Ambasadori Francez në Tiranë Z. Bernard Fitoussi, vizitoi Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës ditën e hënë datë 10/11/2014. Rektori i Universitetit Prof.as.dr. Gjergji Mero falenderoi zotin Ambasador për vizitën njohëse dhe mbështetjen, shprehu mirënjohjen e tij ndaj Ambasadës Franceze që do të jetë mbështetëse e iniciativave të universitetit për shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve dhe e bashkëpunimeve të mëtejshme për të shkëmbyer ide dhe mendime për të përfituar nga përvoja e universiteteve Franzeve. Prof.as.dr. Gjergji Mero e njohu zotin Ambasador me programet e studimit dhe numrin e studentëve të universitetit duke u shprehur se shpreson në një bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen me Ambasaden Franceze në realizimin e projekteve të ndryshme në fushën e arsimit dhe të shkencës sidomos në zgjerimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit për bursa studimi. Ambasadori u shpreh se objektivi i tij i parë në Shqipëri është të rritë sa më shumë numrin e studentëve shqiptarë që vazhdojnë studimet në Francë dhe me Korçën kjo është e mundur për shkak të traditës që ajo ka në kulturën dhe gjuhën Franceze. Ai u shpreh për bashkëpunim në fusha të ndryshme ne te ardhmen dhe për nje marrëveshje konkrete gjatë muajve në vazhdim.