Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN E MALIT TË ZI, NË PODGORICË, TAKIMI I PARË, KICK-OFF, I PROJEKTIT HAWKING

Në datat 29 shkurt – 1 mars 2024 u zhvillua në Universitetin e Malit të Zi, në Podgoricë, takimi i parë, kick-off, i projektit Hawking

I parë si një iniciativë e frymëzuar nga qëndrueshmëria e Dr. Steven Hawking, projekti HAWKING (Harvesting (digital) Alternation in Ways that Knock-down Inaccessibility of New Generations) synon të revolucionarizojë peizazhin e arsimit të lartë për individët me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor. I koordinuar nga Universiteti i Malit të Zi, ky projekt trevjeçar Erasmus+KA2 CBHE Strand 2 (2023-2026) ka për qëllim të adresojë pabarazitë e thella me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht në lidhje me mundësitë arsimore dhe të punësimit në rajon.

Fokusi kryesor i projektit HAWKING është promovimi i transformimit digjital në arsimin e lartë parë përmes një lenteje të drejtësisë sociale, duke theksuar barazinë, drejtësinë dhe aksesueshmërinë për studentët me aftësi të kufizuara. Duke bashkëpunuar me institucione të arsimit të lartë dhe organizata komunitare në një partneritet që përfshin 15 institucione, 7 IAL përfitues nga Ballkani Perëndimor—Universiteti i Malit të Zi, koordinatori i projektit dhe Universiteti Adriatik nga Mali i Zi, Universiteti i Tuzlës, Universiteti i Bijeljinës dhe Universiteti i Sarajevës Lindore nga Bosnja dhe Hercegovina, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” dhe Universiteti i Korçës “Fan S. Noli” nga Shqipëria, 5 HEI nga BE dhe vende të treta të lidhura me programin—Universiteti i Mariborit, Slloveni, Universiteti i Konjës, Turqi, Universiteti i Madeiras, Portugali, Kolegji i Trajnimit të Mësuesve dhe Informatikës së Biznesit – Sirmium, Sremska Mitrovica, Serbi, Instituti i Ballkanit Perëndimor/WEBIN, Serbi, Universiteti i Nikosias, Qipro, dhe 2 OJQ nga vendet e Ballkanit Perëndimor—Qendra Pedagogjike e Malit të Zi dhe Organizata e Amputuesve/UDAS, Bosnja dhe Hercegovina,  HAWKING synon të përmirësojë aftësitë dixhitale dhe gjithëpërfshirjen, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre vendeve.

Gjatë takimit të parë kick-off, të mbajtur në Universitetin e Malit të Zi, në Podgoricë, theksi u vu në faktin që përmes gjashtë paketave të strukturuara të punës, projekti HAWKING do të ofrojë rezultate konkrete, duke përfshirë sesione trajnimi, ëorkshop-e, krijimin e shërbimeve mbështetëse gjithëpërfshirëse, optimizimin e mjeteve dhe materialeve arsimore digjitale dhe përmirësimin e metodologjive të mësimdhënies gjithëpërfshirëse.

Leave a Reply