Bazuar në Ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 57, pika 2, Statutin, si dhe në Rregulloren e universitetit, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme (të jashtëm), për vitin akademik 2023-2024, për të gjitha programet e studimit, që ofrojnë fakultetet e universitetit tonë.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
Kandidatët preferohen të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm: a- Kërkesë për aplikim për vendin e punës; b- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); c- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; d- Fotokopje të diplomave dhe listave të notave të noterizuara;
i- Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit;
Diplomat, certifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me vërtetimin e njohjes dhe njësimit nga MAS, sipas përcaktimit të ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015, neni 92, pika 3.
Dokumentet do të dërgohen në rrugë postare, në adresën: Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, Shëtitorja
“Rilindasit”.
Dokumentet do të dorëzohen brenda 10 ditëve kalendarike nga e nesërmja e publikimit të njoftimit nga Agjensia e Prokurimit Publik.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.