Programi SUSI për STUDENTËT është një program intensiv akademik afatshkurtër, qëllimi i të cilit është t’u sigurojë studentëve në universitet njohje më të zgjeruar të Shteteve të Bashkuara, duke rritur njëkohësisht aftësitë drejtuese tek këta të fundit.
Kandidatët e interesuar duhet të jenë nga fushat e gazetarisë, gjeografisë, shkencave të natyrës.
Programet do të jenë të fokusuara në fushat e gazetarisë/ media dhe çështjeve të mjedisit.
Kandidatët e interesuar për këtë program duhet:
- Të jenë të aftë në gjuhën angleze;
- Të jenë midis moshë 18 dhe 25 vjeç;
- Të kenë të paktën një semestër të mbetur nga studimet e tyre universitare, dhe për këtë arsye të jenë të përkushtuar për t’u kthyer në universitetet e tyre në vijim të përfundimit të programit;
- Të demonstrojnë aftësi të forta lidershipi në aktivitetet e tyre universitare dhe komunitare;
- Të tregojnë një interes për të mësuar rreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës;
- Të kenë një nivel të lartë të qëndrueshëm të arritjeve akademike, siç tregohet nga notat, çmimet dhe rekomandimet e stafit akademik;
- Të jenë të gatshëm për të marrë pjesë plotësisht në një program intensiv akademik, të jetë të gatshëm për shërbim në komunitet si edhe të kryejnë udhëtime arsimore;
- Të jenë të gatshëm me jetën në kampus, të jenë të përgatitur për të ndarë mjedisin e akomodimit dhe në gjendje të bashkëveprojnë përmes praktikave kulturore dhe sociale të ndryshme nga ato të vendit të tyre.
KUJDES: Studentët e vitit të parë dhe të dytë bachelor janë më të përshtatshmit për këtë program.
Afati i fundit i aplikimeve: 12 nentor 2023
Për më shumë informacioni klikoni linkun: https://al.usembassy.gov/the-study-of-the-u-s-institutes-susi-for-student-leaders/
Të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit: