Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTË TË FAKULTETIT TË BUJQËSISË, UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORËN PJESË NË PANAIRIN “DITËT E BUJQËSISË 2024”

Nga data 24-26 prill 2024 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në Panairin “Ditët e Bujqësisë 2024” që u zhvillua në qytetin e Lushnjës.  

Ata prezantuan në këtë panair mollët e prodhuara në fermat e rajonit të Korçës dhe të ruajtura në frigoriferë, një proces ky i mbështetur dhe i asistuar edhe nga studentë të Fakultetit të Bujqësisë, UNIKO.

Studentët u treguan vizitorëve të këtij panairi cilësitë që ofron molla e Korçës në shije, duke u ndalur në fortësinë e saj, nivelin e sheqerit dhe në ngjyrën e frutit.  

Sipas organizatorëve, ky panair bujqësor është një përvojë shpërblyese për profesionistët dhe entuziastët e bujqësisë, synon të shërbejë si një ndriçues për ata që e kanë punën të lidhur me sektorin e bujqësisë, duke ofruar një platformë ku bëhen bashkë inovacioni, bashkëpunimi dhe rritja.

Leave a Reply