Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Qendra te Formimit te Vazhduar ne FSHNH

Qendra te Formimit te Vazhduar ne FSHNH

       Mbështetur në udhëzimet e MASH, Urdhër nr. 110, dt. 09.03.2011 për: “Nevojat për Trajnimin e Mësuesve dhe Drejtuesve të Arsimit Parauniversitar”, pranë  Fakultetit të Shkencave të  Natyrës dhe  Shkencave Humane, u çel në këtë vit akademik Qendra e Ekselencës FSHNH.         

       Kjo qendër  ka si mision të vetin, formimin cilësor të specialistëve në fushat përkatëse dhe promovimin e kërkimit shkencor në shkencat e natyrës dhe ato humane. Ajo funksionon  si njësi trajnuese dhe kërkimore në fushën e Didaktikës së Shkencave, e çertifikuar dhe akredituar nga MASH. 

Qendra e Ekselencës  zhvillon një aktivitet të gjerë trajnues për mësuesit në detyrë duke ofruar programe trajnimi për mësuesit në shërbim në Rajonin e Korcës dhe më gjerë, në fushat e:

  1. Shkencave sociale: Filozofi, Sociologji;
  2. Shkencave natyrore: Matematikë, Fizikë, Informatikë, Biologji, Kimi,

    Këto programe trajnimi, të oganizuara në 17 module, synojnë zhvillimin e shprehive në mësimdhënie, të praktikave mësimore, si dhe të aftësive të drejtimit për personelin në detyrë.

      Qendra e Ekselencës e FSHNH funksionon në mjediset e reja dhe të rikonstruktuara të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, me një infrastrukturë moderne mësimore dhe laboratorike, të përshtatshme për veprimtaritë kualifikuese.