Në datën 9 korrik 2025 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një tryezë konsultimi me përfaqësues të pushtetit lokal, biznesit, institucioneve dhe Universitetit, në kuadër të çeljes së programit të ri të studimit “Master i Shkencave” në fushat e Bujqësisë, Turizmit dhe Gjeografisë.
Fillimisht zëvendësrektorja për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo i falënderoi të pranishmit që u bënë pjesë e këtij takimi, dhe që me diskutimet, idetë dhe mendimet e tyre do të kontribuojnë për zhvillimin e këtij programi të ri studimi.
Ky takim është i dyti që zhvillohe në këtë kuadër, pas takimit të organizuar para disa javësh në qytetin e Pogradecit.






















