Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIM PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN E PRAKTIKAVE NGA BIZNESI GJERMAN (DIHA)

DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtise në Shqipëri) shpall thirrjen për programin e bursave nga Biznesi Gjerman. Ky program ka mbështetur me bursa më shumë se 1000 studentë të rinj në këtë rrugë. Secili prej aplikantëve kalon tre deri në gjashtë muaj në një nga kompanitë lider gjermane, ku në fund synohet zgjerimi i njohurive të fituara gjatë studimeve, dhe zbatimi i tyre në praktikë.

Kush mund të aplikojë?

  • Studentët e nivelit Bachelor të cilët janë të paktën në semestrin e 5-të gjatë aplikimit;
  • Studentët e nivelit Master;
  • Studenët që janë diplomuar pas datës 1 janar, 2023;
  • Jo më të mëdhenj se 28 vjeç;
  • Internshipet ofrohen në fushën e ekonomisë, administrimit të biznesit, inxhinierisë, shkencës kompjuterike, të drejtës tregtare, gazetarisë, bujqësisë, biologjisë dhe kimisë
  • Kandidat me njohuri shumë të mirë të anglishtes dhe/ose gjermanishtes*

*Nuk nevojiten çertifikata specifike gjuhësore.

Si të aplikoni? Ju mund te aplikoni përmes faqes së internetit: https://www.djindjic-stipendienprogramm.de/

Afati për aplikim: 1 tetor – 15 nëntor 2023.

Për t’u njohur me programin e bursave nga Biznesi Gjerman mund të klikoni linkun: