Botime ne FSHNH

Në kuadër të strategjisë së zhvillimit të tij, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, ka organizuar një tërësi veprimtarish shkencore,  të cilat janë bashkëshoqëruar edhe me botime, si më poshtë:

Sesion Shkencor në kuadrin e “Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë” kushtuar 90-vjetorit të lindjes së filozofit francez Michel Foucault, me temë: “Filozofia postmoderne e Michel Foucault ”, i zhvilluar dt.18.11.2016.  Departamenti i Shkencave Sociale pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane, në vitin e katërt të organizimit të sesioneve shkencore në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë”, vlerësoi si fushë me interes kërkimi filozofinë postmoderne. Në këtë sesion u paraqitën 12 kumtesa nga studjues dhe kërkues të departamentit si edhe nga universitete të vendit dhe të rajonit.

Konferenca e I Ndërkombëtare ˝Probleme të didaktikës në Shkencat Humane˝, 6-7 Nëntor 2015 ,Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, në bashkëpunim me, Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Filozofisë, Departamenti i Sociologjisë, Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë dhe Fakulteti  i Shkencave Sociale, Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë, organizon Konferencën e I Ndërkombëtare me temë: “Probleme të Didaktikës në Shkencat Humane”. Në këtë  konferencë u paraqitën 54 kumtesa me kontributin e 85 autorëve, pjesëmarrës nga universitete të vendit dhe të rajonit, të cilat prezantuan rëndësinë e didaktikës së shkencave si edhe sollën në vemëndje problematikën që ndeshet në shkollën e ditëve të sotme. Këto referime u mbajtën në një seancë plenare dhe në pesë sesione paralele: Sesioni i Filozofisë, Sesioni i Sociologjisë, Sesioni i Psiko-Pedagogjisë, Sesioni i Gjuhësisë dhe Sesioni i Kujdesit Infermieror. Punimet e prezantuara në këtë konferencë u botuan në përmbledhjen e konferencës “Probleme të didaktikës në shkencat humane”. 

Simpoziumi shkencor kushtuar “Jetes dhe vepres letrare te Sterjo Spases” ne kuadrin e 100-vjetorit te lindjes, në 30.05.2014. Në këtë simpozium morrën pjesë studiues nga disa universitete në vend si dhe studiues, shkrimtarë dhe autoritet shtetërore nga Maqedonia dhe Bullgaria.

Simpoziumi shkencor: “Didaktika e shkencave”, datë 13.12.2013, u organizua nga Fakulteti i SHNH. Në këtë  simpozium u referuan 32 punime shkencore, të pedagogëve të fakultetit por dhe dhe të Universiteteve të tjera të vendit. Këto referime u mbajtën në një seancë plenare dhe 3 seanca paralele: Shkencat Humane, Shkencat Natyrore dhe Shkencat Shëndetësore.

 Seminar me temë: “Roli dhe rëndësia e filozofisë në ditët e sotme” mbajtur në  datë 19.11.2013, në ambientet e amifiteatrit në “Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane”, u organizua nga Departamenti i Shkencave Sociale. Pedagogë të Filozofisë të departamentit referuan mbi rëndësinë e filozofisë në formimin e individit, dhe bënë “apel” për “ridimensionimin” e saj në kurrikulën e arsimit parauniversitar.

 Simpozium Shkencor  me temë: “Soren Kierkegardi-filozofi që na bën të kuptojmë jetën tonë”, ditën e enjte, në datë 02 maj 2013. Në këtë aktivitet, u prezantuan 10 punime në fushën e filozofisë krahasuese, në fushën e filozofisë analitike e të modeleve të filozofive personale apo profesionale të jetës, nën optikën e mendimit filozofik të Kierkegaardit, etj; të studiuesve dhe kërkuesve vendas dhe të huaj. Në këtë simpozium u realizua bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Departamentet përkatëse të Shkencave Sociale, si dhe me ambasadën Daneze në Shqipëri, (Tiranë).

Stafi akademik i FSHNH-së ka qënë mjaft aktiv në pjesëmarrje me referime dhe prezantime në konferenca të organizuara në Fakultetet e Universitetit të Korçës, por dhe në konferenca të zhvilluara brenda dhe  jashtë vendit.

 

 

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right