Viti 2017
PROF. DR. NASHO JORGAQI I DHUROI UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ARKIVIN E TIJ STUDIMOR PËR JETËN DHE VEPRËN E FAN NOLIT
Në datën 22 Qershor në bibliotekën “Kongresi i Manastirit” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, prof. dr. Nasho Jorgaqi, i dhuroi Universitetit “Fan S. Noli” arkivin e tij studimor për jetën dhe veprën e Fan Nolit. “Ky arkiv i mbledhur për 40 vjet me rradhë, me shumë punë e kujdes gjatë kërkimeve e studimeve të profesor Jorgaqit, është shumë i vyer për universitetin tonë,- u shpreh rektori prof. dr. Ali Jashari. Të gjitha këto dokumente, dorëshkrime e materiale të ndryshme do të ruhen në arkivin e universitetit dhe do t`u vihen në dispozicion kërkuesve dhe studiuesve në Qendrën “Fanoliane”, e cila do të ngrihet së shpejti. Profesor Nasho Jorgaqi tha se jo pa qëllim, këtë pasuri arkivore, e solli në vendin që i takon, në Universitetin e Korçës, i cili bëhet pionieri i parë i ngritjes së një qendre të tillë. Ai u shpreh i bindur se kjo iniciativë do të gjejë mbështetje dhe pasion për ta ruajtur e pasururar edhe më tej. Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij imzot Joani, tha se është fat për të gjithë ne, që profesor Nasho Jorgaqi, studioi kaq gjatë, jetën dhe veprën e Nolit si dhe shprehu gatishmërinë për të qenë një nga mbështetësit e parë të kësaj iniciative. Po gjatë këtij takimi u bë edhe promovimi i librit më të ri te profesor Nasho Jorgaqit “Antologjia Biobibliografike 2001- 2016”, të cilin ai ia besoi për botim Fakultetit të Edukimit dhe Filologjjisë. Prof.as.dr. Jonela Spaho, shefe e departamentit të gjuhë- letërsisë, solli një portret intelektual të profesor Nasho Jorgaqit.
“JO GJAKMARRJES PO JETËS” TITULLOHET PROJEKTI ME TË CILIN UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MERR PJESË NË FUSHATËN P2P, ORGANIZUAR NGA EDVENTURE PARTNERS.
Në datën 2 qershor një grup studentësh të kursit II dhe III në degën e Gjuhës Angleze, së bashku me koordinatoren dr. Juliana Çyfeku, prezantuan projektin “Jo Gjakmarrjes- Po Jetës” me të cilin universiteti “Fan S. Noli” ështe përzgjedhur të bëhet pjesë e fushatës P2P organizuar nga EdVenture Partners që zhvillohet në Washington DC.
Studentët treguan të gjitha fazat e këtij projekti si intervista dhe takime në qytetin e Shkodrës, ku studentët e universitetit të Korçës dërguan edhe ndihma ushqimore pranë fondacionit “Jo gjakmarrjes- Po jetës”. Për studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në prezantim u ndanë fletëpalosje, bluza e stilolapsa, nëpërmjet të cilave u përcollën mesazhe për Paqe, Dashuri dhe Bashkim, i cili është edhe slogani i këtij projekti.
U ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE ME TEMË: “MITRUSH KUTELI NË 110- VJETORIN E LINDJES”
Në datën 26 maj në Universitetin “ Fan S. Noli” u zhvillua konferenca shkencore me temë: “Mitrush Kuteli në 110- vjetorin e lindjes”, organizuar nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjise (Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë) në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Institutin Albanologjik tw Prishtinws, Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë. Në fjalën e hapjes, rektori i Universitetit “Fan S. Noli” prof. dr. Ali Jashari, u shpreh se punime të tilla shërbejnë për të nxjerrë në dritë jetën dhe veprën e figurave të shquara dhe të ngjarjeve të shënuara historike, në rajonin e Korçës. Akademia e Shkencave të Shqipërisë e nderoi Mitrush Kutelin ( pas vdekjes) me titullin “ Nderi i Akademisë”. Akademikja Floresha Dado ia dorëzoi medaljen vajzës së Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko. Në këtë konferencë morën pjesë me kumtesa pedagogë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Pas konferencës pjesëmarrësit vizituan Muzeun Kombëtar të Artit Masjetar dhe Pazarin e Vjetër të Korçës.
Në prani të profesorëve dhe akademikëve, rektori i Universitetit, prof. dr. Ali Jashari, ka nderuar me “ Certifikatë Mirënjohjeje” prof. dr. Remzi Përnaskën, me motivacionin: “Profesor dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, për ndihmesat që ka dhënë si lektor i sintaksës së gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës, duke përgatitur breza të tërë mësuesish dhe studiuesish të gjuhës shqipe; lektor i shqipes në Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore në Paris, mik i madh i Universitetit të Korçës, që nuk ka rreshtur së ndihmuari për zhvillimin e veprimtarive shkencore”.
FORUM PUBLIK ZHVILLUAR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË NATYRËS DHE SHKENCAVE HUMANE
Në datën 19 Maj 2017 Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave organizoi një forum publik pranë Universitetit “ Fan S. Noli”, në sallën e madhe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane. Moderator i forumit ishte Dekani i FSHNH-së, Prof. dr. Gjergji Pendavinji. Në të morën pjesë stafi akademik i universitetit, studiues, kërkues të rinj, studentë dhe të ftuar të tjerë. Anëtarët e panelit ishin profesorë dhe studiues të njohur të cilët mbajtën kumtesat:
– Prof. dr. Isuf KALO: Kujdesi ndaj shëndetit të popullatës: Dilema dhe probleme
– Prof. dr. Ksenofon KRISAFI: Fqinjësia e mirë e shqiptarëve me popujt e rajonit
– Prof. dr. Fatos TARIFA: Globalizimi dhe imagjinata sociologjike
– Prof. dr. Pëllumb XHUFI : Ngritja dhe rënia e Voskopojës
– Dr. Moikom ZEQO: Kriza në kulturë, si krizë e shoqërisë
Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Shqipëri, zhvilloi aktivitetin “American English Webinar- Series 5”. Aktiviteti u zhvillua në gjuhën angleze dhe pati për qëllim rritjen profesionale të mësuesve të kësaj gjuhe në sistemin parauniversitar. Ky aktivitet organizohet në mënyrë të përvitshme, në formën e seminarëve online, të cilat fokusohen në tema që lidhen me mësimdhënien e anglishtes si gjuhë e huaj. Për më shumë detaje klikoni: https://americanenglish.state.gov/resources/american-englishwebinars
23.03.2017
Ditën e enjte, datë 23.03.2017 në sallën e konferencave “Teodor Laço”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Gjuhëve të Huaja, organizoi bisedën e hapur me temë: “Jeta akademike dhe përkthimi si aktivitet shkencor dhe letrar” me Prof. dr. Ilia Lëngu në kuadër të “Pranverës së Frankofonisë 2017”
Viti 2016
23.12.2016
Ditën e premte, datë 23.12.2016, ora 1200, në sallën e konferencave “Teodor Laço”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Rektorati i Universiteti “Fan S. Noli” organizoi Konferencën Shkencore Universitare me temë: Roli dhe kontributi i “Buletinit Shkencor” në mbrojtjen, zhvillimin dhe transmetimin e dijeve, si pjesë e pandarë e misionit të Universitetit tonë (Në kuadrin e 20-vjetorit të botimit).
17.12.2016
Departamenti i Histori – Gjeografisë, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, organizoi Seminarin Shkencor : “Revolucioni Hungarez 60 vjet më pas – Reflektime historike, diskutime dhe debate mbi ditët që tronditën botën”
Ky seminar shkencor u organizua në bashkëpunim me Departamentin e Historisë tw Universitetit të Tiranës.
12.12.2016
dt. 12.12.2016, ora 13:30 tek salla e konferencave “Teodor Laço” u zhvillua takim me shkrimtarin Vehbi Furxhi për promovimin e librit të ri me tregime të autorit.
09.12.2016
dt. 09.12.2016, ora 1000 tek salla e konferencave “Teodor Laço”u organizua Konferencë Shkencore “ Njëqind vjet nga Vetëqeverimi i Korçës”.Përgatitur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti Fan S. Noli (Korçë), Qendra e Studimeve Albanalogjike (Tiranë), me mbështetjen e këshillit të qarkut të Korçës.
07.12.2016
dt. 07.12.2016, ora 13:30 tek biblioteka e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u organizua një takim i studentëve me poeten Natasha Lako.
dt. 07.12.2016, ora 12:00 tek salla e konferencave “Teodor Laço” Departamenti Gjuhë-Letërsi në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhëve të Huaja u organizua veprimtaria: Promovim i librit me tregime “Netët e vështira”, nga Dino Buxati, botuar nga “OMBRA GVG” dhe përkthyer nga Eris Rusi.
05-06.12.2016
dt. 5- 6dhjetor 2016 tek salla “ Jorgo Bulo” Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Edukimit organizuan TRYEZË E RRUMBULLAKËT “10 VJET NGA MIRATIMI I KONVENTËS PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR”
02.12.2016
Departamenti i Edukimit, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit “A.Moisiu” Durrës, organizuan Simpoziumin me temë: “Shkollat qendër komunitare – sfidë e arsimit shqiptar”
22-25.11.2016
dt. 22-25 nëntor, ora 14:00 në Sallën e Amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua java e filmit me temë “Edukimi përmes kinemasë”nga Departamenti i Edukimit.
24.11.2016
dt.24.11.2016, ora 12:00 në Sallën e Amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” u u u organizua veprimtaria: “NDERIM PËR TEODOR LAÇON”
18.11.2016
dt.18.11.2016 ora 10:00 në sallën e amfiteatrit organizohet Konferencë Jubilare me rastin e 45-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fan S.Noli” (Nderi i Kombit).
05.11.2016
dt.05.11.2016 ora 12:00 tek salla “ Jorgo Bulo” Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Histori-Gjeografisë u organizua një veprimtari për librin publicistik: “ Shqipëria dhe çështja e kufijve Shqiptaro-Grek” të Dr. Nuçi Kotta.
04.11.2016
dt. 04.11.2016 ora 12, tek salla e amfiteatritorganizohet takimi me historianin Prof. Adrian Majuru, bashkëpunim i Universiteti “Fan S. Noli” Korçë me Muzeul Municipilui Bucuresti.
26.10.2016
Në datën 26.10.2016 u organizua Simpoziumi Shkencor “Shkolla e vashave – Foleja Kombëtare në 125- vjetorin e saj”. Ky simpozium u organizua nga Departamenti i Edukimit, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë, në bashkëpunim me me Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani, Institutin për Studime Shqiptare dhe Protestane,Tiranë, Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup, si dhe Muzeun e Arsimit Kombëtar, Korçë.
Viti 2015
Tribunë Shkencore për Fan Nolin
Me rastin e festave të 28-29 nëntorit dhe 50-vjetorit të vdekjes së Fan S. Nolit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, organizoi tribunën shkencore me temë “Fan S. Noli – figurë emblematike për shqipen dhe shqiptarët”.
Në këtë tribunë, u paraqitën me ndihmesat e tyre shkencore pedagogë e studiues të veprës së Nolit.
Gjatë veprimtarisë, Prof. dr. Ali Jashari, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë i Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, dhuroi disa botime të vlefshme shkencore të këtij universiteti për nevojat e ITSHKSH-së.
Gjithashtu, drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skënder Asani, në emër të Institutit dhuroi për bibliotekën e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë serinë e plotë të revistës “Studime Albanologjike” dhe “Scupi” , si dhe botime të tjera të ITSHKSH-së.
Në kuadrin e kësaj tribune, përfaqësuesit e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit të Korçës, u pritën në shtëpinë e tij nga profesor Remzi Nesimi, gjuhëtar dhe pedagog i shquar i gjuhës shqipe.
Konferencë Shkencore
FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË, UNIVERSITETI
“FAN S. NOLI” I KORÇËS, NË BASHKËPUNIM ME AKADEMINË E SHKENCAVE
TË SHQIPËRISË ORGANIZONI KONFERENCËN SHKENCORE KUSHTUAR
JETËS DHE VEPRËS SË ATHANAS TASHKOS NË DATËN 13.11.2015
Programi i plotë mund të shihet/shkarkohet ketu
Konferencë Shkencore
Në datat 24 -25 shtator 2015, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Neofit Rilski”,
Bllagoevgrad, Bullgari, u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare:
Linguistics. History –Challenges – Perspectives
Në këtë konferencë Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë i Universitetit “Fan S. Noli” u
përfaqësua nga një grup pedagogësh, të cilët morën pjesë me kumtesat e tyre:
Alda Cicko-Jashari; Dhimitri Bello
Contrastive analysis of the inner form of the Albanian and Bulgarian phraseological units
Suela Koça; Ali Jashari
Idiomaticity in indo-european languages: english and albanian case (idioms and discourse)
Benita Stavre; Erinda Papa
Particular linguistic features of Albanian greetings in English texts of the early and mid- xx
century
Pavllo Cicko; Vasilika Pojani; Robert Stratobërdha
The lexicon of the body parts in phraseological expressions in French, English and Albanian
Albina Pajo; Ediola Nase
Rhetoric as a challenge to effective communication
Olger Brame; Alma Karasaliu
Language and communication in semiotic perspective
Simpozium Shkencor
Në datën 5 qershor 2015, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Gjuhëve të Huaja, organizoi simpoziumin me temë “Sigurimi i cilësisë së brendshmë në programet universitare të mësimdhënies së gjuhëve të huaja”. Në simpozium kanë marrë pjesë pedagogë të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, pedagogë nga universiteteve të tjera të vendit si: Tirana, Elbasani,
Durrësi, përfaqësues të APAAL-it, mësues të gjuhëve të huaja të shkollave 9-vjeҫare dhe të
mesme të qytetit, studentë etj.
Në kumtesat e mbajtuara u theksua cilësia dhe faktorët që ndikojnë në sigurimin e saj në
programet e studimit të gjuhëve të huaja dhe më gjerë, si dhe në përshtatjen e tyre me Standardet
Evropiane të Sigurimit të Cilësisë në kontekstin shqiptar të Arsimit të Lartë. Simpoziumin e
përshëndeti rektori i Universitetit prof. as.dr. Gjergji Mero, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë prof.dr. Ali Jashari, drejtoresha e APAAL-it, znj. Dhurata Bozo, të cilët, në fjalën e tyre vendosën theksin në rëndësinë që po merr cilësia në programet universitare.
Përmbajtja e kumtesave mund të shihet këtu
Konferencë Shkencore
Në datat 2-3 prill 2015 u mbajt në Ulqin të Malit të Zi Konferenca VII Shkencore
Ndërkombëtare me temë: “POST- CONFLICT IN THE BALKANS – PEACE BUILDING
AND BALKAN INTEGRATION INTO THE EU AND NATO”, organizuar nga
“INSTITUTI PËR KËRKIME SHKENCORE DHE ZHVILLIM” në bashkëpunim me Bashkinë
e Ulqinit.
Konferenca i zhvilloi punimet në dy panele kryesore:
Në konferencë u paraqitën rreth 150 punime në të dy panelet. Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan S. Noli” , u përfaqësua me disa punime të pedagogëve, nga departamente të ndryshme:
1-Alda Jashari; Erinda Papa; Vasilika Pojani – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
The Critical and Creative Thinking or the Teaching Philosophy of the Future
2-Alma Karasaliu – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
The Analytical approach of stylistic features in writings of the author Jonathan Swift
3-Arjan Kamburi; Ilia Bello – Departamenti i Edukimit
Ilirjana Nase –Psikologe shkollore, Drejtoria Arsimore Rajonale – Korçë
The comprehensive Education. Case study on the phenomenon of the Micro-Separation as a
consequence of Poor inclusion in regular schools
4-Benita Stavre; Suela Koça; Pavllo Cicko – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
The culture of Quality: The next challenge for the Integration of the Albanian Higher Education in the European Standards Framework
5-Fabiola Kadi – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Aesthetics of Poetry Work with profanity and its Study Values
6-Lindita Kaçani; Juliana Çyfeku – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Retrospect on the Importance of vocabulary in Methods of Foreign Language Learning
7-Olger Brame – Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë
Pranvera Brame – Mësuese e Arsimit Fillor, DAR Korçë
The new curriculum context and the curriculum of the Albanian Language in primary Education
8-Dorela Kaçauni; Lorena Robo – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
The role of Age in Early Foreign Language Acquisition
9- Eriola Qafzezi – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Translation Problems Analysis: A useful tool in enchancing communicative language
competences among Albanian students
10-Albina Pajo – Departamenti i Edukimit
A look at the use of the name concept, its types in the Albanian education language textbooks
Punimet e plota të pjesëmarrësve u botuan në Buletinin Shkencor të Institutit për Kërkime
Shkencore dhe Zhvillim, Nr. 7, Vëllimi 1, viti 2015: ISSN 1800-9794; COBISS.CG-ID
20586256- Ulcinj- Montenegro
Konferencë Shkencore
Në datat 25 dhe 26 mars 2015 në Universitetin “Fan S. Noli”, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, me mbështetjen e bashkisë së qytetit të Korçës, u organizua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës së Thimi Mitkos në 195-vjetorin e lindjes.
Ky tubim shkencor u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Aristoteli” të Selanikut (Greqi), Universitetin e Kalabrisë (Itali), Universitetin e Palermos (Itali), Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë (QSA, Tiranë). Në të morën pjesë me kumtimet e tyre rreth 82 pedagogë dhe studiues nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nga Fakulteti i Histori-Filologjisë (Universiteti i Tiranës), nga Qendra e Studimeve Albanologjike (Tiranë), nga Universiteti i Elbasanit, i Shkodrës, i Gjirokastrës, i Durrësit, nga Fakulteti i Edukimit (Universiteti i Prishtinës), nga Universiteti i Shkupit (Maqedoni), Universiteti i Evropës Juglindore i Tetovës (Maqedoni), nga Universiteti Shtetëror i Tetovës (Maqedoni), Instituti Albanologjik i Prishtinës (Kosovë), Instituti i Folklorit Shkup (Maqedoni), Universiteti i Gjilanit (Kosovë), Universiteti i Gjakovës (Kosovë), Universiteti “Adam Mickieviç”-Instituti i Filologjisë Sllave në Poznanj (Poloni), Universiteti i Strugës (Maqedoni) etj.
Ishte dëshira e kahershme e pedagogëve, çka bëri që Këshilli i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, të vendosë për të zhvilluar një veprimtari të tillë shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Thimi Mitkos me rastin e 195-vjetorit të lindjes, këtij personaliteti të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që u lind në Korçë, por me veprën e tij ai nuk i përket vetëm Korçës, por mbarë kombit shqiptar dhe më gjerë, si një akt nderimi për vlerësimin e figurave të shquara historike të qytetit të Korçës, që realizon njëherësh edhe dëshirën e shumë qytetarëve korçarë.
Kjo veprimtari mori përmasa të tjera falë përkrahjes së pedagogëve dhe studiuesve nga shumë institucione të larta shkencore dhe arsimore brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe të referuesve kryesorë: Akad. Jorgo Bulo, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akad. Francesko Altimari dhe Prof. Matteo Mandalá, prof. Anton Berisha nga Universiteti i Kozencës, Prof. Dhori Q. Qirjazi nga Universiteti i Selanikut, i cili me botimin e tij të vyer të veprës leksikografike të Thimi Mitkos, vuri një gur themeli në përmendoren e këtij atdhetari të madh.
Pas fjalës së hapjes nga dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë Prof. dr. Ali Jashari, punimet e konferencës i përshëndeti rektori i Universitetit prof. Gjergji Mero, kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës z. Sotiraq Filo dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut prof. Irena Nikaj.
Në emër të Këshillit të Bashkisë së qytetit të Korçës, zoti Erion Nexhipi u dhuroi të afërmve të familjes titullin “Qytetar Nderi”.
Konferenca i zhvilloi punimet në dy ditë. Në seancën plenare, të zhvilluar gjatë ditës së parë, referuan akad. Jorgo Bulo me kumtesën Vepra e Thimi Mitkos për rindërtimin e identitetit kombëtar, prof. dr. Valter Memisha, me kumtesën Thimi Mitkoja për shqipen përmes dosjeve për të, në arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, prof. Dhori Q. Qirjazi, me kumtesën Një motërzim i panjohur i “Bletës shqiptare” (Athinë, 1875) si pikënisje për botimin e plotë të “Bletëve” të Thimi Mitkos, prof.as.dr. Elona Biba-Çeçe , me kumtesën Botimi i veprës leksikografike të Thimi Mitkos nga prof. Dhori Qirjazi-një akt shkencor dhe atdhetar.
Gjatë ditës së dytë konferenca i zhvilloi punimet të ndara në sesione, përkatësisht në sesionet e gjuhësisë, etnofolklorit, historisë dhe kulturës. Si veprimtaria e parë me përmasa të tilla, në këtë konferencë u sollën trajtesa të spikatura shkencore, për të ndriçuar edhe më mirë dhe më thellë jetën dhe veprën e Thimi Mitkos, ku mund të përmenden kumtimet në fushën e leksikut e leksikografisë, etimologjisë, përdorimit të huazimeve dhe pastrimit të shqipes nga fjalët e huaja, çështje të sintaksës, morfologjisë e dialektologjisë në veprën e Thimi Mitkos, aspekte etnolinguistike dhe sociolinguistike, letërkëmbimi i Mitkos, çështje të folklorit shqiptar, ndihmesa të Mitkos në historinë dhe kulturën shqiptare, sidomos gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare etj.
Të gjithë pjesëmarrësit morën në dorë dhe botimin e plotë të akteve të konferencës të përgatitur paraprakisht si dhe certifikatën e pjesëmarrjes në këtë tubim shkencor. Punimet e konferencës u përcollën edhe në mediat televizive lokale e kombëtare.
Viti 2014
Shfaq/shkarko përmbajtjen e plotë
Shfaq/shkarko përmbajtjen e plotë
Viti 2013
Viti 2012
Viti 2011
Viti 2010
Viti 2009
Viti 2008