Thirrja e dhjetë e Programit kombëtar për Praktikat e Punës është një mundësi praktike pune për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.
Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private.
MINISTRIA E DREJTËSISË
Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit në Zyrën Përmbarimore Korçë kërkon (4) praktikantë me profil studimi:
- (3) Shkenca Juridike;
- (1) Shkenca Sociale (Specialist protokoll/arkivë).
MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Korçë kërkon (6) praktikantë me profile studimi:
- (3) Agronomi;
- (2) Zooveteriner;
- (1) Ekonomik.
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit (DUK) Korçë kërkon (9) praktikantë me profile studimi:
- (3) Inxhinieri Hidroteknike;
- (3) Ekonomi/Financë;
- (3) Inxhinieri Topogjeodet.
Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor (AREB) Korçë kërkon (7) praktikantë me profile studimi:
- (3) Agronomi;
- (1) Juridik;
- (1) Ekonomik;
- (2) Shkenca Shoqërore.
KUJDES: Aplikoni vetëm njëherë që aplikimi juaj të konsiderohet i suksesshëm. Aplikimet e përsëritura nga i njëjti individ do të quhen të pavlefshme.
Dokumentet e nevojshëm për aplikim: CV, Letër motivimi;
Fillimi i praktikës: Shtator 2025;
Afati i aplikimit: 27 Qershor – 10 Gusht 2025′
Për më shumë informacion klikoni këtu.

