Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Struktura Akademike

I – STRUKTURA E VITIT AKADEMIK

Viti akademik është njësia kohore bazë e studimeve. Një vit akademik përbëhet nga 2 semestra dhe shtrihet në intervalin nga 30 deri 40 javë mësimore, sipas udhëzimeve të MASh-it (30 javë mësim dhe 6-10 javë provime dhe mbrojtje teze diplome).

​ STRUKTURA E VITIT AKADEMIK 2019-2020 (PDF) (Kliko..)

 

II – KOHA E STUDIMEVE DHE KREDITET

1. Koha e studimeve ndahet në:

  • studime të ciklit të parë (Bachelor), semestri 1-6
  • studime të ciklit të dytë (MP, Msc), semestri 1-4

2. Koha e rregullt e studimeve në ciklin e parë (Bachelor) zgjat 3 vjet, në ciklin e dytë (MP,Msc) zgjat 2 vjet. Për të gjitha ciklet nuk ka kufizim në zgjatjen e periudhës së përfundimit të studimeve.

3. Studentët që nuk përfundojnë studimet në kohën e rregullt janë të detyruar t’i nënshtrohen tarifës së shkollimit.

4. Në përfundim të studimeve të ciklit të parë studenti duhet të arrijë të fitojë 180 kredite dhe në përfundim të studimeve të ciklit të dytë, për MP,Msc, duhet të marrë 120 kredite.