“KËRKIMI SHKENCOR NË LETËRSI”-U PËRURUA ANTOLOGJIA ME PUNIMET SHKENCORE TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT “FAN S.NOLI”

Në datën 25 prill 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një veprimtari, ku u promovua antologjia e dytë letrare që vjen në kuadër të projektit “Kërkimi Shkencor në Letërsi”.

Projekti është ndërmarrë nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë me qëllim nxitjen dhe promovimin e talenteve krijuese të studentëve.

Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho përshëndeti të pranishmit në këtë promovim dhe ndër të tjera theksoi: “Kërkimi shkencor është mjaft i rëndësishëm për studentët sepse stimulon tek ata thellimin në fushën e dijes, vendosjen e një balance midis bashkëpunimit dhe punës individuale, shmangien e plagjaturës etj. E rëndësishme është se ata nëpërmjet këtyre punimeve nxiten të punojnë tema diplome e të bëhen më të konkurueshëm se të tjerët në tregun e punës”.    

Ky është botimi i dytë me punime shkencore dhe përmban 18 të tilla, ndërsa botimi i parë i titulluar “Laboratori i krijimit letrar” përmban krijime të studentëve në poezi dhe prozë.

Në këtë kuadër, pedagogu, prof. as. dr. Eris Rusi nënvizoi se të dy këto botime do të jenë edhe pjesë e bibliotekave tona, duke pasqyruar punën krijuese dhe kërkimore-shkencore të studentëve. Sipas tij, projekte të tilla stimulojnë dëshirën dhe pasionin e studentëve për të qenë  të realizuar në rrugëtim akademik që kanë zgjedhur.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË PANAIRIN E 3-TË MBARËKOMBËTAR TË LIBRIT AKADEMIK DHE SHKENCOR, TIRANË 2024
Next Post
STUDENTË TË FAKULTETIT TË BUJQËSISË, UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORËN PJESË NË PANAIRIN “DITËT E BUJQËSISË 2024”
Postimet e fundit