ANALIZA E GJETJEVE TË PYETËSORIT TË HARTUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT “MËSIMDHËNIA E INTEGRUAR E GRAMATIKËS SI HAP DREJT PËRFSHIRJES SË QËNDRIMIT KOMUNIKATIV NË MËSIMIN E GJUHËS ANGLEZE SI GJUHË E HUAJ NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR SHQIPTAR” U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” ME PJESËMARRËS MËSUES TË GJUHËS ANGLEZE

Në datën 2 maj 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua analiza e gjetjeve të pyetësorit të hartuar në kuadër të projektit “Mësimdhënia e integruar e gramatikës si hap drejt përfshirjes së qëndrimit komunikativ në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj në arsimin parauniversitar shqiptar”, i financuar nga AKKSHI.

Zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre tha se qëllimi i projektit është hulumtimi mbi mundësitë e përfshirjes së qëndrimit komunikativ në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj në arsimin parauniveristar shqiptar, nëpërmjet mësimdhënies së integruar të gramatikës me aftësitë e tjera gjuhësore.

Pedagogia, dr. Suela Pici prezantoi shkurtimisht një studim të literaturës bashkëkohore mbi integrimin e të mësuarit komunikativ të gramatikës së anglishtes si gjuhë e huaj.

Në takim, ku ishin të ftuar mësues të gjuhës angleze në zonën e Korçës u theksua se analiza synon vlerësimin e situatës aktuale të mësimit të gramatikës së gjuhës angleze, nxjerrjen e mangësive që ekzistojnë në të dhe evidentimin e hapësirave të mundshme për integrimin e mësimit komunikativ të gramatikës.

Takimi u përmbyll me disa rekomandime konkrete për hapat në vazhdim të projektit dhe hulumtime të mëtejshme në të ardhmen.

Previous Post
GRUPI I EKSPERTËVE TË VLERËSIMIT TË JASHTËM ZHVILLOI NJË TJETËR VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT
Next Post
THIRRJE PËR APLIKIM NË   STARTUP-E LOKALE QË OPERONI NË EKONOMINË BLU DHE TË GJELBËR

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right