Zyra e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional koordinon zbatimin e parimet themelore mbi mënyrën se si funksionon struktura e cilësisë në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë, duke filluar që nga niveli bazë i infrastrukturës institucionale dhe deri te menaxhimi i burimeve njerëzore. elementet baze mbi te cilat mbështetet aktiviteti i kesaj zyre janë:
1. Sigurimi të cilësisë, i cili përfshin kryesisht proceset e ndërmarra nga institucioni për rritjen e standardeve.
2.Kontrolli i cilësisë, i cili mat rritjen e cilësisë dhe synon ndërmarrjen e veprimeve dhe masave të përshtatshme për përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.
Si i tillë ai i shërben mirë menaxhimit të sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë dhe mbarëvajtjes së elementëve, njësive dhe strukturave të tij përbërëse në Universitetin “Fan S. Noli”.
Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë
Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë (NJBSC) u fut në strukturën e Universitetit si një njësi e re, pas miratimit që bëri Këshilli i Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli” me Vendimin Nr.2 dt. 06.05.2008 dhe në zbatim të Nenit 59 të Ligjit “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, (i ndryshuar). Senati i Universitetit me Vendimin nr. 33 datë 17.11.2009 vendosi ngritjen e kësaj njësie si dhe përbërjen e saj. Ajo funksionon sipas kritereve të përcaktuara në Nenet 61,62 dhe 63 të Kreut VIII “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë” të STATUTIT të Universitetit “Fan S. Noli” dhe në bazë të parimeve dhe procedurave të këtij Manuali.
Funksionet kryesore të Zyrës së Kurrikulave dhe Vlerësimit institucional:
1. bën vlerësimin periodik të efikasitetit të veprimtarive mësimore, shkencore, si dhe veprimtarinë administrative dhe financiare të Universitetit.
2. ka autonomi operative dhe akses në të dhënat e Universitetit.
3. bashkëpunon me Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për probleme që lidhen me standardet, me udhëzimet për vlerësimin e brendshëm, me kualifikimin e anëtarëve të Njësisë etj.
4. informon Senatin Akademik të Universitetit, për veprimtarinë e saj, si dhe për probleme që lidhen me vlerësimin e brendshëm.
Zyra e SC-së pozicionohet në nivel qendror dhe zyra e SC-së zakonisht i raporton drejtpërdrejt ose indirekt (nëpërmjet një zëvendës rektori) Senatit Akademik të Universitetit.
Funksionet e NJBSC
NJBSC-së bashkërendon komunikimin midis strukturave të ndryshme, veçanërisht kur procesi i delegohet fakulteteve ose kur ka një proces vlerësimi që është i organizuar nga Universiteti. Ky rol bashkërendues shtrihet në njësi të tjera në Universitet kur procesi ka të bëjë me zhvillimi i personelit dhe mbledhjen/analizën e të dhënave institucionale.
NJSBC–së interpreton detyrimet kombëtare dhe evropiane të sigurimit të cilësisë, në mënyrë që t’i përshtatë ato në kontekstin institucional. Kështu, zyrtarët e SC-së garantojnë që këto detyrime kombëtare dhe evropiane të njihen dhe të përfshihen nga universiteti.
NJBSC-së monitoron duke ofruar udhëzime, duke mbledhur informacione dhe duke evidentuar probleme të cilat i përcjell në njësitë përgjegjëse për zgjidhje.
NJBSC-së administraton, organizon dhe përgatit vizita të vlerësimit të jashtëm ose fton ekspertë të jashtëm për të trajnuar stafin që merret me vlerësimin e brendshëm.
Sigurimi i cilësisë
Sigurimi i brendshëm i cilësisë
Vlerësimi i Brendshëm menaxhohet nga Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë. Ajo ka si qëllim kryesor të monitorojë aktivitetin e sigurimit të cilësisë në universitet dhe të bashkërendojë komunikimin mes tij dhe institucioneve të vlerësimit të jashtëm që përcaktojnë kriteret e cilësisë në Arsimin e Lartë Shqiptar.
Sigurimi i jashtëm i cilësisë
Vlerësimi i Jashtëm menaxhohet nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe nënkupton se vepruesi është një organizatë jashtë institucionit të arsimit të lartë, d.m.th, ndonjë agjenci e sigurimit të jashtëm të cilësisë, së cilës i është dhënë mandati nga vetë Institucioni i Arsimit të Lartë ose nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Administrimi i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
Në NJSBC-së marrin pjesë, përveç punonjësve të specializuar dhe të trajnuar, edhe përfaqësues të njësive kryesore të Universiteti dhe një përfaqësues i studentëve për çdo grup pune. Anëtarët e Njësisë për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë, përfaqësues të njësive kryesore të UK-së, si rregull duhet të kenë të paktën shkallën e kualifikimit “Master i Shkencave” dhe të jenë njohës të problemeve të arsimit të lartë. Këto grupe pune, në të cilët ka edhe një përfaqësues të studentëve, bashkërendojnë veprimtarinë e NJSBC-së në njësitë përkatëse që ata përfaqësojnë. Ata mblidhen rregullisht dhe veprimtaria e tyre pasqyrohet në dosjen e mbledhjeve të protokolluara të NJSBC-së.
NJËSITË E SIGURIMIT TË CILËSISË SIPAS FAKULTETEVE PËRKATËSE
Fakulteti i Ekonomisë:
Prof. As. Dr. Oriola Theodhori
Doc. Marinela Teneqexhi
Dr. Genci Gjançi
Studente: Junada Sulillari
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
Msc. Olger Brame
Dr. Erinda Papa
Dr. Metin Venxha
Doc. Marjela Burda
Student: Juljan Becolli
Fakulteti i Bujqësisë:
Dr. Mira Nasto
Dr. Sulltana Ajçe
MSc. Viola Prifti
Student: Vasileos Braholli
Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane:
Dr. Magdalini Vampa
MSc. Lorena Margo
MSc. Blendi Baze
Studente: Ina Kosta
Msc. Artur Prifti (Zyra e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional)