Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Bashkëpunimi

Universiteti i Korçës “Fan S. Noli” ka siguruar lidhje të ngushta bashkëpunimi me universitete, institucione dhe organizata të ndryshme. Ai është pjesë e një sërë marrëveshjesh dhe projektesh bashkëpunimi.

A – Universiteti i Korçës gjatë këtij viti akademik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadrin e Projektit BASILEUS, me 20 universitete, 8 universitete të BE-së dhe 12 universitete të rajonit të Ballkanit.

Të gjithë këto universitete janë partnerë në projektin Basileu me temë: "Skema Akademike e Ballkanit për Ndërkombëtarizimin e të Mësuarit "së bashku me Universitetet Evropiane me një vlerë totale prej më shumë se 5 milion Euro dhe me një kohëzgjatje prej 3 vjet .

Universiteti ynë së bashku me atë të Shkodrës do të përfitojnë 50 bursa të ndara si më poshtë:

  1. 12 bursa shkëmbim studentesh me nga 10 muaj secila
  2. 4 bursa studentesh për master ose 40 muaj në total
  3. 2 bursa studenti me nga 10 muaj për doktoraturë
  4. 2 bursa nga 10 muaj për post doktorature
  5. 18 bursa një mujore për shkëmbim përvoje dhe pune kërkimore të stafit akademik.

Po nga ky projekt do të përfitojnë dhe 10 bursa masteri për ata studente që kanë mbaruar Universitetin e Korçës, baras me 104 muaj bursë në total, 2 bursa për doktoraturë ose 40 muaj bursë dhe 2 bursa për post doktoraturë e barabartë me 20 muaj bursë.

Këtu përfitojnë edhe 10 bursa, ata studentë shqiptarë që për arsye të ndryshme janë duke ndjekur shkollat e vendeve të BE-së. Aktualisht për vitin akademik 2008-2009 kanë aplikuar gjithsej 48 persona dhe kanë përfituar bursa 10, 22 dhe një mujore 27 studentë dhe anëtarë të stafit akademik që llogariten në 82 muaj ose 91 mijë Euro vetëm për Universitetin e Korçës.

B – Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh Universiteti "Fan S. Noli" ka nënshshkruar marrëveshje me Universitetin e Bllagoevgradit, TEI-n e Kozanit dhe është në përfundim të nënshkrimit të një marrëveshje dypalëshe me Universitetin e Padovës, me një spektër shumë të gjerë, duke përfshirë tre departamente të Fakultetit të Mësuesisë, dy departamente të Bujqësisë dhe një department të Infermierisë.

C – Universiteti "Fan S. Noli" është partner me Universitetin Bujqësor të Tiranës në një projekt me Universitetin e Barit, Itali.

D – Universiteti "Fan S. Noli"  ka nënshkruar  marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tergovishtes, Rumani

  • U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis  Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe  Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës

Universiteti i Korçës dhe Universiteti i Evropës Juglindore i Tetovës, në përshtatje me synimet e përbashkëta për të zhvilluar miqësinë, besimin dhe bashkëpunimin midis tyre dhe me qëllimet e përbashkëta në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, kanë rënë dakord për parimet kryesore të bashkëpunimit.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është vendosja e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe shkencës midis Universitetit të Korçës dhe Universitetit të Evropës Juglindore të Tetovës në fushat me interes të ndërsjelltë.

Për realizimin e këtyre objektivave dy Universitetet bien dakord:

  1. të nxisin shkëmbimin e stafit akademik, të studentëve të kurseve të larta dhe të pasuniversitarëve;
  2. të nxisin vendosjen e bashkëpunimit shkencor në fushat e interesave të ndërsjellëta;
  3. të japin ndihmë të përbashkët në rritjen e kualifikimeve shkencore të stafit akademik;
  4. të nxisin shkëmbimin e botimeve dhe të materialeve në fushën e kërkimeve shkencore;
  5. të shkëmbejnë përvojat e tyre në zhvillimin e metodave dhe teknikave bashkekohore mësimore;
  6. të organizojnë simpoziume të përbashkëta dypalëshe, takime pune dhe konferenca;

të realizojnë, në funksion të mundësive dhe interesave reciproke, programe kërkimore dhe projekte të përbashkëta

  • Në datën 04.05.2010 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis  Universitetit Shtetëror  të Tetovës, të përfaqësuar nga Rektori , Prof. dr. AGRON REKA, dhe    Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës të përfaqësuar nga Rektori, Prof.as.dr. GJERGJI MERO.

Kjo marrëveshje është e vlefshme për një periudhë 3 vjeçare dhe synon të lehtësojë dhe të promovojë shkëmbimet kulturore dhe edukative midis Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit “Fan S. Noli” të Korcës, Shqipëri, në fushat e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor  për çështje të përbashkëta, si edhe do të promovojë veçanërisht zhvillimin e programeve të përbashkëta në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Aktualisht, marrëveshja do të përfshijë fushat e mëposhtme:
1- Mësuesi
2-Administrim Biznesi
3-Bujqësi
4-Finance dhe Turisem
5-Marketing dhe Menaxhim
6-Infermieri
Mund të shtohen dhe disiplina të tjera me marrëveshje dypalëshe midis palëve kontraktuese.

•U ZHVILLUA KONGRESI III I RRJETIT TË UNIVERSITETEVE TË BALLKANIT

Më 7 dhe 8 maj 2010, në Universitetin e Trakisë, qyteti i Edirnesë në Turqi, u zhvillua Kongresi III i Rrjetit të Universiteteve të Ballkanit.

Në këtë Kongres merrnin pjesë rektorë dhe autoritete të tjera nga të gjitha universitetet e Ballkanit.

Nga Universiteti i Korçës morën pjesë zëvendësrektori i Universitetit, prof. dr. Ali Jashari dhe msc. Adrian Çërava.

Përfaqësuesit e Universitetit të Korçës u pritën në një takim të veçantë nga Rektori i Universitetit të Trakias, njëherësh dhe president i Kongresit, prof. dr.Enver Duran.

Në seancën e dytë të Kongresit u lexua kumtesa e prof. as. dr. Gjergji Mero, Rektor i Universitetit të Korçës, me temë: “The Estabilshment of Higher Education Over Through Cooperation in National, Regional and Europian Level”.

Gjatë ditëve të Kongresit, prof. dr. Ali Jashari u takua dhe bisedoi me përfaqësues të ndryshëm të Universiteteve të Ballkanit për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh në fusha me interes të përbashkët.

Kongresi  IV i Rrjetit të Universiteteve të Ballkanit do të zhvillohet në maj 2011, në Tiranë, president i të cilit u zgjodh prof. dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës.

• Me ftesë të Rektorit të Universitetit të Korçës, prof. as. dr. Gjergji Mero,  në datat 10 dhe 11 nëntor 2009, bëri një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, profesor Ivan Petkov, zëvendësrektor i Universitetit “SV. Kilment Ohridski” të Sofjes.

Gjatë qëndrimit në këtë Universitet, profesor Petkov u prit në një takim të veçantë nga rektori i Universitetit, prof. as. dr. Gjergji Mero. Më pas profesor Petkov zhvilloi bisedime me anëtarë të Rektoratit të Universitetit dhe të Senatit, ku u shprehën ide dhe u bënë propozime për konkretizimin e mëtejshëm të Marrëveshjes midis dy universiteteve, si në fushën e zhvillimit të programeve të studimit të ciklit të tretë, për organizimin e konferencave të përbashkëta shkencore, botimeve të ndryshme, shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve etj. Në këtë takim u vendos që konkretizimi i këtyre veprimtarive me interes të ndërsjelltë të bëhet me grupe ekspertësh të dy universiteteve në fushat përkatëse.

• MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT  VALAHIA TË  TARGOVISTE (ROMANIA) DHE  UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”  TË  KORÇËS (ALBANIA)

Nënshkrimi i Marrëveshjes  së Bashkëpunimit midis  Universitetit Valahia tëTargovishte, të përfaqësuar nga Rektori, Prof. dr. Ion Cucui, dhe Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës të përfaqësuar nga Rektori, Prof.as.dr. Gjergji Mero.

Kjo marrëveshje synon të lehtësojë dhe të promovojë shkëmbimet kulturore dhe edukative midis Universitetit Valahia të Targovishtes, Rumani dhe Universitetit “Fan S. Noli” të Korcës, Shqipëri, në fushat e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor  për çështje të përbashkëta, si edhe do të promovojë vecanërisht zhvillimin e programeve të përbashkëta në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Aktualisht, marreveshja do të përfshijë fushat e mëposhtme:

1- Mësuesi

2-Administrim Biznesi

3-Bujqësi

Mund të shtohen dhe disiplina të tjera me marrëveshje dypalëshe midis palëve kontraktuese.

Për secilin Universitet do të ngarkohet një person i cili do të monitorojë zhvillimin e programeve të përbashkëta

Duke pasur parasysh mjetet financiare që ka në dispozicion çdo universitet, dhe mbi bazën e programeve të ndryshme që mund të ndërmerren gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit, palët kanë rënë dakord që të shkëmbejnë staf pedagogësh, kërkues shkencorë, studentë dhe anëtarë të stafit teknik në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje.

Kjo marrëveshje është e vlefshme për një periudhë tre vjecare dhe do të skadojë me 11/06/2012.