Në datën 19 qershor 2025, Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në takimin e organizuar nga Universiteti i Maqedonisë Perëndimore në kampusin universitar të ZEP në Kozan, me synim krijimin e një rrjeti dinamik bashkëpunimi me universitete të tjera të rajonit të Ballkant.
Universiteti i Maqedonisë Perëndimore u prezantua në këtë takim me zëvendësrektoren përgjegjëse për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Hapjen Akademike dhe Kujdesin Holistik, prof. Eleni Griva; zëvendësrektoren për Çështjet Administrative dhe Ekonomike, prof. Malamati Louta; drejtuesja e departamentit të Psikologjisë, prof. asoc. Stella Gkiaouri; drejtori i Qendrës për Edukim të Vazhdueshëm (KEDIVIM), lektor Menelaos Tzifopoulos, pedagog në departamentin e Mësuesisë për Arsimin Fillor, si dhe studiues të tjerë të këtij universiteti.
Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua nga zëvendësrektoria dr. Aida Mosko, dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, përgjegjësi i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Eris Rusi, pedagogia e departamentit të Shkencave Sociale dhe anëtare e Senatit, prof. as. dr. Magdalini Vampa, si dhe pedagogu, phd. Jordan Jorgji.
Gjatë takimit u prezantua veprimtaria shkencore e të dy institucioneve, duke u shoqëruar me një shkëmbim mendimesh dhe idesh inovative mbi mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm. Diskutimet u fokusuan në fusha me rëndësi si tranzicioni i gjelbër, arsimi gjithëpërfshirës, programet e të nxënit gjatë gjithë jetës dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies. Vëmendje e veçantë i`u kushtua perspektivave të bashkëpunimit në shkencat humane dhe shoqërore, zhvillimit të veprimtarive të përbashkëta akademike dhe kërkimore, si dhe krijimit të programeve të përbashkëta të studimit.






