Studentët e vitit II të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Agrobiznesi” zhvilluan praktikën mësimore pranë disa prej institucioneve të Administratës Publike.
Stafi i punonjësve të Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë dhe Degës së Thesarit Korçë i mirëpriti studentët e Fakultetit të Bujqësisë, duke i prezantuar fillimisht me disa njohuri bazë teorike mbi politikat fiskale e administrimin publik.
Sipas pedagoges, dr. Eneida Përmeti këto praktika u krijojnë studentëve mundësinë t`i shohin më konkretisht ato që kanë mësuar në teori, si dhe të njihen nga afër me funksionin, rolin dhe objektivat e këtyre institucioneve.
Gjatë orëve të praktikës studentët u angazhuan edhe në procese të ndryshme pune pranë këtyre institucioneve.






