Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“TURNEU MBARËKOMBËTAR I SPORTIT UNIVERSITAR 2024”- UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PËRMBYLLI ME SUKSES NJË TJETËR VEPRIMTARI SPORTIVE NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN SHQIPTARE TË SPORTIT UNIVERSITAR 

Nga data 26-28 shkurt 2024 u përmbyll me sukses dhe me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme “Turneu Mbarëkombëtar i Sportit Univeristar 2024” i organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli”.

Kjo ngjarje e madhe sportive u mirëprit në Universitetin “Fan S. Noli”, i cili prej disa vitesh ka një bashkëpunim të shkëlqyer me FSHIUS në organizime të ngjashme, si dhe me pjesëmarrje në veprimtari të ndryshme sportive kombëtare e ndërkombëtare.  

Gjatë dy ditëve të turneut, ekipet pjesëmarrëse nga universitete të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut treguan përgatitje serioze dhe profesionalizëm të lartë në të tri disiplinat.  

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm edhe presidenti i FSHSU, z. Besnik Veliu, kryetari i Shoqatës Sportive të Universiteti “Fan S. Noli”, dr. Arto Adili dhe prefekti i Qarkut, Korçë, z. Nertil Jole, të cilët përgëzuan pjesëmarrësit, duke i uruar për suksese të mëtejshme së bashku me pedagogët e tyre, të cilët i mbështesin vazhdimisht në veprimtari të tilla.

Çmim I në volejboll-femra – Ekipi i vajzave i Universitetit “Hasan Prishtina”, Kosovë.

Çmim I në basketboll-meshkuj – Ekipi i djemve i Universitett “Hasan Prishtina”

Çmim I në minifutboll-meshkuj – Ekipi i Kolegjit Universitar të Biznesit, Tiranë.

Leave a Reply