Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BIBLIOTEKA

FAKULTETI I BUJQËSISË

RRETH NESH

Duke ju uruar mirëseardhjen gjithë vizitoreve në faqen zyrtare të bibliotekës së universitetit tonë, dëshirojmë tju japim një paraqitje të shkurtër rreth bibliotekave të Universitetit “Fan S. Noli”. Biblioteka e UNIKO është krijuar me themelimin e Universitetit “Fan S.Noli” më 1971. Që prej asaj kohe, biblioteka e UNIKO po ndërton koleksionin e saj të shtypur, por edhe elektronik, me qëllim ndihmesën e procesit mësimor, programeve akademike, si dhe kërkimeve shkencore që zhvillohen prej këtij Universiteti. Biblioteka e UNIKO përbëhet nga 4 biblioteka të fakulteteve, si dhe një qendrore: të gjitha asistohen nga një departament teknik.

Biblioteka ofron shërbimet e saj në Fakultetin e Bujqësisë, i cili përfshin departamentet akademike të mëposhtme:

Departmenti i Agronomisë, Departmenti i Agroushqimit, Departmenti i Agrobiznesit.

Biblioteka ka një fond prej 2210 librave dhe revistave, me rreth 1479 tituj, në shërbim të studentëve dhe profesorëve të këtij fakulteti. Rreth 670 libra dhe revista nga biblioteka, janë në gjuhë të huaj (kryesisht anglisht, frëngjisht dhe italisht) dhe rreth 1540 në gjuhën shqipe.

Librat, gazetat dhe çdo burim tjetër janë klasifikuar në përputhje me departamentet përkatëse si dhe me fushat e studimit. Kjo bibliotekë ofron libra nga fusha të ndryshme, më së shumti libra shkencorë.

Në përgjithësi, librat i përkasin fushave : bujqësi, blegtori, ekonomi, teza të kërkimit shkencor, dizertacione, revista, gazeta, buletine shkencore, etj.

Kjo bibliotekë menaxhohet prej një punonjësi të trajnuar për të përmbushur gjithë përgjegjësitë që i takojnë.

Biblioteka iu ofron përdoruesve shërbimet e mëposhtme:

qarkullimi i librit, shërbimi i rezervimit të librit, shërbimi i references, orientimi dhe shërbimi udhëzues bibliografik për të udhëzuar studentët se si të përdorin burimet e informacionit të disponueshme në bibliotekë, shërbimin e fotokopjimit.
Biblioteka ka në koleksionet e saj burimet e informacionit në format të printuar dhe digjital si më poshtë:

Biblioteka është abonuar në 11 baza të dhënash elektronike, si bibliografi ashtu dhe tekst i plotë, të përqëndruara së tepërmi në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.



Copyright © Universiteti "Fan S. Noli", Korçë, 2020
Politikat e privatësisë | Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave personale