NJOFTIM PËR PRAKTIKAT KOMBËTARE TË PUNËS: 60 POZICIONE TË LIRA NË NJËSITË E QEVERISJES VENDORE, QARKU KORÇË

Thirrja e dhjetë e Programit kombëtar për Praktikat e Punës është një mundësi praktike pune për të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale.

Bashkia Korçë kërkon (20) praktikantë me profile studimi:

  • (5) Turizëm;
  • (5) Juridik;
  • (5) Arkitekturë/Inxhinieri;
  • (5) Teknologji;

Bashkia Maliq kërkon (14) praktikantë me profile studimi:

  • (4) Financë – Kontabilitet;
  • (2) Administrim dhe Politika Sociale;
  • (2) Shkenca Politike;
  • (1) Juridik;
  • (3) Inxhinieri Informatike;
  • (2) Inxhinieri Agronomike.

Bashkia Devoll kërkon (8) praktikantë për qytetin e Bilishtit me profile studimi:

  • (2) Juridik;
  • (2) Inxhinieri;
  • (1) Inxhinieri Mjedisi;
  • (2) Topografi;
  • (1) Ekonomik;

Bashkia Kolonjë kërkon (12) praktikantë me profile studimi:

  • (3) Juridik;
  • (1) Inxhinieri Ndërtimi;
  • (1) Arkitekturë;
  • (1) Inxhinieri Elektrike;
  • (1) Inxhinieri Gjeoteknike;
  • (1) Topografi;
  • (1) Financë;
  • (1) Kontabilitet;
  • (1) Mjekësi Veterinare;
  • (1) Inxhinieri Pyjore.

Bashkia Pustec kërkon (6) praktikantë me profile studimi:

  • (2) Juridik;
  • (1) Ekonomi / Financë;
  • (1) Ekonomi / Plan Biznesi;
  • (1) Arkitekturë;
  • (1) Inxhinieri Pyjesh.

 

KUJDES: Aplikoni vetëm njëherë që aplikimi juaj të konsiderohet i suksesshëm. Aplikimet e përsëritura nga i njëjti individ do të quhen të pavlefshme.

Dokumentet e nevojshëm për aplikim: CV, Letër motivimi

Fillimi i praktikës: Shtator 2025

Afati i aplikimit: 27 Qershor – 10 Gusht 2025

Për më shumë informacion klikoni këtu. 

Postimi i Mëparshëm
NJOFTIM PËR PRAKTIKAT KOMBËTARE TË PUNËS: 12 POZICIONE TË LIRA INSTITUCIONET E PAVARUARA, QARKU KORÇË
Postimi Pasues
“LABORATORI SMART FUTURE”- TAKIM NË UNIKO NË KUADËR TË PROJEKTIT SMART INNOVATION CENTERS (SIC_UNIKO)