Në Universitetin “Fan S. Noli”, stafi akademik vazhdimisht kualifikohet me grada e tituj shkencore si: “Profesor”, “Profesor i Asociuar”, “Doktor i Shkencave” etj., duke çuar në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe hulumtimit në Universitet. Përvoja përmbi gjysmëshekullore edukative, stafi akademik i pajisur me grada e titujt të lartë shencorë, si dhe infrastruktura bashkëkohore ka bërë që Universiteti “Fan S. Noli” të ofrojë një mësimdhënie edhe më të avancuar, hulumtim më të thellë dhe këshillim më të specializuar për studentët duke i mirëpërgatitur për tregun e punës. Universiteti “Fan S. Noli” me standarde të larta akademike dhe programe studimi në përshtatje me tregun e punës krijojn një mjedis akademik të pasur dhe dinamik, që kontribuon në zhvillimin e gjithanshëm të studentëve dhe të shoqërisë në tërësi përmes inovacionit dhe zhvillimit të teknologjive të reja. ËSHTË KY ZHVILLIM SIGURIA DHE GARANCIA QË UNIVERSITETI DO TË VAZHDOJË TË JETË NJË QENDËR E RËNDËSISHME E ARSIMIT DHE KËRKIMIT NË RAJONIN E KORÇËS DHE MË GJERË!