Thirrja e dhjetë e Programit kombëtar për Praktikat e Punës është një mundësi praktike pune për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme.
Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale.
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), Qendra Vendore Audiovizive (QVA) Korçë kërkon (12) praktikantë me profile studimi:
- (6) Inxhinieri Elektronike;
- (3) Gazetari;
- (3) Inxhinieri Informatike.
KUJDES: Aplikoni vetëm njëherë që aplikimi juaj të konsiderohet i suksesshëm. Aplikimet e përsëritura nga i njëjti individ do të quhen të pavlefshme.
Dokumentet e nevojshëm për aplikim: CV, Letër motivimi
Fillimi i praktikës: Shtator 2025
Afati i aplikimit: 27 Qershor – 10 Gusht 2025
Për më shumë informacion klikoni këtu.

