“LABORATORI SMART FUTURE”- TAKIM NË UNIKO NË KUADËR TË PROJEKTIT SMART INNOVATION CENTERS (SIC_UNIKO)

Në datën 26 qershor 2025 departamenti i Turizmit, Fakulteti i Ekonomisë, në kuadër të Projektit SMART INNOVATION CENTERS (SIC_UNIKO) organizoi veprimtarinë: “Laboratori SMART Future”.

Veprimtaria në vetvete erdhi si një takim dinamik dhe interaktiv, që ndihmon studentët e këtij Departamenti të identifikojnë aftësitë që u nevojiten në profilin e tyre profesional. Ai kontribuon në mënyrë aktive në përmirësimin e kualifikimit të tyre akademik.

Përmes analizës së kurrikulës, bashkëpunimit dhe planifikimit të SMART THINKING, studentët aftësohen të kuptojnë më mirë tregun e punës, trendet e zhvillimi të turizmit të qëndrueshëm dhe perspektivën e karrierës së tyre profesionale.

Laboratori nxit të menduarit kritik dhe kreativitetin, duke nxitur studentët të bëhen bashkëkrijues në procesin e të mësuarit dhe nxitës të inovacionit në sektorin e turizmit.

Postimi i Mëparshëm
NJOFTIM PËR PRAKTIKAT KOMBËTARE TË PUNËS: 60 POZICIONE TË LIRA NË NJËSITË E QEVERISJES VENDORE, QARKU KORÇË
Postimi Pasues
BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR- NJË GRUP STUDENTESH TË UNIKO ZHVILLUAN NJË VIZITË STUDIMORE NË UNIVERSITETIN E BOLOGNA-S, ALMA MATER STUDIORUM