Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

GRUPI I EKSPERTËVE TË VLERËSIMIT TË JASHTËM ZHVILLOI NJË TJETËR VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT

Në kuadër të akreditimit të programeve të studimit, ekspertët e vlerësimit të jashtëm, sipas agjendës së përcaktuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL zhvilluan takime me stafin dhe studentë të Universitetit “Fan S. Noli”, për të marrë informacon për 5 programet e studimit:

Master i Shkencave në “Etika dhe Lidershipi”;

Bachelor në “Menaxhim në Turizëm dhe Mikpritje”;

Bachelor në “Menaxhim Agrobiznesi”;

Diplomë profesionale në “Mbështetës Zyre për Komunikimin, Bibliotekë dhe Arkivë”

Diplomë Profesionale në “Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidanëve”.

Fillimisht ekspertët u pritën në takim nga drejtues të Universitetit, ndërkohë me asistencë edhe të specialistëve të ASCAL takimet u realizuan në datat 29 dhe 30 prill 2024.

Leave a Reply