Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Universiteti i Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit shpall thirrjen për aplikime për Programin veror

“Një përmbledhje e Kinës moderne dhe Zhvillimi i qytetit” (2023)

  • PROGRAMI  

Programi “Një përmbledhje e Kinës moderne dhe Zhvillimi i qytetit” ofron për studentët ndërkombëtarë një qasje panoramike të Kinës moderne duke përfshirë arritjet dhe zhvillimin e Kinës. Ky program ofron një model tjetër të të mësuarit të llojit “leksione + vizita” që kombinon të mësuarit në klasë dhe  praktikën e kryer gjatë internship-it.

KRITERET PËR APLIKIM

Aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Të jenë të moshës 22-50 vjeç
  • Të jenë studentë, mësues, zyrtarë etj..
  • Të kenë një diplomë në studimet Bachelor ose Master (opsionale)
  • Të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente më një minimum pikësh: TOEFL (PTB) 550, TOEFL (IBT) 80, IELTS (6.0) *Studentët e regjistruar në programet e studimit, të cilat zhvillohen në gjuhën angleze janë të përjashtuar nga detyrimi për të dhënë testin e gjuhës së huaj.

DOKUMENTE PËR APLIKIM:

  • Fotokopje e pasaportës
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Listë notash
  • Diplomë universitare (nëse ka)

TARIFAT E PROGRAMIT: akomodimi, tarifa e studimit dhe shpenzime të tjera të vizitave brenda programit janë të mbulura financiarisht nga universitetet partnere. Shpenzimet e tjera, si shpenzimet e jetesës, tarifat e vizave dhe shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje, do të mbulohen nga vetë pjesëmarrësit.

PERIUDHA: 6 gusht 2023 – 18 gusht 2023

AFATI I APLIKIMIT:  5 korrik 2023

Për më shumë informacion, të interesuarit mund të interesohen pranë zyrës Marrëdhënieve me Jashtë:

Godina e Rektoratit, Kati II.

Specialiste: Erjona Asabella

Email: easabella@unkorce.edu.al