Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PROGRAMI I TRANSPARENCES

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.unkorce.edu.al , si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

  7. Informacioni publikpa kërkesë duhet të jetë:  

  8. i plotë;

  9. i saktë;

  10. i përditësuar;

  11. i thjeshtë në konsultim;

  12. i kuptueshëm;

  13. lehtësisht i aksesueshëm;

  14. i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

 

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.unkorce.edu.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të autoritetit publik; 

  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës; 

  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit; 

  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime; 

  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; 

  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e liçencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e liçencuara; 

  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

  • AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS TË

UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORҪË

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Të dhëna për arsimin, kualifikimet  dhe pagat e funksionarëve të universitetit, që kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për punonjësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Organigrama

Pas miratimit nga Këshilli i Administrimit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit         

link…

 

 

Dega e Burimeve Njerëzore

 

 

 

Të dhëna për arsimin, kualifikimet  dhe pagat e funksionarëve të autoritetit publik, që kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë (tabelë)

Përditësohet pas çdo ndryshimi

link…

Ligji nr. 80/2015, datë 22.07.2015,         “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenet 36, 39, 42, 45, 51-56.

Pas botimit në fletoren zyrtare

link…

Statuti i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë”, nenet 22, 23, 24, 26 dhe  27.

Pas miratimit nga Senati Akademik                                                       

link…

Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e personelit akademik (tabelë), sipas VKM nr.748, date 11.06.2009, i ndryshuar

Pas botimit në fletoren zyrtare

link…

Struktura e pagave për punonjësit e personelit joakademik (tabelë), sipas VKM nr. 545, datë 11.08.2011, i ndryshuar dhe VKM nr.717, datë 23.06.2009, i ndryshuar

Pas botimit në fletoren zyrtare

link…

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

 

 

 

 

 

 

Ligji nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Pas botimit në fletoren zyrtare

link…

Sektori Juridik

Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

link…

VKM nr. 511, datë 24.10.2002, “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, i ndryshuar

link…

VKM nr. 467, datë 18.07.2007, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kualifikimin, shkencor e pedagogjik të personelit akademik”, i ndryshuar

link…

VKM nr. 864, datë 05.12.2007, “Për hapjen e programeve të studimit të doktoratës në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti për marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”,i ndryshuar

link…

Udhëzimi i MASH, nr. 20, datë 09.05.2008, “Për veprimtarinë e personelit akademik në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, i ndryshuar

link…

Udhëzim_nr.52_dt_03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe testeve ndërkombëtare për pranimet në programet e ciklit të II dhe III, në instucionet e arsimit të lartë. link…

Statuti i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë”, i ndryshuar

Pas miratimit nga Senati Akademik

link…

Rregullorja e Studimeve e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë”, e ndryshuar

link…

Rregullorja e Etikës e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë”

link…

Rregullorja “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë”

link…

Rregullorja “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”, e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë”

Pas marrjes së miratimit nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

link…

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Format kërkese

link…

Pas miratimit të programit të transparencës dhe nxjerrjes së urdhrit për caktimin e koordinatorit

Menjëherë, në rast ndryshimesh.

Në faqen zyrtare, në menunë “Programi i transparencës”

link…

Sektori Juridik

Format Ankese

link…

E drejta për informim

link…

Adresa postare:

Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Shëtitorja “Rilindasit”, Korçë

Adresë e-mail:

info.uniko@yahoo.com

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni 7/1/ç

Koordinatori (Shpjeguese)

Pas nxjerrjes së urdhrit për caktimin e koordinatorit

Në faqen zyrtare, në menunë “Programi i transparencës”

link…

Sektori Juridik

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

Parashikimet ligjore në nenet 36, 39, 42, 45, 51-56, të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë

Pas botimit në fletoren zyrtare

link…

Dega e Burimeve Njerëzore

VKM nr. 875, datë 18.06.2008, “Për përcaktimin e të drejtave e të detyrave dhe për procedurën e përzgjedhjes e të emërimit të kancelarit të institucioneve publike të arsimit të lartë”

link…

Statuti i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë”, i ndryshuar, nenet 21, 22, 23, 24, 25, 26 dhe 27.

Pas miratimit nga Senati Akademik

link…

Rregullorja nr. 2459/1 prot., datë 15.03.2016 “Rregullore për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë

link…

Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

Neni7/1/

dh

Raporte auditimi

Pas depozitimit në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesit/ve

link…

Dega Ekonomike

Raporte vjetore të veprimtarisë mësimore-kërkimore dhe financiare të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

Pas miratimit nga Senati Akademik

link…

Buxheti

Neni 7/1/e

Buxheti

Pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

link 1…

link 2…

buxheti_2015

pasqyrat 2014

Dega Ekonomike

Raporte

Ҫdo 3 muaj

link…

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri i realizimit të prokurimeve

Pas dërgimit në APP

link 1…

link 2…

Dega Ekonomike

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni

7/1/f

Shërbime Online (Grafiku i provimeve, orari mësimor etj.)

Përditësohet në çdo rast ndryshimi/esh

Në faqen zyrtare, në menunë “Shërbime Online”

link…

Sektori Juridik

Njoftime

Në faqen zyrtare, në menunë “Njoftime”

link…

Studentët (Pyetësor për studentët, tarifat e studimit, transferime etj.)

Në faqen zyrtare, në menunë “Studentët”

link…

Literatura (Guida e Universitetit, Biblioteka Shkencore, Libraria Elektronike, Botime & Tekste)

Në faqen zyrtare, në menunë “Literatura”

link…

Projekte

Në faqen zyrtare, në menunë “Projekte”

link…

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Universiteti “Fan S. Noli” nuk harton projekt akte, në kuptimin që u jep atyre pika 11, e nenit 2, të ligjit nr.146/2014, date 30.10.2014, “Për njoftimin publik”, si dhe nuk kryen proces vendimmarrjeje, në kuptimin që i jep këtij procesi, po ky ligj në pikën 10, të nenit 2, të tij.

Statuti dhe rregulloret e brendshme të Universitetit, hartohen, bazuar në ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe aktet nënligjore në fuqi, për arsimin e lartë.

   

Sektori Juridik

Mbajtja e dokumentacionit nga AP

Neni 7/1/h

Shpjeguese

E përhershme

link…

Sektori Juridik

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

Neni 7/1/i

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve (tabelë)

Pas miratimit të programit të transparencës

Në faqen zyrtare, në menunë “Programi i transparencës”

link…

Sektori Juridik

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

Lajmërimet e shpalljeve të konkurseve për rekrutim stafi akademik ose joakademik

Pas publikimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së

Buletini përkatës i Njoftimeve Publike

link…

Sektori Juridik

Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l

Politikat e privatësisë

Pas hartimit të dokumentit nga Universiteti “Fan S. Noli” dhe marrjes së miratimit nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Në faqen zyrtare, në rubrikën “Politikat e privatësisë”

link…

Sektori Juridik

 
 
 

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.unkorce.edu.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.