QENDRA PER FORMIMIN E VAZHDUAR

Universiteti “Fan S. Noli” ofron programe të studimeve të formimit të vazhduar, si formë e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Këto programe shërbejnë për plotësim, thellim e konsolidim të njohurive dhe mund të ofrohen si kurse kualifikimi, shkolla verore dhe veprimtari të ngjashme.

Programet e studimeve të formimit të vazhduar ndihmojnë individët në rritjen e kualifikimit dhe të aftësive profesionale.

QFV është një njësi brenda Universitetit “Fan Noli” Korçë që aktualisht ka për qëllim organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive trajnuese dhe kualifikuese për mësuesit në shërbim dhe kandidatët për mësues.

Drejtimet kryesore të punës së kësaj qendre përqendrohen në zhvillimin e shprehive të mësimdhënies dhe inovacionit në edukim, në mënyrat dhe praktikat e zhvillimit profesional të mësuesve etj. Fushat kryesore që mbulohen nga modulet e ofruara nga Qendra e Formimit të Vazhduar përfshijnë aspekte të kurrikulës në arsimin parauniversitar, metodologjisë së mësimdhënies, të nxënit dhe vlerësimit, etikës dhe komunikimit, gjithëpërfshirjes në arsim, përdorimit të teknologjisë në mësimdhënie, mentorimit të kandidatëve për mësues, drejtimit të shkollës etj.

Qendra e Formimit të Vazhduar për trajnimin e mësuesve akreditohet në mënyrë periodike çdo 4 vjet pranë KAPT-it (Komisionit të Akreditimit të Programeve të Trajnimit) pranë MAS-it. Qendra e Formimit të Vazhduar UNIKO ka trajnuar mësues që nga viti 2013-2014, dhe sot vijon të përmbushë qëllimin e saj me rreth 39 module trajnimi për të gjitha profilet e edukimit.

Qendra e Formimit të Vazhduar është pjesë e rrjetit të Qendrave të Formimit të Vazhduar ku bëjnë pjesë të gjitha qendrat e ngritura pranë universiteteve publike në Shqipëri.

Trajnerë të Qendrës së Formimit të Vazhduar prej vitit 2021 janë bërë pjesë e programit të trajnimit të detyrueshëm të drejtuesve të shkollave (Compulsory Training Program (CTP)), mundësuar nga Shkolla e Drejtorëve (CSL) në bashkëpunim me AADF dhe MAS-in, që zhvillohet në Universitetin e Korçës.

Universiteti “Fan S. Noli”, ofron gjithashtu program studimi të formimit të vazhduar “Për formimin psikopedagogjik” 35 ECTS.

Koordinator për trajnimin e mësuesve: Dr. Olger Brame

Kontakt: qfv@unkorce.edu.al 

obrame@unkorce.edu.al

1
MËSUES TË TRAJNUAR
1
MËSUES TË TRAJNUAR TË PROGRAMIT KOMBËTAR TË ZHVILLIMIT PROFESIONAL

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right