HISTORIKU DHE OBJEKTIVAT E FAKULTETIT EKONOMIK
Fakulteti ekonomik u hap në vitin 1992 dhe studentët e parë u diplomuan në vitin 1996. Kalimi i ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu e bënë të domosdoshëm krijimin e një Fakulteti të tillë i cili të ofronte njohuritë teorike dhe shprehitë aplikative të nevojshme për të kuptuar dhe implementuar funksionimin e ekonomisë.
Fakulteti i ekonomikut ne vitin akademik 2015-2016 ofron diploma në katër programe studimi si vijon :
Fakulteti Ekonomik ka dhe filialin e tij ne qytetin e Pogradecit ku vazhdon programi i studimit Administrim Biznesi në Turizëm. Në secilin Program Studimi jepen njohuri fondamentale dhe bashkëkohore lidhur me funksionimin e ekonomisë së tregut.Disa prej disiplinave që zhvillohen në këto Programe Studimi janë:
Ekonomiks, Makro dhe Mikroekonomi, Bazat e biznesit, Marketingut, Menaxhimit dhe Turizmit, Matematikë, Informatikë, Bazat e financës, Kontabilitet financiar, Drejtimi financiar, Kompjuterizimi financiar, Teoritë e drejtimit dhe organizimit, Ekonomiks ndërkombëtar, Marketing ndërkombëtar, Financë ndërkombëtar, Prodhim dhe shpërndarja e produktit turistik, Hotelet dhe drejtimi i tyre,etj.Disa nga disiplinat e përmendura janë të përbashkëta për të gjitha Programet e Studimit të Fakultetit Ekonomik.
BASHKËPUNIMI KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR
Fakulteti i Ekonomise mban lidhje me Fakultete,Universitete të tjera, si dhe me Institucione Studimore, Kërkimore e Shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Brenda vendit përmendim marrëdhëniet e komunikimit dhe bashkëpunimit me Institucionet e përmendura më sipër në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan Gjirokastër etj.Vlen të përmendet partneriteti i Fakultetit të Ekonomisë, Korçë në projekte ndërkombëtare me universitete dhe fakultetet homologe jashtë Shqipërisë si në USA,Francë,Germani,Itali, Maqedoni, Greqi (TEI Selanik, Kozan, Follorinë), Bullgari (Universiteti i Sofies,Bllagoegradit) etj.
Përmendim projektet TEMPUS,BASILEUS,NEDMED,CROSS BORDER STUDIES etj. Organizimi i Konferencave Shkencore nga Fakulteti i Ekonomisë ka shërbyer si një auditor i prezantimit dhe debatit të mendimit shkencor të studjuesve dhe ekspertëve të ekonomisë nga vendi dhe bota për çështje me interes universal.
Për vitin akademik 2014-2015 në Fakultetin Ekonomik vazhdojnë programet e studimit Master :
1. MASTER PROFESIONAL NE ADMINISTRIM BIZNESI
2. MASTER PROFESIONAL NË FINANCË-KONTABILITET
3. MASTER PROFESIONAL NË MARKETING
4. MASTER PROFESIONAL NË TURIZËM
si dhe
5. MASTER I SHKENCAVE në "ADMINISTRIM BIZNESI NË TURIZËM DHE MIKPRITJE "
6. MASTER I SHKENCAVE në " FINANCË "
INFORMACION
Prof.as.dr Frederik Cucllari
Nr.Tel: ++355 822 42201
e-mail: fcucllari@unkorce.edu.al
e-mail: fcucllari@yahoo.com
Nr.Tel: ++355 822 42201
K/Sekretare: Xhensila Kristo
e-mail: xkristo@unkorce.edu.al
Sekretare: Adelina Çifligu
e-mail: acifligu@unkorce.edu.al