Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist në Degën e Thesarit Devoll – klasa e pagës IV-2
Afati për dorëzimin e dokumentave për pranim në shërbimin civil: 09.07.2025.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online.
Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit, dokumentat dhe procesin e konkurrimit klikoni këtu.

