Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BASHKËPUNIMI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ME BIZNESIN- STUDENTËT E FAKULTETIT TË BUJQËSIË ZHVILLOJNË PRAKTIKAT MËSIMORE NË MBËSHTETJE TË BIZNESEVE FRIGORIFERIKE

Prej disa muajsh studentët e Fakultetit të Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” po zhvillojnë praktikat mësimore në biznese frigoriferike që operojnë në rajonin e Korçës.

Studentët në bashkëpunim me sipërmarrësit dhe njëkohësisht me mbështetjen e stafit akademik të Universitetit dhe të Programit SRD II, GIZ (nëpërmjet kompanisë konsulente GOPA-AFC GmbH) janë duke kryer vrojtime dhe praktika në mënyrë që së bashku me sipërmarrësit të kuptojnë gjendjen aktuale dhe se si mund të përmirësohet cilësia për t`i ruajtur frutat sa më gjatë dhe me cilësi të lartë.

Në këto vrojtime përdoren pajisje bashkëkohore, të cilat tregojnë me saktësi gazet në mjedisin frigoriferik, oksigjenin, gazin karbonik, etilenin etj., si dhe kontrollohet për sëmundje të ndryshme në kampionë të përcaktuar prej 100 frutash.  

Ky bashkëpunim do të vijojë edhe në ferma të tjera (30 ferma pilot), ku në mbështetje të fermerëve do të punohet për rrallimin e frutave dhe për rritjen e përdorimit të kalciumit (5 ferma pilot).

I gjithë ky proces mbështetet me të dhëna nga stacioni meteorologjik i Universitetit “Fan S. Noli”, i cili u jep fermerëve të dhëna të sakta për sistemin e mbështetjes së vendimeve ndaj sëmundjeve, të dhëna satelitore nga platforma të ndryshme si edhe me vëzhgime nëpërmjet sensorëve direkt në fushë.

Leave a Reply