Në datën 19 qershor 2025 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua takimi me temë: “Fol shqip: Një monitorim dhe debat rreth gjuhës shqipe në TV, në kuadrin e rritjes së ndjeshmërisë për përdorimin sa më të saktë të gjuhës shqipe.
Veprimtaria ishte nismë e Institutit Shqiptar të Medias në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive.
Qëllimi i takimit është përmirësimi i përdorimit të gjuhës shqipe në media në raportimet e gazetarëve.
Rritja e ndjeshmërisë ndaj përdorimit sa më të saktë dhe të duhur të shqipes në median audiovizive është një nga nismat më të rëndësishme që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka ndërmarrë, si një element mjaft i rëndësishëm në etikën e raportimit.
Për të pranishmit, gazetarë dhe studentë u paraqit edhe një studim i kryer nga ISHM “Monitorimi i përdorimit të fjalëve të huaja në mediat audiovizive”.














