Projekti “ELISAA”, i financuar nga Programi Europian EACEA (Education, Audiovisual and Culture Executive Agency) -“Tempus”, ka si objektiv kryesor formimin e aftësive dhe të njohjes së profesioneve të reja, si rezultat i zhvillimit Agro-Industrial në Shqipërli, nëpërmjet një Kursi (Gratis): Specializimi (online), i përqëndruar në mundësitë e reja të konvertimit të biomasës pyjore dhe të mbetjeve bujqësore në biokarburant
Projekti parashikon përdorimin e një platforme E-learning, nëpërmjet së cilës do të bëhet e mundur ndjekja e leksioneve në mënyrë autonome e komode nga shtëpitë e sejcilit. Në kuadër të këtij Projekti, është parashikuar edhe një Seminar specializimi (Gratis) në Bari (Itali) për një periudhë prej 14 ditësh (Vjeshtë 2014).
PARTNERË
- University of Bari Aldo Moro (Italia) Lead Partner
- Universiteti Bujqësor – Tiranë
- Universiteti Politeknik -Tiranë
- Universiteti Bujqësor “Fan Noli”-Korcë
- AKTI (Agjensia Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit)
- Dhoma Tregëtisë – Fier
- Dhoma Tregëtisë – Berat
- Dhoma Tregëtisë – Durrës
- Dhoma Tregëtisë – Lezhë
- Konfindustria Shqiptare
- UnionCamere Puglia- Tirana
- DYRECTA LAB S.r.l. (Italia)
- WU- Vienna University of Economics and Business Administration (Austria)
- Marie Curie- Sklodowska University of Lublin (Polonia)
Për regjistrimin është e nevojëshme të drejtoheni në sitin web www.tempuselisaa.eu dhe të ndiqen udhëzimet e mëtejshme.