Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

 

 

Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”

Prof. dr. ALI JASHARI

 

 

 

Dekretuar nga Presidenti i Republikës me nr. Dekreti 9613, datë 26.5.2016

Tel. ++355 82 242230

Mob. ++355694040272

Mob.++355664040272

e-mail: alijashari@yahoo.com

e-mail:alijashari@unkorce.edu.al

Adresa: Shëtitorja “Rilindasit”, Korçë, Shqipëri

 

PROFILI PEDAGOGJIKO-SHKENCOR I PROF. DR. ALI JASHARIT …kliko

 

LIGJ

Nr. 80/2015 

PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET

E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 

 

Neni 39

Rektori

 

1. Rektori është autoriteti më i lartë akademik i institucionit të arsimit të lartë, si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

2. Në institucionet publike të arsimit të lartë, ai zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët. Votat e studentëve në përzgjedhjen e rektorit llogariten në masën dhjetë për qind të totalit të përgjithshëm të votave. Kandidatët për rektor vetëkandidohen.

3. Rektori në institucionet e arsimit të lartë mban titullin “Profesor” dhe mund të vijë nga radhët e personelit akademik të institucionit të arsimit të lartë ose dhe jashtë tij. Kriteret specifike përzgjedhëse të kandidatëve konkurrues përcaktohen në statutin e IAL-së përkatëse.

4. Rektori drejton Senatin Akademik dhe raporton para tij.

5.Rektori nënshkruan kontratat e punës të personelit akademik dhe ndihmësakademik në institucionet e arsimit të lartë.

6.  Rektori i paraqet senatit planin strategjik të zhvillimit të institucionit.

7. Mandati i rektorit zgjat katër vjet. Ai shërben në detyrë për një mandat, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Pas përfundimit të mandatit, ai vazhdon të jetë anëtar i personelit të njësisë bazë ku kryen veprimtarinë e tij akademike.

8. Presidenti i Republikës dekreton rektorët e institucioneve të arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të këtij ligji………….

………………………………………………………………………………

12. Funksione të tjera të rektorit përcaktohen në statutin e institucionit.