Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com
Brikela Qelemeni

By

Prej disa muajsh studentët e Fakultetit të Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” po zhvillojnë praktikat mësimore në biznese frigoriferike që operojnë në rajonin e Korçës. Studentët në bashkëpunim me sipërmarrësit dhe njëkohësisht me mbështetjen e stafit akademik të Universitetit dhe të Programit SRD II, GIZ (nëpërmjet kompanisë konsulente GOPA-AFC GmbH) janë duke kryer vrojtime dhe...
Read More
Nga data 26-28 shkurt 2024 u përmbyll me sukses dhe me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme “Turneu Mbarëkombëtar i Sportit Univeristar 2024” i organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli”. Kjo ngjarje e madhe sportive u mirëprit në Universitetin “Fan S. Noli”, i cili prej disa vitesh ka një...
Read More
Në datën 22 shkurt 2024 në kuadër të nismës “Edukimi Mediatik në Universitete”, Instituti Shqiptar i Medias dhuroi një sërë titujsh për bibliotekën e Universitetit “Fan S. Noli”, libra që i përkasin fushës së medias dhe edukimit në media. Këto tituj do t`u shërbejnë pedagogëve dhe studentëve të programeve të ndryshme të studimit në fusha...
Read More
Në datën 15 shkurt 2024 rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe drejtues të tjerë të Universitetit morën pjesë në takimet që ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu zhvilloi me rektorë, dekanë dhe pedagogë të degëve Gjuhë-Letërsi, Matematikë, Shkencat e Natyrës, si dhe të Arsimit Fillor e Arsimit Parashkollor. Në...
Read More
Në datën 15 shkurt 2024 një delegacion i përbërë nga staf akademik dhe studentë të Kolegjit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Tiranë vizitoi Universitetin “Fan S. Noli”. Delegacioni u prit nga zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, i cili i njohu ata me veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë, me programet e studimit, veprimtarinë jashtëkurrikulare etj. Nga...
Read More
Investimet në infrastrukturën e kërkimit shkencor, programi i ri i studimit në “Inxhinieri Informatike”, që do të hapet vitin e ri akademik në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, si dhe plani strategjik, që synon profilizimin dhe ndërkombëtarizimin e Universitetit ishin në qendër të vizitës që ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu dhe...
Read More
Tashmë studentët e Universitetit “Fan S. Noli” do të kenë mbështetje me shërbime me tarifa të reduktuara ose falas, me Kartën e Studentit. Marrëveshja për Kartën e Studentit për Universitetin “Fan S. Noli” u firmos në datën 9 shkut 2024 nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Korçë, z....
Read More
Në datën 9 shkurt 2024, ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Arjan Jaupllari ishin në Universitetin “Fan S. Noli”, ku u takuan me drejtues të këtij Universiteti dhe të Fakultetit të Bujqësië, kryetarin e Këshillit të Qarkut Korçë, z. Erjon Nexhipi e me drejtues të QTTB-së. Në qendër...
Read More
Në datat 8-9 shkurt 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilloi punimet takimi i parë ndërkombëtar në kuadër të projektit Erasmus+ PEVULOS me temë: “Zhvillimi i një programi studimi inovativ pasuniversitar në shëndetin publik, veterinari dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor”. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Universitetit “Fan S. Noli”, Universitetit të Sarajevës...
Read More
Në datën 6 shkurt 2024, Dhionis Guri doktorant i Universitetit “Aristoteli”, Greqi zhvilloi në Universitetin “Fan S. Noli” leksionin e hapur me temë: “Një hyrje në historinë e Greqisë bashkëkohore, 1990-2023”. Doktoranti Guri paraqiti për pedagogë të departamentit të Historisë dhe Gjeografisë të pranishëm në takim një kronologji të ngjarjeve më të rëndësishme gjatë viteve...
Read More
1 3 4 5 6 7 65