Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Ambasada Franceze shpall thirrjen për aplikime për programin e Shkollës Verore në Université Savoie Mont-Blanc, Chambery, Francë

Ambasada Franceze ofron bursë për studentët duke mundësuar pjesëmarrjen në Shkollën  Verore dhe duke ofruar kështu një mundësi unike për qëndrim në Francë gjatë sezonit të verës. Nëpërmjet këtij programi kandidati do të ketë mundësi të zgjerojë njohuritë e tij në marrjën e iniciativave në fushën e tij të studimit dhe të zhvillojë aftësitë sociale dhe profesionale.  

Programi “Fokus në shkencat malore” i konceptuar nga Université Savoie Mont-Blanc, në partneritet me Campus France u mundëson pjesëmarrësve të thellojnë njohuritë e tyre në shkencat malore dhe të praktikojnë gjuhën frënge. Ky program i pasur dhe i larmishëm, me kohëzgjatje tre javore, kombinon aspekte shkencore në gjuhën angleze dhe ofron kurse në gjuhën frënge të nivelit fillestar. Do të studiohen dhe analizohen një gamë e gjerë tematikash, duke përfshirë mjedisin, ndryshimet klimatike, planifikimin e zhvillimit rural dhe çështje që lidhen me industrinë e turizmit malor.

Programi planifikohet të zhvillohet përgjatë periudhës 1-21 qershor 2024.

Dokumentet që nevojiten për aplikim, janë listuar më poshtë:

  • Kopje të ID
  • Listë notash
  • Certifikatë e gjuhës angleze (Niveli B2)
  • Letër motivimi

AFATI I APLIKIMIT8 MARS 2024.

Për më shumë informacion dhe dorëzim të dokumentacionit të interesuarit mund të paraqiten pranë Zyrës së Kërkimit dhe Pojekteve.

Godina e Rektoratit, Kati II.
Specialist: Erjona Asabella
E-mail: easabella@unkorce.edu.al

Leave a Reply