë përgjegjëse për menaxhimin e procesit të regjistrimit të studentëve. Zyra e Sekretarisë Mësimore është përgjegjëse për rregullimin, monitorimin dhe arkivimin e çdo regjistrimi, informacioni, dokumenti ose transkripti lidhur me studentët. Sekretaritë mësimore kanë përgjegjësi për hedhjen, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave mësimore të studenteve dhe të procesit mësimor dhe në mënyrë të veçantë kanë përgjegjësi për plotësimin e regjistrit bazë të studentëve. Kjo njësi është një strukturë racionale për të përmbushur sa më mirë detyrat e organizimit të procesit mësimor të fakultetit, në shërbim të studentëve dhe të stafit akademik.
Znj. Teuta Naslazi -Kryesekretare
e-mail: tnaslazi@yahoo.com
Znj. Engjëllushe Frashëri- Sekretare
e-mail: engjellushefrasheri@hotmail.com
Znj. Vilma Mosko -Sekretare
Departamenti i Gjuhëve të huaja dhe Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë
e-mail: moskovilma@yahoo.com
Znj. Sonila Tanço -Sekretare
Departamenti i Edukimit dhe Departamenti i Historisë dhe Gjeografisë
e-mail: stanco@unkorce.edu.al
Z. Dhimitri Konini -Specialist IT
Z. Edmond Tole- Specialist Biblioteke
|
|
Vizioni
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka për vizion ndërtimin e një fakulteti, i cili synon përshtatshmërinë e programeve të studimit në përputhje me kërkesat e tregut të punës si dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për ndërmarrjen e iniciativave arsimore, kërkimore shkencore, ekonomike, intelektuale dhe kulturore. Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka bërë si mision të vetin zhvillimin e një procesi mësimor e kërkimor sfidues, me infrastrukturë të mirë, e cila përfshin bibliotekën (me fonde librash që shtohen herë pas here), laboratorë të ndryshëm (në përputhje me kërkesat e programeve të studimit) si dhe teknologji bashkëkohore.
Misioni
Misioni i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë shkon në të njëjtën linjë me misionin e universitetit për të ndërtuar në rajonin juglindor një qendër arsimore publike urbane. Krijimi i një qendre të tillë duhet t’i referohet traditës më të mirë të botës perëndimore, duke ruajtur dhe çuar më tej të rejat në fushën e dijes, duke ushqyer integritetin dhe lirinë intelektuale, duke përmirësuar programet mësimore dhe kurrikulat, si dhe duke u ofruar studentëve dhe komunitetit një qendër mikpritëse në infrastrukturë dhe shërbime.
Misioni i Fakultetit është të sigurojë një arsimim cilësor për studentët dhe të ofrojë përgatitje profesionale në edukim, por njëkohësisht të arrihen standardet e kërkuara në tregun e punës duke ofruar programe studimi që formojnë specialistë dhe mësimdhënës në drejtime të ndryshme (në varësi të programeve të studimit). Studentët përgatiten dhe diplomohen për një spektër të gjerë njohurish, e cila i ndihmon në zhvillimin e karrierës së ardhme dhe mbi të gjitha përgatiten si individë ndikues dhe kontribuues në shoqëri përmes dijeve dhe shërbimit.
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ka një strategji afatshkurtër dhe një strategji afatgjatë për përmbushjen e synimeve dhe qëllimeve të mishëruara në vizionin dhe misionin e tij. Drejtimet strategjike identifikohen dhe shprehen nëpërmjet një sërë objektivash të ndërlidhura ku mes të tjerash synohet rritja e cilësisë së diplomave që jepen dhe rritja e cilësisë së kërkimit shkencor.
OBJEKTIVAT E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË
Rajoni i Korçës është i njohur për traditat arsimdashëse dhe nevojat që ka ai për mësimdhënien e disiplinave të ndryshme. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë (ish-Fakulteti i Mësuesisë), qysh nga viti 1992, ka qenë dhe mbetet burimi kryesor për plotësimin e shkollave të të gjithë rajonit me mësues të profileve të ndryshme.
Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë në Universitetin e Korçës është vatra e formimit të mësuesve të rinj që po zbatojnë reformën e përgjithshme në arsimin shqiptar, prandaj dhe ka bashkëpunim të vazhdueshëm dhe mirëkuptim të plotë me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Korçës, me Zyrat e Arsimit në rrethet e Qarkut të Korçës, çka është konkretizuar me marrëveshje dhe veprimtari të përbashkëta me interes të ndërsjellët.
Objektivat kryesore të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë janë:
Disa nga objektivat e përgjithshme që synojnë programet e studimit FEF
Për të realizuar objektivat dhe pikësynimet për bashkëpunime dhe shkëmbime të frytshme, fakulteti ka zhvilluar marrëveshje bashkëpunimi reciprok me institucione brenda dhe jashtë vendit. Në kuadrin e këtyre marrëveshjeve janë zhvilluar tre konferenca rajonale ndërkufitare në Korçë, Manastir dhe Follorinë me pjesëmarrjen e stafit dhe studentëve të cilat kanë pasur në fokus të tyre problemet e edukimit.
Disa nga marrëveshjet e bashkëpunimit paraqiten më poshtë.
- Marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Filozofik, Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Kosovë
- Marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Filologjisë “Bllazhe Koneski”, Universiteti “Shën Cirili e Metodi” Shkup, Maqedonia e Veriut.
- Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Maqedonisë Perëndimore, Follorinë, Greqi
- Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Aristoteli” Selanik, Greqi.
- Marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Letrave, Baia Mare, Rumani
STUDIME TË FORMIMIT TË VAZHDUAR
QENDRA E EKSELENCËS "FEF"
Qendra e Ekselencës “FEF” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë ka për qëllim zhvillimin e veprimtarive të trajnimit dhe të kualifikimit të mësuesve. Veprimtaria e kësaj qendre përqendrohet në zhvillimin e shprehive të mësimdhënies dhe inovacionit në edukim, në mënyrat dhe praktikat e zhvillimit profesional të mësuesve, në rikonceptualizimin e partneritetit me shkollën etj.
Ajo është institucioni qendror për kualifikimin e personelit pedagogjik në shkollat e rajonit të Korçës dhe më gjerë. Qendra e Ekselencës “FEF” siguron një bashkëpunim të vazhdueshëm me Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe me Zyrat Arsimore në rrethe Ajo ofron programe trajnimi në rreth 8 profile të mësuesve në shërbim, programe që mbështesin dhe sigurojnë rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përsosjes së saj, si dhe aplikime të risive në fushën e mësimdhënies.
Qendra e Ekselencës “FEF” e ka selinë në Fakultetit e Edukimit dhe Filologjisë (auditori 334, kati i tretë) dhe ka një infrastrukturë moderne për kualifikimin e mësuesve. Qendra e Ekselencës “FEF” ka një koordinator (përgjegjës), pedagog, si dhe lektorë (pedagogë të kualifikuar dhe me përvojë mësimdhënieje), nga departamentet e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, sipas profileve që mbulojnë
Qendra e Ekselencës “FEF”, prej vitit akademik 2013-2014, ka organizuar trajnimin e mësuesve në shërbim në gjashtë sesione të përvitshme në gjithë rajonin e Korçës, të shpërndara gjatë periudhës nëntor – prill.
Për çdo vit mësimor qendra harton guidën e saj , të cilën ua dërgon të gjithë shkollave të qarkut, në mënyrë elektronike dhe të printuar (broshurë).
Në vitin akademik 2013-2014, pranë kësaj qendre u certifikuan 736 mësues, ndërsa për vitin shkollor 2014-2015, u certifikuan 628 mësues (në total 1364 mësues gjithsej).
Qendra e Ekelencës “FEF” ka një infrastrukturë të përshtatshme për trajnimin e mësuesve dhe një bibliotekë të specializuar për këtë qëllim me 210 tituj me rreth 960 libra. Qendra zhvillon veprimtaritë kualifikuese edhe në mjedise të tjera, si në Bibliotekën e Fakultetit, në sallën e Internetit, në Laboratorin e Gjuhëve të Huaja etj.
Në kuadër të projekteve të përbashkëta, Qendra e Ekselencës pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë ka realizuar një sërë projektesh trajnimi. Në bashkëpunim me Save the Children, MEDPAK dhe Cooperazione Italiana allo Sviluppo, në periudhën Mars – Maj 2015, Qendra e Ekselencës “FEF”, u përzgjodh për të zhvilluar sesione trajnimi në 7 rajone të Shqipërisë, me mësues të arsimit parauniversitar në fushën e arsimit gjithëpërfshirës dhe vështirësive në të nxënë, në shkolla që mbulohen nga ky projekt. Gjatë kësaj periudhe u trajnuan dhe certifikuan 420 mësues, përkatësisht 60 mësues për çdo rajon: Korçë, Gjirokastër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Peshkopi, Burrel.
Për periudhën shtator 2015 – prill 2016, në bashkëpunim me MEDPAK dhe World Vision, u realizua trajnimi i mësuesve në disa rajone, në shkollat e projektit , përkatësisht : Tropojë, Kukës, Tiranë, Vlorë, Korçë, ku morrën trajnim dhe u certifikuan rreth 220 mësues të tjerë.
Në vazhdimësi, gjatë vitit 2016, në periudhën prill -shtator, nëpërmjet një projekti të MAS-it, në bashkëpunim me Save the Children, Cooperazione Italiana allo Sviluppo dhe MEDPAK, u realizua trajnimi dhe certifikimi i të gjithë mësuesve ndihmës të Shqipërisë, në përputhje me Udhëzimin Nr. 38, dt. 7.10.2014 të MAS-it, si dhe një pjese të punonjësve të shërbimit psiko-social pranë DAR/ZA-ve. Ky projekt mundësoi trajnimin e rreth 200 mësuesve dhe specialistëve, të realizuar në tre qendra: Vlorë, Elbasan dhe Tiranë.
Qendra e Formimit të Vazhduar në UNIKO, prej dhjetorit të vitit 2017 është akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për një periudhë 4-vjeçare, me Vendimin nr. 26, datë 19.12.2017, për 34 module trajnimi dhe 1 program që përfshin 5 module, pra në total për 39 module në fushat: Kurrikula me kompetenca; Planifikimi i mësimdhënies; Etika, komunikimi, pedagogjia; Mësimdhënia dhe të nxënit; Zhvillimi profesional i drejtuesve; Çështje ndërkurrikulare; Teknologjia e informacionit në mësimdhënie, etj.
Për vitin 2018, në periudhën 16 shkurt - maj 2018, pranë Qendrës së Formimit të Vazhduar në Universitetin e Korçës u zhvilluan 4 sesione trajnimi treditore dhe u certifikuan 350 punonjës arsimorë, pas përfundimit të trajnimeve të zhvilluara pranë kësaj qendre. Sipas përgjegjësit të qendrës, Msc. Olger Brame, trajnimet u zhvilluan të ndara në katër sesione me nga tre ditë. E veçanta e këtij viti ishte së mësuesit bëjnë regjistrim individual online në portalin e krijuar nga IZHA: www.trajnime.arsimi.gov.al duke zgjedhur modulet për të cilat janë interesuar, për zhvillimin e tyre profesional.
Ndërkohë, module të Qendrës për Formimin e Vazhduar, janë përzgjedhur nga Save the Children, për trajnime në shkollat e projektit të cilat ndiqen nga kjo organizatë në rajonet: Tiranë, Elbasan, Mat, Shkodër, Gjirokastër.
Në sesionet e zhvilluara kanë marrë pjesë mësues nga rajoni i Korçës, por edhe nga rajone të tjera të Shqipërisë. Në të ardhmen synohet që Qendra për Formimin e Vazhduar, gradualisht të kthehet në një qendër trajnimi dhe formimi të vazhduar për mësuesit dhe drejtuesit me një status kombëtar.
Kodhel Zere - President
(kodhel@hotmail.com)
Aldi Rustem - Zv/President
Kristel Tole
Elio Agolli - Kryetare