Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

QENDRA E EKSELENCËS PËR FORMIMIN E VAZHDUAR

UDHËZUES PËR REGJISTRIMIN E MËSUESVE NË PORTALIN E TRAJNIMEVE

VENDIM PËR AKREDITIMIN E MODULEVE TË TRAJNIMIT

QENDRA E EKSELENCËS “FEF”

Qendra e Ekselencës “FEF” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë ka për qëllim zhvillimin e veprimtarive të trajnimit dhe të kualifikimit të mësuesve. Veprimtaria e kësaj qendre përqendrohet në zhvillimin e shprehive të mësimdhënies dhe inovacionit në edukim, në mënyrat dhe praktikat e zhvillimit profesional të mësuesve, në rikonceptualizimin e partneritetit me shkollën etj.

Ajo është institucioni qendror për kualifikimin e personelit pedagogjik në shkollat e rajonit të Korçës dhe më gjerë. Qendra e Ekselencës “FEF” siguron një bashkëpunim të vazhdueshëm me Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe me Zyrat Arsimore në rrethe Ajo ofron programe trajnimi në rreth 8 profile të mësuesve në shërbim, programe që mbështesin dhe sigurojnë rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përsosjes së saj, si dhe aplikime të risive në fushën e mësimdhënies.

Qendra e Ekselencës “FEF” e ka selinë në Fakultetit e Edukimit dhe Filologjisë (auditori 334, kati i tretë) dhe ka një infrastrukturë moderne për kualifikimin e mësuesve. Qendra e Ekselencës “FEF” ka një koordinator (përgjegjës), pedagog, si dhe lektorë (pedagogë të kualifikuar dhe me përvojë mësimdhënieje), nga departamentet e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, sipas profileve që mbulojnë

Qendra e Ekselencës “FEF”, prej vitit akademik 2013-2014, ka organizuar trajnimin e mësuesve në shërbim në gjashtë sesione të përvitshme në gjithë rajonin e Korçës, të shpërndara gjatë periudhës nëntor  – prill. 

Për çdo vit mësimor qendra harton guidën e saj , të cilën ua dërgon të gjithë shkollave të qarkut, në mënyrë elektronike dhe të printuar (broshurë).

Në  vitin akademik 2013-2014, pranë kësaj qendre u  certifikuan 736 mësues, ndërsa për vitin shkollor 2014-2015, u certifikuan 628 mësues (në total 1364 mësues gjithsej).

Qendra e Ekselencës “FEF” ka një infrastrukturë të përshtatshme për trajnimin e mësuesve dhe një bibliotekë të specializuar për këtë qëllim me 210 tituj me rreth 960 libra. Qendra zhvillon veprimtaritë kualifikuese edhe në mjedise të tjera, si në Bibliotekën e Fakultetit, në sallën e Internetit, në Laboratorin e Gjuhëve të Huaja etj.
 

QENDRA E EKSELENCËS “FSHNH”

Mbështetur në udhëzimet e MASH, Urdhër nr. 110, dt. 09.03.2011 për: “Nevojat për Trajnimin e Mësuesve dhe Drejtuesve të Arsimit Parauniversitar”, pranë  Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe  Shkencave Humane, u çel në këtë vit akademik Qendra e Ekselencës FSHNH.

Kjo qendër  ka si mision të vetin, formimin cilësor të specialistëve në fushat përkatëse dhe promovimin e kërkimit shkencor në shkencat e natyrës dhe ato humane. Ajo funksionon  si njësi trajnuese dhe kërkimore në fushën e Didaktikës së Shkencave, e certifikuar dhe akredituar nga MASH.

Qendra e Ekselencës  zhvillon një aktivitet të gjerë trajnues për mësuesit në detyrë duke ofruar programe trajnimi për mësuesit në shërbim në Rajonin e Korçës dhe më gjerë, në fushat e:

Shkencave sociale: Filozofi, Sociologji;

Shkencave natyrore: Matematikë, Fizikë, Informatikë, Biologji, Kimi,

    Këto programe trajnimi, të organizuara në 17 module, synojnë zhvillimin e shprehive në mësimdhënie, të praktikave mësimore, si dhe të aftësive të drejtimit për personelin në detyrë.

Qendra e Ekselencës e FSHNH funksionon në mjediset e reja dhe të rikonstruktuara të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, me një infrastrukturë moderne mësimore dhe laboratorike, të përshtatshme për veprimtaritë kualifikuese.

 

 

 

 

 

 

 

 

      

Në kuadër të projekteve të përbashkëta, Qendra e Ekselencës pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë ka realizuar një sërë projektesh trajnimi. Në bashkëpunim me Save the Children, MEDPAK dhe Cooperazione Italiana allo Sviluppo, në periudhën Mars – Maj  2015, Qendra e Ekselencës “FEF”, u përzgjodh për të zhvilluar sesione trajnimi në 7 rajone të Shqipërisë, me mësues të arsimit parauniversitar në fushën e arsimit gjithëpërfshirës dhe vështirësive në të nxënë, në shkolla që mbulohen nga ky projekt. Gjatë kësaj periudhe u trajnuan dhe certifikuan 420 mësues, përkatësisht 60 mësues për çdo rajon: Korçë, Gjirokastër,  Durrës, Vlorë, Elbasan,  Peshkopi, Burrel.

Për periudhën shtator 2015 – prill 2016, në bashkëpunim me MEDPAK dhe  World Vision, u realizua trajnimi i mësuesve në disa rajone, në shkollat e projektit , përkatësisht : Tropojë, Kukës, Tiranë, Vlorë, Korçë, ku morrën trajnim dhe u certifikuan rreth 220 mësues të tjerë.

Në vazhdimësi, gjatë vitit 2016, në periudhën prill -shtator, nëpërmjet një projekti të MAS-it, në bashkëpunim me Save the Children, Cooperazione Italiana allo Sviluppo dhe MEDPAK, u realizua trajnimi dhe certifikimi i të gjithë mësuesve ndihmës të Shqipërisë, në përputhje me Udhëzimin Nr. 38, dt. 7.10.2014 të MAS-it, si dhe një pjese të punonjësve të shërbimit psiko-social pranë DAR/ZA-ve. Ky projekt mundësoi  trajnimin e rreth 200 mësuesve dhe specialistëve, të realizuar në tre qendra: Vlorë, Elbasan  dhe Tiranë. Synohet që në të ardhmen kjo njësi të shndërrohet në një qendër  trajnimi dhe formimi të vazhduar për mësuesit  dhe drejtuesit me një status kombëtar.

  


KONTAKT

Msc. Olger Brame – Përgjegjës i Qendrës së Ekselencës “FEF”

email: olgerbrame@yahoo.com