Kandidati ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin e parë akademik në programin e studimit të kërkuar, nëse regjistrohet në sekretarinë mësimore të fakultetit dhe paguan tarifën e shkollimit sipas afateve të përcaktuara në udhëzimet përkatëse. Në të kundërt, ai humbet përfundimisht të drejtën e regjistrimit.
DISA RREGULLA
Për t’u regjistruar studenti paraqet në sekretarinë mësimore të fakultetit dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimet e MASH-it dhe në rregulloren e studimeve.Kandidati është i detyruar të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara sipas akteve ligjore e nënligjore.
- Kandidati fiton statusin e studentit, pasi ai është regjistruar në Sekretarinë Mësimore, ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe disponon Vërtetimin e regjistrimit, si dhe Librezën e Studentit.
- Statusi i studentit përfundon me marrjen e diplomës, me përjashtimin ose largimin e tij nga Universiteti.
- Në fillim të çdo viti akademik studenti është i detyruar të regjistrohet në Sekretarinë Mësimore të fakultetit për vitin në vazhdim brenda muajit tetor dhe të paguajë tarifën e detyrimeve për vitin akademik. Nëse nuk likuidon detyrimet para sezonit të provimeve, studenti pengohet për të hyrë në provim.
- Studentët që janë diplomuar në Ciklin e Parë të studimeve më kohë të plotë dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi në formën me kohë të pjesshme, pranohen sipas udhëzimeve të MASH-it dhe kundrejt tarifave të përcaktuara.
- Studenti që vazhdon një program studimi në formën me kohë të pjesshme ka të drejtë t’i transferojë studimet në formën me kohë të plotë, brenda të njëjtit program studimi, vetëm pasi të ketë përfunduar vitin e parë të programit të studimit me kohë të pjesshme dhe plotëson kriteret e përcaktuara në rregulloren e studimit të fakultetit.
Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit per vitin akademik 2016-2017 sipas udhezimeve te MAS.
Udhezimi nr. 24 dt 12_10_2016…..kliko
Udhezimi nr. 24 dt 7 10 2016…..kliko
Procedura e regjistrimit te studenteve te rinj ne sistemin dixhital te vleresimit ESSE3…..kliko
INFORMACION
SEKRETARITË E FAKULTETEVE
FAKULTETI I BUJQËSISË
Nr.Tel: ++355 822 48945
Sekretare: Milika Ndini
FAKULTETI EKONOMIK
Nr.Tel: ++355 822 42201
K/Sekretare: Xhensila Kristo
Sekretare: Adelina Çifligu
FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISE
Nr.Tel: ++355 822 48944
K/Sekretare:Teuta Naslazi
Sekretare: Engjellushe Frasheri
FAKULTETIT TE SHKENCAVE NATYRORE DHE HUMANE
Nr.Tel: ++355 822 47922
K/Sekretare: Zarife Dhamo
Sekretare: Dorina Luadhi